Bëjmë sikur çamët nuk ekzistojnë, ndërkohë shihni Greqinë për Fredi Bejlerin...

Bëjmë sikur çamët nuk ekzistojnë, ndërkohë shihni Greqinë për Fredi Bejlerin...

Që në fillim dua të qartësoj se unë nuk urrej asnjë grek, madje kam miq të vyer nga kjo tokë, djep i mendimit njerëzor dhe i demokracisë. Nuk i urrej grekët sepse edhe gjyshi im çam, Hasan Dino, nga familja patriote e Dinejve të Çamërisë nuk i urrente. Mamaja më tregon se në bodrumin e lagësht ku jetonin, pasi u dëbuan nga Çamëria (të moshuar, fëmijë dhe gjysma e familjes e masakruar), më të rriturit flisnin greqisht shpeshherë, këndonin ndonjë këngë të bukur greke dhe gatuanin receta që në jetë të jetëve çam e grekë në Paramthi, Filat apo qytete të tjera të Çamërisë, kishin bërë përherë bashkë. Mamaja më tregon gjithashtu se në shtëpinë e saj kujtoheshin fqinjët grekë të Çamërisë dhe marrëdhënia shumë e mirë me ta.

Të parët e saj, që nga Abedin Pashë Dino, Rasih Dino, Ahmed Dino, Abidin Dino, Ali Dino, Xhemil Dino e deri tek Nuri e Mazar Dino (ky i fundit i varur në sheshin e Delvinës nga qeveria komuniste në shtator të vitit 1945), ishin rilindas të vërtetë dhe thellësisht patriotë dhe të përkushtuar për zgjidhjen e çështjes çame, por dhe të Shqipërisë. I pari në radhë, Abedin Pashë Dino, ishte mes nismëtarëve të Lidhjes së Prizrenit dhe firmëtarëve të dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë; të fundit, vëllezërit Mazar dhe Nuri Dino, ishin drejtues të Këshillit, një organ rregullator dhe qeverisës i gjithë krahinës së Çamërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa një grua, Lejla Rasih Dino, mbesë e Abedin Pashë Dinos, mike e Qemal Ataturkut, mbetet nga të vetmet shqiptare që mori letër e penë duke ju drejtuar Presidentit të atëhershëm amerikan, Thomas Willson dhe bashkëshortes së tij për padrejtësinë e lënieve jashtë kufijve të Shqipërisë së tokave shqiptare, përfshi dhe Çamërinë.

Ka shumë dokumente që vërtetojnë përkushtimin patriotik të familjes çame Dino dhe nuk ka asnjë dokument apo fakt që të dëshmojë se ata punuan në dëm të ndonjë populli tjetër, veç interesit për të drejtat themelore dhe elementare të shqiptarëve të Çamërisë. Jetuan me nder dhe vdiqën të gjithë në krevatet e tyre, në profesione të ndryshme që nga politika, ekonomia e arti, kudo jetuan: në Stamboll, në Athinë, Romë a Paris, përveç Mazar Dinos që u ekzekutua pa asnjë provë apo proces, me akuzën për tradhëti nga komunistët në Shqipëri. Kjo është vetëm një përmendje e përciptë e vetëm një familjeje patriotike, ajo e Dinove, pa numëruar dhjetëra të tjera që kishin të njëjtin përkushtim patriotik. 

E megjithatë, një lloj propagandë greke, ajo që kënaqet që shqiptarët, shumica myslimanë të Çamërisë u dëbuan nga tokat, shtëpitë, pronat, mendojnë se çështja çame është mbyllur përherë me damkën “kolaboracionistë të nazi-fashitësve”. Për fat të keq, veç një politike greke e kanë pranuar këtë heshturazi dhe “vëllezërit” e Shqipërisë. Askush deri më sot, asnjë shoqatë apo parti shqiptare, nuk ka nisur apo mbështetur një hetim të thellë, të pavarur dhe objektiv për të nxjerrë përfundimisht në dritë një të vërtetë të madhe historike: Ishin çamët (fëmijë, gra të moshuar) bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore apo ishte ky një pretekst hileqar dhe i manupuluar për një genocidi mbi një popull?

