Pasi e përjashtoi nga gara për kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë që prej vitit 2013, Sali Berisha i është qepur Alesia Balliut siç thotë populli ‘me bukë me vete’.
Në përpjekjet e tij për të bindur veten dhe shqiptarët se për zgjedhjen e kryetarit në PD ka një garë, ndonëse në garë është vetëm ai, të martën, në një konferencë për shtyp, Sali Berisha mohoi kontributet e Balliut në PD duke e quajtur atë me një ton zhvlerësues thjesht ‘një të punësuar në shtet.”
"Ai zotëria e gjen të përlotur një herë atë Alesian. Ç’ke moj xhan i thotë? S’po më japin hapësirë, thotë ajo. Eja tek unë, i thotë ai ndërkohë që ajo është e punësuar në shtet. E merr në telefon kryetari i Forumit dhe i thotë “Zotëri, ajo nuk ka një funksion” por ai vazhdonte e servirte si nënkryetarja e forumit rinor. Këta duhet të mbajnë gojën se meritojnë çdo epitet” tha Berisha.
Kjo deklaratë, e bëri Berishën akoma më qesharak në sytë e Alesia Balliut.
Në një postim në rrjete sociale, ajo thotë se kryedemokratin e ka lënë memorja dhe po bën kurban demokratët për djalin e tij, Shkëlzenin. Për më tepër, demokratja sfidon Berishën të nxjerrë një dokument të vetëm që tregon se ajo ka qenë e punësuar në shtet.
"Sali të ka lënë memoria! Vetëm Ramën ke në mëndje se me atë i bën pazaret ndërsa demokratët i ke bërë kurban për Shkëlzen Berishën. Pse hesht edhe mbyllë gojën për dosjet edhe aferat e qeverisë. Pse i sulmon mediat që i ka sulmuar Rama apo nuk lejon njeri të dali kundër ortakut tënd në biznes e në politik. Sali të ka lënë memoria e po bëhesh qesharak. Më nxirrë një dokument që unë të kem firmosur në shtet qoftë e një ditë të vetme” tha ajo.
Balliu ishte vetëm një nga 5 kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, për të cilët Berisha gjeti kleçka dhe justifikime në statutin që ai vetë nuk respekton, për të mos garuar kundër tij në zgjedhjet e 23 majit.
Komente











