Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi përgjatë dy muajve kishte vjedhur në 12 kioska, si edhe një biçikletë.

Policia thotë se i riu ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe narkotikë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar raste të tjera.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.