Berisha ‘kalon' me Partinë Socialiste: Nuk përfaqësoni më të majtët! I përgjigjet Balla: Ti PS-së i ha atë...

TIRANË- Një provokim i ish-kryeministrit Sali Berishës solli në Kuvend përplasje mes Partisë Socialiste dhe  Partisë Demokratike. Për herë të parë, Berisha ‘kaloi’ në radhët e socialistëve.

Por, arsyen se përse e bëri këtë, Berisha e shpjegoi gjatë fjalës së tij në Foltoren e Kuvendit. Berisha tha se u ul në karriget e deputetëve të PS, pasi ata kishin ‘braktisur’ sallën dhe sipas tij, donte të tregonte se elektorati i majtë ka vetëm një ‘avokat’ në parlament, Partinë Demokratike.

“Për herë të parë unë prita ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bërë këtë me qëllimin më të sinqertë, për t’ju thënë socialistëve shqiptarë se sot avoketër të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët dhe do të vazhdojnë deri në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve pa dallim bindjesh politike”, tha Berisha.

Përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali, e cila i tha se nuk mund të flasë Berisha për bashkim e përfaqësim, pasi ai qëlloi me 1800 plumba ndaj protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thekhqekësh, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra pa diskutim, 1800 plumba në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit”, çfarë përfaqësimi?! Për çfarë po flet?!”, tha Spiropali.

Një përgjigje nuk i mungoi as nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla.

“Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur ndaj s’folëm. Sa i përket që ky, pisllëku, se ky i përfaqësoka më mirë Partinë Socialiste, ku partisë socialiste i ha atë...”, tha Balla.

Ky veprim i Berishës nxiti debate mes opozitës dhe maxhorancës, të cilët hodhën akuza të ashpra mes njëri-tjetrit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Balla ‘s’ia përton’ Berishës: Menduam se u ul në reshtin e socialistëve nga mosha! Po ky PS-së, i ha atë, e jo më të na përfaqësojë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla foli sa i përket rreshtimit të Berishës nga ana e socialistëve me argumentin se i përfaqëson më mirë.

‘Ky burrë turp nuk ka më, burrëri s’ka pasur kurrë. Mori fjalën…

(ndërhyn Luçiano Boçi)

Nuk ndodh që as unë të ulem në rreshtin tuaj as ky njeri që kërkon të provojë sa i jepet mundësia. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur ndaj s’folëm. Sa i përket që ky, pisllëku, se ky i përfaqësoka më mirë Partinë Socialiste, ku partisë socialiste i ha atë.’- tha Balla.  

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Salianji rrezikon burgun, shtyhet sërish në Apel vendimi për deputetin e PD-së

Salianji rrezikon burgun, shtyhet sërish në Apel vendimi për deputetin e PD-së