Ben Andoni: Historia përfundon, kur arrin më të keqen

Ben Andoni: Historia përfundon, kur arrin më të keqen

Berisha dhe Rama

Duhet të provohet diçka deri në fund, në mënyrë që publiku të kuptojë se cilat janë të mirat e të këqijat e një sistemi të zgjedhur, por edhe vetë stadet e zhvillimit të tij shoqëror-politik. Historia është e mbushur me shembuj, por edhe me realitete, që tregojnë se duhet të kapësh fundin për të kuptuar se ke nevojë për ndryshim. Me sa duket, kjo po ngjet me Zgjedhjet Lokale 2023, kur njerëzit po i besojnë sërish të Vjetrës dhe shumë pak të Resë. Kjo e fundit e përfaqësuar gjithnjë e më pak, qoftë edhe nga kandidatët më të rinj në moshë sa i përket programeve. Si nuk kishte ndodhur prej vitesh, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha jo vetëm ka zbritur në terren, por me të njëjtëm retorikë të përdorur shumë e shumë vite më parë, kërkon të bëjë ndryshimin! Rama, lideri i “të ardhmes”, sipas shpurës së tij te PS-ja po tregon se është pjesë e një narrative të vjetër, kur në çdo moment përmend handikapet që ka përballë dhe etiketimin me fjalë shumë negative të kandidatëve kundërshtarë.

Demokracia është një sistem që jeton falë një serie kompromisesh të pakëndshme e, shpesh, të dhimbshme dhe në masë të vogël intelektualë me prestigj nuk u shkojnë shumë kompromiset, ndaj jo më kot një pjesë e tyre kanë shkuar deri në ideologjitë ekstreme dhe zgjidhje të tilla, qoftë edhe jo tamam të tilla. Në një farë mënyre të tilla zgjedhje janë shumë më afër me realitetin sesa dogmat dhe “procedurat e vakëta dhe të përditshme të demokracisë”, shprehej shkrimtari austriako-gjerman Daniel Kehlman.

Në rastin e Shqipërisë të vjen përballë një përvojë e gjatë gati 45 vjeçare e komunizmit, e cila për hir të së vërtetës e gjeti fundin jo prej shqiptarëve, por rrethanave të rënies së Murit të Berlinit dhe shembulli do të ishte pikërisht pastaj zhvillimi anemik i lëvizjeve demokratike, që do t’u kushtonin kaq shumë shqiptarëve në të ardhmen. Por duket se në kohën tonë ajo që bën sens është çka shprehej dikur shkrimtari zvicerian Friedrich Dürrenmatt se: një histori nuk mbaron nëse nuk gjen variantin më të keq të saj. Dhe, ky është rasti i Shqipërisë me vitin e mbrapshtë ’97, ky lidhet me rikthimin sërish të Berishës si kryeministër dhe përbën tanimë dhe faktin tek votimi i vazhdueshëm për alternativa dhe individë, që nuk i përkasin shijeve dhe pritshmërive. Ndaj shqiptarët me sa duket do të vazhdojnë në këtë gjëndje për ta provuar live fundin dhe mbi të gjitha pamundësinë e zhvillimeve…, që u dikton koha. Ndaj dhe Berisha dhe Rama do të vazhdojnë të jenë dhe pak në skenën shqiptare me të njëjtën narrativë të ashpër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)