Beqaj: Taksimi i shtuar mbi duhanin shpëton jetë njerëzish

Beqaj: Taksimi i shtuar mbi duhanin shpëton jetë njerëzish

Qeveria ka sjellë këtë projekt ligj me ndryshime e shtesa për “Mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Siç u shpreha edhe në fillim të seancës, është e pandershme të diskutojmë ndryshime të këtij ligji, kur ne në këtë sallë, në mjediset tona të punës jemi shkelësit më të mëdhenj dhe flagrantë të këtij ligji.

Duhani është e provuar tashmë që dëmton shëndetin e gjysmës së njerëzve që konsumojnë atë aktivisht dhe ndikon negativisht në 30 % të njerëzve që ndikohen drejtpërdrejt pasivisht nga produktet e duhanit.

Ndikimin më të madh negativ duhani e ka në sëmundjet kardiovaskulare dhe në ato tumorale.

Në programin qeverisës së shtator 2013 qeveria e asaj kohe iu adresuar kësaj situate me vëmendje të theksuar në këto dy grupsëmundjesh dhe sot pas 6 vitesh me gjithë mangësi të herë pas hershme apo të aty këtushme që konstatohen përmirësimi është rrënjësor dhe i prekshëm ngado.

Për të mbrojtur shëndetin nga produktet e duhanit u ndërtua një qasje tre kollonëshe:

Promocion

Inspektim

Fiskalitet

Kjo qasje u refketua edhe në ndryshimet ligjore të para 5 viteve.

Në këto 5 vite unë besoj se ka disa arritje. Qoftë në drejtim të uljes së konsumit, qoftë të rritje të shkallës së zbatimit të ligjit në përgjithësi.

Nuk është e lehtë të masësh uljen e konsumit të duhanit. Një burim është sasisa e deklaruar në organet e fiskut për arsye taksash. Për këtë do të flas më vonë.

Përpara se të jap opinionin tim për situatën, propozimet për ndryshime, çfarë zgjidhin dhe çfarë, sipas meje, lënë pa zgjidhur besoj se ia vlen të ndajmë së bashkë disa të dhëna nga burime të ndryshme. Kështu kuptojmë më qartë e më mirë kontekstin ku jemi.

Sipas të dhënave të Check – Up për 2017, 2018, 6 M 2019 (kam marrë këtë periudhë pasi kjo është periudha e pastër me pjesëmarrje në grupmoshë 35 – 70 vjeç) rezulton se :

Këto të dhëna bazohen në vetdeklarimin e personave që bëjnë Check – Up gjatë intervistës që infermieri u bën në qendrën shëndetësore. Ka të dhëna sipas gjinive dhe grupmoshave por nuk është sot dita për t’u ndalur gjatë në detaje.

Sipas të dhënave të organeve tatimore sasia e duhanit në vend ka ardhur në rënie siç edhe ilustrohet grafikisht :

Në vitet 2012 – 2013 jemi në nivelin e mbi 3500 tonë në vit, në 2014 – 2018 jemi në nivelin 3000 tonë në vit (me përjashtim të vitit 2015 ku jemi në nivelin 2500 tonë) por kjo lidhet me stoqet e larta të krijuara në vigjilje të hyrjes në fuqi të ndryshimit të nivelit të taksimit.

Të ardhurat nga taksat e aplikuara mbi duhanin në vite rezultojnë:

Të ardhurat në vvitet 2016 – 2018 janë mbi 20 miliardë lekë, ku vetëm akciza është mbi 15 miliardë lekë.

Kjo ka sjellë që në 4 vitet e fundit të kemi të njëjtin nivel taksimi për ton duhani.

Kemi rritje të ndjeshme vit pas viti në 2012, 2013, 2014 ndërsa në periudhën 2015 – 2018 kemi rreth 7,000 mijë lek për 1 ton duhan.

Kjo tregon se pas një situate të “qetë” fiskale 2015 – 2018,  ka ardhur momenti një qeveria të fillojë të mendojë për një nivel të ri rritës të taksimit të të duhanit.

Jam edhe vetë i dyzuar në këtë propozim. Pasi taksimi i duhanit si çdo taksim konsumi është në vetvete regresiv. Kështu që një taksë më lartë mbi duhanin do të jetë barrë më e rëndë mbi më të varfërit, pensionistët, etj. Shtuar edhe rrezikun që taksa më lartë, sidomos jo e harmonizuar me vendet fqinjë, vetiu shton hapësirën për kontrabandë e pas kontrabandës vjen edhe korrupsioni. Por dëmi mbi shëndet, kostot familjare për sëmundjen janë shumë më tepër regresive se regresiviteti mbi konsumin. Prandaj edhe pse i dyzuar, jam në favor të rritjes së taksimit të duhanit.

Le të shohim se ç’peshë zënë shpenzimet për duhanin në buxhetin mujor të familjeve shqiptare dhe le t’i krahasojmë edhe me shpenzimet e familjeve për kujdesin shëndetësor.

Sipas Anketës së Buxheteve Familjare të INSTAT, dhe për fat kemi seri kohore 2014 – 2017, familjet shqiptare shqiptare shpenzojnë në muaj rreth 1600  – 1700 lekë. Për shëndetin fillimisht 3300 lekë në 2014, më pas  në 2015- 2016 rreth 2500 lekë (efektet e reformës mbi çmimet e barnave) dhe në 2017 rreth 2900 lekë.

Në nivel të përgjithshëm kombëtar shpenzimet vjetore të shqiptarëve janë rreth 25 milliardë lekë për shëndetin dhe rreth 15 miliardë lekë për duhanin.

Pesha që zënë këto shpenzime të gjithë shpenzimet mujore ilustrohet në vijim:

Pra, nëse  për shëndetin shkojnë rreth 3,5 – 4 % të gjithë shpenzimeve mujore të familjeve, për duhanin diçka më shumë se rreth 2 %.

Thënë ndryshe, për duhanin shpenzohen direkt nga familjet rreth 60 % të atyre që shpenzohen për shëndetin

Kjo është qasja e shqiptarëve midis vesit dhe kujdesit. Unë besoj se ne që jemi në këtë sallë kemi marrë përsipër të udhëheqim. Prandaj duhet të bëjmë zgjdhjet e duhura.

Le të vijmë tani tek propozimet. Nuk kanë të sharë në vetvete, por lënë pa zgjidhur disa problematika të sotme. Ndërkohë që është e trishtueshme që qeveria nuk priti oponionin e plotë të OBSH-së, por e solli në Kuvend. Mund të kishte pritur edhe disa javë. Edhe më e trishtueshme që nuk e ka marrë të plotë rekomandimin e OBSH-së, por midis industrisë dhe OBSH-së ka zgjedhur Industrinë.

Që qeveria ka zgjedhur industrinë duket edhe në faktin se në një kioskë në qendër të Tiranës, 150 metra larg nga Kryeministria dhe 200 metra larg nga Kryesia e Kuvendit, vazhdon e shpenguar të mbajë një tabelë të madhe IQOS.

Çfarë problematikash lënë ende pa zgjidhur propozimet aktuale.

Para 5 vjetësh u vendos me ligj që në inspektimin e duhanit, të përfshiheshin edhe inspektoriatet arsimore, të punës, tatim takksave, AKU-së, të policisë (shtetit dhe bashkiakë). Në 5 vite këto trupa inspektuse nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Do të vazhdojmë ta mbajmë këtë dispozitë?

Para 5 vjetësh u vendos që në faqen e internetit të institucioneve publike të kishte dukshëm shenjë që tregonte dëmin e shëndetit në duhan. Sot nuk gjendet as në faqen e ministrisë së shëndetësisë, as në atë të kryeministrisë, as tek shqiperiaqeduam.al. Do ta vazhdojmë ta mbajmë këtë dispozitë apo jo?

Në maj 2016 në Komitetin Ndërministror në Mbrojtjes së Shëndetit nga Produktet e Duhanit është vendosur që prej datës 1 janar 2018 në cdo paketim duhani duhet të kishte me detyrim foto të quajtura ndryshe edhe “pictorials” që iklustrojnë dëmin e duhanit në shëndet. Ajo datë ka kaluar, vendimi jo vetëm që nuk është zbatuar por Komiteti nuk ka bërë publike as një datë të re as nëse do të ketë pictorials apo jo.

Së fundmi, diçka lidhur me një amendim që kam bërë.

Heqja e markës në paketimin e cigareve synon të shkurajojë  duhanpirjen duke hequr asocimin pozitiv të markës në konsumin e duhanin.

Për këtë ka filluar të zbatohet edhe paketimi i thjeshtë (plain packaging) i cili quhet ndryshe edhe paketim standard, neutral, gjenerik apo homogjen.

Për herë të parë është zbatuar në Australi në vitin 2012. Më tej është shtrirë edhe në vende të tjera përfshirë Kanada, Belgjikë, Francë, Hungari (fillimi i zbatimit është shtyrë për në 2022), Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegji etj. Në Turqi do të fillojë të zbatohet në shtator 2019. Në Holandë dhe në Slloveni do të fillojë të zbatohet në vitin 2020.

Në 31 maj 2016, në ditën botërore të luftës kundër duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qeverive të vendeve anëtare të bëhen gati për paketimin e thjeshtë.

Ky amendament kërkon që Shqipëria të fillojë të zbatojë paketimin e thjeshtë. Parashikohet të fillojë të zbatohet nga 1 korrik 2021 për t’i lënë kohë industrisë prodhuese të bëjë përgatitjet e nevojshme.

Detajet e paketimit të thjeshtë të miratohen brenda tre muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit nga Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

Faleminderit, nëse edhe para fillimit të procesit të votimit vendosim bashkarëisht të shtyjmë disa muaj votimin e këtij ligji me angazhimin e përbashkët se ne deputetët do të jemi të parët në zbatimin rigoroz të këtij ligji.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI