
Ndonëse pati deklaruar se do të priste vendimin e gjyqit në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sali Berisha ka kontraktuar së fundmi lobistin Charlie Black për të hetuar shpalljen e tij “nongrata”.
Ajo që bie në sy është pikërisht zgjedhja e Berishës, duke ia besuar lobimin një personazhi të njohur për shërbimet e tij ndaj tiranëve më mizorë të botës.
Në vitin 1980 Charlie Black bashkëthemeloi firmën lobuese me bazë në Uashington (BMSK).
Kështu, gjatë administratës së Reganit, presidenti i atëhershëm i Filipineve, Ferdinand Marcos ishte një nga klientët e Black. Marcos u përpoq të vidhte zgjedhjet dhe u desh ndërhyrja e Regan që kompania e Black të hiqte dorë urgjentisht nga shërbimet për këtë tiran mizor.
Marcos hyri në histori si gjakatari që ekzekutoi qindra mijëra bashkëqytetarë të tij.
Mobuto Sese Seko në Republikën e Zaires (ish shtet Kongolez) ishte gjithashtu klienti i tij.
Teksa Departamenti i Shtetit po inkurajonte Mobuto që të mbante zgjedhje parlamentare të lira, ai hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve dhe u bë diktator famëkeq.
Mobuto vari publikisht në litar kundërshtarët e tij politikë.
Lëvizja MoveOn.org e akuzoi drejtpërdrejt lobistin Charlie Black se ai “bëri miliona duke lobuar për tiranët më të këqij në botë”./ Lexo.al
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
44.2%
-
Anoj negativ
29.1%
-
Të përzier
26.7%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Firmat për Shabanin gabim', Agron Gjekmarkaj dorëzon dorëheqjen si nënkryetar i PD-së, por Berisha nuk ia pranon! Bislim Ahmetaj kërkon shkarkimin e Bardhit dhe të Nokës
13 Dhjetor, 20:20
-
Mero Baze: 22 Dhjetori, një protestë për t'u mbrojtur nga Salianji
13 Dhjetor, 19:57
-
‘Punoi për Edi Ramën’, Berisha përplaset me Salianjin për Hysen Kadinë! Ish-deputeti: Demokratin më të votuar s'e futët në lista
13 Dhjetor, 19:30
-
‘Dikur hero, sot tradhtar’, Mërtiri: Absurde të mendosh që Salianji po i shërben Ramës
13 Dhjetor, 19:23
-
Pas lëvizjes brenda PD, Salianji në fytyrë Nokës: Dorëhiqu, shkatërrove partinë! Debate të ashpra edhe me Berishën: Statuti nuk m'i ndalon takimet me demokratët
13 Dhjetor, 15:35
-
‘Bllokohen’ Zgjedhorja dhe Territorialja, Berisha mbledh Kryesinë: Tërhiqemi nga çdo proces dhe diskutim me PS! Më 22 dhjetor protestë kombëtare
13 Dhjetor, 13:51
-
Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten
13 Dhjetor, 12:29
-
Namir Lapardhaja: Doktor Xhambazi
12 Dhjetor, 20:54
-
Çim Peka shpërthen ndaj PD: Parti pa kokë, Berisha është zbutur! Mjaft është mjaft
12 Dhjetor, 19:10
-
Berisha në Elbasan: Duhet të analizojmë problemet e PD-së gjatë zgjedhjeve, por duhet revoltë deri në fitore
12 Dhjetor, 18:19
-
Grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998, Berishën e shpëton parashkrimi! SPAK: Nuk hetojmë dot, kaluan 27 vite pa asnjë kallëzim (DOKUMENTI)
12 Dhjetor, 17:33
-
‘Po folët për lepuj, duhet të flisni dhe për zagarët’, pas debatit në Kuvend, PD kërkon përjashtimin e Ballës për 30 ditë nga Kuvendi
12 Dhjetor, 15:44