Ndryshe nga inteligjenca, përkushtimi, këmbëngulja e gjetjes së provave dhe fakteve të popullit hebre për masakrën naziste ndaj tij, çamët vetë dhe të gjitha qeveritë shqiptare me radhë kanë mbyllur gojën sikur kjo plagë e madhe të mos ekzistonte. Vula e turpshme e bashkëpunëtorëve të nazi-fashizmit mbahet ende mbi trupat e fëmijve të vrarë, grave të përdhunuara e të moshuarve të masakruar atë korrik 1944 dhe pakkush bën përpjekje për ta ndriçuar dhe sqaruar.

Vijmë në ditët e sotme, kur Athina zyrtare gjëmon e tëra për çështjen Bejleri, duke angazhuar Kryeministër, kryebashkiakë, gazetarë, mediat më të rëndësishme për t’i kërkuar llogari Shqipërisë, ndërsa prej nesh, të gjithë bashkë, as nuk kemi guximin ta përmendim çështjen e padrejtë, aspak njerëzore, me emrin çam e Çamëri!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 31/08/2023 20:31

    Shkrim shum i drejte,cfar do presesh nga keta ndyresira qe akoma mbajne ligjin e lufte,eshte komb i ndyre racist qe detyron emigrantet te nderojne emrat.

    Përgjigju
  • Napolon zerva: 31/08/2023 18:15

    Hajdeni merreni camerin po ju pres ...

    Përgjigju
  • Nik: 31/08/2023 18:12

    Shume drejt Znj. Malltezi! I vetmi kryeminister Shqiptar qe foli qarte per çeshtjen Came ne konferencen per shtyp me ish kryeministrin e athershem te Greqise Konstandin Micotaqis, me rstin e vizites se ketij te fundit ne Tirane, eshte z. Aleksander Meksi! Ai pak a shume tha qe ne rastin me te keq as ne kohen e Bizantit per nje krim te nje familjari nuk ndeshkoej e gjithe familja! Ky ishte kunderargumenti ndaj K. Micotaqis qe tha se Camet ishin bashkuntore te nazifashizmit (sipsas tij ne bllok, te gjithe burra, gra, pleq e femije dhe ata te palindurit akoma ishin bashkepuntore te nazifashizmit, dmth "kriminele" qe duhen zhdukur ose ata qe jane duke ardhur ne jete po ashtu te zhduken)! Berisha - Meta e e kompani e kishin marre me kohe mender rrugen e m....por me kete qe gatuan per Belerin arriten fundin e gropes skeptike te tradhetise ndaj Shqiperise! Shteti Shqiptar s'duhej te bente asnje mareveshje me Greqine pa hequr ata ligjin e luftes me Shqiperine! Sali Pyka na la peshqesh dhe nje "Traktat Miqesie" me Greqine kur Greqia mban ne fuqi ligjin e luftes! Kjo eshte skizofreni e kulluar dhe vazhdon dhe sot e kesaj dite! Pa lere mender ate "mareveshjen e detit" etj qe jane kuje me vete! Por dhe Z.Rama nuk guxon fare ta ngreje "Ceshtjen Came" si nje problem i madh i pazgjidhur por angazhohet t'i ngreje dhe nje bust ne Derviçan Konstandin Micotaqis!!!. Perse e ben Z. Rama kete?!!! Kompesim per hapjen e ekspozites personale ne Athine, me siguri, mendoj!

    Përgjigju
  • Çami: 31/08/2023 18:02

    Jam ÇAM vete nga arpica. Po nuk e dija qe kjo zonje eshte mbese ne Dinej. Edhe gjyshja ime andej e kishte origjinen nga Dinejt.

    Përgjigju
  • dine: 31/08/2023 17:08

    I ka blere te gjithe Greqia me pozite, opozite dhe media... Camet jane te vetem ne kauzen e tyre.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 31/08/2023 14:57

    Shkrim shume i drejte, per nje teme qe duhet ngritur gjithe kohen dhe shoqeria shqiptare dhe qeverite duhet te punojne pa pushim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë