BB6- Zbulohen sekreti i Joanës dhe Ilirit

BB6- Zbulohen sekreti i Joanës dhe Ilirit
Gjatë mbrëmjes së spektaklit në Big Brother janë zbuluar disa nga sekretet por disa të tjerë nuk janë gjetur. Pas indikacionit për sekretin e Xhimit “Jam i martuar” ka qenë Iliri, i cili ka tentuar t’a zbulojë këtë sekret.

Megjithatë ai ka gabuar në përcaktimin e sekretit pasi thotë “Mendoj se Xhimi ka një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore”. Në këtë mënyrë Iliri ka humbur 750 mijë lekë nga buxheti i tij të cilat i kalojnë në llogari Xhimit.

Ndërkohë një tjetër banore e cila tentuar të gjejë një prej sekreteve ka qenë Joana, e cila ka rezultuar e saktë në gjetjen e sekretit të Ilirit që është “Di përmendësh 1000 tekste këngësh”. Ajo lumturohet pasi në llogarinë shtohen paratë e sekretit të Ilirit.

Gjithashtu edhe Eldora ka tentuar të gjejë një nga sekretet dhe zbuluar kështu të fshehtën e Joanës e cila ka “mbi 100 palë këpucë”. Në këtë mënyrë paratë e sekretit të Joanës i kalojnë automatikisht në llogari Eldorës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen