Berisha e akuzoi sërish se ndikoi në mbylljen e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Bardhi e sfidon: Kërko komision hetimor por kujdes se lë gjurmë

Berisha e akuzoi sërish se ndikoi në mbylljen e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Bardhi e sfidon: Kërko komision hetimor por kujdes se lë gjurmë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur sot akuzat ndaj Sekretarit të Përgjitshëm të Partisë Dcemokratike, Gazment Bardhi   se me urdhër të Lulzim Bashës, u gropos Komisioni Hetimor, që ishte ngritur në tetor për të hetuar, atë që opozita e quante masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sipas Berishës ai komision u shua në momentin që në agendë u shtua, që të hetohet ngjarja e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani, nga Struktura për Mbrojtjen e Votës, e ngritur nga PD, me dyshimin se po blinte vota për PS-në. Për këtë ngjarje, Berisha bëri përgjegjës direkt Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën.

I ashpër ka qenë reagimi i Bardhit, i cili nënvizon se ngjarja e Elbasanit nuk ka qenë fare në objektin e punës së Komisionit Hetimor të 25 prillit, Ai e sfidon Berishën që të përgatisë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor vetëm për çështjen e Elbasanit

“Sali Berisha ka vijuar edhe sot gënjeshtrat mbi komisionin hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ngjarja e Elbasanit nuk ka qenë fare në objektin e punës së Komisionit. Më poshtë është vendimi për ngritjen e komisionit hetimor, ku qartësisht demontohet gënjeshtra e Sali Berishës.

Vendosja e shenjës së barazisë midis sakrificës dhe betejës së demokratëve të Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe veprimtarisë së bandave kriminale me në krye Taulant Ballën, është akti më i shëmtuar i një njeriu që ka humbur rrugën e arsyes dhe është verbuar nga urrejtja për këdo që nuk është në PD për tu bërë mburojë për hallet e Sali Berishës.

Megjthatë duke dashur ti jap një shans Sali Berishës që të tregojë se interesi i tij është zbardhja e ngjarjes së Elbasanit dhe jo marrja në mbrojtje e bandave të Elbasanit, një pjesë e të cilave janë sot pjesë e operacionit të SPAK, e nxis të përgatisë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor vetëm për atë çështje, të caktojë kryetarin dhe anëtarët e opozitës tek të cilët ai ka besim. Unë do jem një nga firmëtarët për ngritjen e këtij komisioni hetimor dhe do i kërkoj secilit koleg të opozitës të firmosë dhe mbështesë këtë Komision Hetimor. Ripërsëris kërkesën që ta bëje gati dhe të ma sjellë për firmë që sot (dorazi të lutem, jo me fax sepse lë gjurmë që të lenë pa gjumë pastaj)”, shkruan Bardhi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota