Çfarë ndodh me fatin e PD?/ Berisha dorëzoi dje Statutin, Gjykata e konfirmon! Ja kush është gjyqtari që merr në dorë çështjen

Çfarë ndodh me fatin e PD?/ Berisha dorëzoi dje Statutin, Gjykata e konfirmon! Ja kush është gjyqtari që merr në dorë çështjen

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Tashmë e konfirmuar. Vendimet e marra nga Kuvendi i Berishës m 11 dhjetor kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës. Report Tv mëson se është hedhur shorti dhe gjyqtari që do e gjykojë do të jetë Agron Zhukri.

"Ditën e djeshme, datë 15.12.2021, është depozituar në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombëtar”. Çështja është regjistruar dhe gjyqtar e çështjes është caktuar gjyqtar Agron Zhukri", ka njoftuar sot Gjykata.  

Kujtojmë se Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike dhe juristët kanë depozituar në gjykatë për regjistrim statutin e ri, të cilin e miratoi në 11 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Ky vendim vjen vetëm dy ditë, pasi Lulzim Basha depozitoi në gjykatë, po për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, megjithëse 5 muaj me vonesë.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë. 

PD-ja gjendet para një situate aspak të lehtë, me 2 statute. Një i bërë në Kuvendin e 17 korrikut dhe një i bërë së fundmi në Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës. 

Kuvendi i 17 korrikut, u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës
Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Basha nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit (në ndryshim nga Berisha).
Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme  të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku. 
Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.
Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.
Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene. 

Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës
Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale.
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatua në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë. 
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 16/12/2021 18:49

    Me ket gjyqtar Berisha e ka fitoren qe tani ne dore

    Përgjigju
  • Miri: 16/12/2021 18:02

    Goni nga shofer i parkut te ambasdave ne gjyqtar. Specialist i prodhuar nga plepat. O Zot cfare behet. Kete se nxjerr edhe njeri ne vetting. Hajde turp hajde

    Përgjigju
  • Ekspert Silva: 16/12/2021 17:55

    Agron Zhukri gjyqtari me gjobvenes ne drejtesi, sa para ca vitesh kur shkoi ambasadori Withers e ka permendur me emer sepse parkonte dhe fouristrden Tuareg WG 50000 $ para deres se gjykates. Nderkohe qe si mjaftoj e gjobat ka angazhuar te birin si avokat qe eshte me batakci se i ati duke bere vetem gjyqe ndaj OSHEE dhe per me teper viktimave su jep asa 20% te shumava marramendese qe fiton. Kete hetojeni e do shif i cudira. Me vile ne Golem dhe vila dhe ne Austri

    Përgjigju
  • Beni: 16/12/2021 16:13

    Mos u tallni,Gon Zhukri do gjykoje çeshtjen? O zot,Goni nga shofer eshte bere gjykates ne democraci.Eshte kryekeput berishist.Goni e ka bere vetingun apo jo?V.K. kesaj pune.

    Përgjigju
    • Vlora: 16/12/2021 16:33

      Goni nga Timoni te Pena

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë