BE kërkoi që opozita të rikthehet në Kuvend, Pollo: S’ka progres për negociatat me BE-në

BE kërkoi që opozita të rikthehet në Kuvend, Pollo: S’ka progres për negociatat me BE-në

Genc Pollo

Bashkimi Europian kërkoi dje rikthimin e opozitës në parlament si dhe forcimin e dialogut politik si dy elementë të nevojshëm për reformat që ndihmojnë Shqipërinë për në rrugën drejt BE. Kjo kërkesë për opozitën u adresua nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në BE Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn. Gjithashtu Federica Mogherini vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe kërkoi vijimin e reformave.

Por kryetari i Komisionit të Integrimit, deputeti i PD, Genc Pollo ka publikuar sipas tij konkluzionet e Këshillit të Stabilizim Asociimit, ndërsa shton se nuk ka progres për negociatat me BE-në. ‘Shqipëria ka nevojë kritike për rezultate të prekshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe narkotikëve. Kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit’ thotë ai. 

Kush pretendon se dje në Bruksel, në Keshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e radhës nga Komisioni Europian do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit  por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA ku pala  europiane u kryesua nga Përfaqsuesja e Lartë Mogherini. Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017,  znj. Mogherini "mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e  suksese kundër kanabisit" në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se " BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.

Kontrasti sipas Mogherinit  duket qartë:

1-në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojnë nevojën kritike për rezultate të prekshme;

2-në 2017 flitet në përgjithësi për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet;

3-në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për "drugs" pra narkotikë të tërë llojeve përfshi kokainën.

Edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit. Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.

Deklarata e plotë e Genc Pollos

 

Edhe Monika Kryemadhi e ka kritikuar qendrimin e Be (lexo ketu)

Ndërsa ish-ministrja e Integrimit, Gjosha ka akuzuar se qeveria përjashtoi opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asocimit.

Këshilli i Stabilizim Asocimit për herë të dytë organizohet nga qeveria duke përjashtuar opozitën. Frika nga e vërteta tani ka sjellë çensurën edhe në pozicionet dhe instancat ku opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm. Nëse dikush mendon që ky është një proçes i njëanshëm dhe jo gjithë përfshirës, kërkon të shkatërroj perspektivën europiane të Shqipërisë. Sa keq që qeverisemi nga njerëz të vegjël si në vizion, ashtu edhe në shpirt!

Klajda Gjosha

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini deklaroi dje në Takimin e Dhjetë të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit se Shqipëria ka një rol mjaft konstruktiv për dialogun në rajon e për këtë arsye, BE ka pritshmëri të larta. Ajo u shpreh se puna midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë do të vazhdojë, pasi edhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar kanë qenë të mira. Pyetjes ndaj dekretimit të lënë pezull të gjeneralit Sandër Lleshaj, Federica Mogherini iu përgjigj se Bashkimi Evropian e ka diskutuar çështjen në fjalë dhe se për të është mjaft e rëndësishme që Ministria e Brendshme të funksionojë normalisht dhe në mënyrë të pandërprerë.

 

Dokumenti i publikuar nga Pollo, konkluzionet e këshillit të stabilizim asociimit për 2018

Dokumenti i publikuar nga Pollo, konkluzionet e këshillit të stabilizim asociimit për 2017

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë