Beniada Nishani, një nga banoret më pa komplekse në shtëpinë e 'Big Brother Vip' ka treguar punët që ka bërë kur ishte e vogël, përpara se të merrej me modeling.

“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akullore në plazh, dhe si kamariere”, tha Beniada.

Beniada nuk ka ngurruar as të pozojë nudo dhe të reklamojë ndër firmat më të njohura. Modelja ka marrë pjesë dhe në një rol në filmin e njohur italian të vitit 2018 “Loro”.