BE zgjedh drejtuesit e rinj, aleatja e Merkelit, Presidente e KE-së

Bashkimi Europian ka arritur konsensusin pas një maratone të gjatë diskutimesh për të zgjedhur drejtuesit e rinj pas zgjedhjeve që u zhvilluan në fund të majit për Parlamentin Europian.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është propozuar për postin më të lartë të bllokut,  presidente të Komisionit Europian në vend të Jean Claude Juncker.

Leyen është aleate e ngushtë e kancelares Merkel, ndërsa do të jetë gruaja e parë në drejtimin e KE-së. Charles Michel është nominuar që të marrë presidencën e Këshillit Europian në vend të Donald Tusk. 

Charles Michel do të jetë belgu i dytë në krye të Këshillit Evropian dhe ai do të përfaqësojë liberalët në institucionet evropiane. Nga viti 2014 ai drejton qeverinë belge.

Shefi i ri i politikës së Jashtme pritet të jetë spanjolli Josep Borrell në vendin e Mogerinit. Drejtuesja e FMN-së Christine Lagarde do të jetë presidentja e Bankës Qendrore Europiane, që tani mbahet nga Mario Dragi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?