BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4. Kësaj radhe media britanike i ka servirur audiencës së saj të gjerë sekuenca nga momenti i "fjalës" së ministres virtuale në Kuvend, pak para votimit të programit qeverisës.

Postimi i BBC në rrjetet sociale:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi para deputetëve në parlament “ministren e tij të re të Inteligjencës Artificiale”.

Ky hap ishte më shumë simbolik sesa zyrtar, pasi Kushtetuta e Shqipërisë kërkon që ministrat e qeverisë të jenë shtetas që kanë mbushur të paktën 18 vjeç dhe që gëzojnë aftësi të plota mendore.

Partia Demokratike në opozitë e ka quajtur këtë nismë “qesharake” dhe “antikushtetuese”.

K.M/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?