Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbetur jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndonëse një ditë më parë Kuvendi me kërkese të Gazment Bardhi ktheu në grup të gjithë deputetët e përjashtuar nga Basha.

Arsyen se përse Berisha mbeti sërish i përjashtuar, Kuvendi e shpjegon se me kërkesë të Bardhit në grup janë kthyer të gjithë deputetët që kanë qenë anëtarë që prej nisjes së kësaj legjislature, pra më 10 shtator. Në reagimin dhënë për Report Tv, Kuvendi thekson se Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit që prej nisjes së legjislaturës dhe për rrjedhojë ka mbetur sërish jashtë.

Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.”  Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në fakt, Sali Berisha u la jashtë grupit parlamentar të PD në nisje të legjislaturës nga Lulzim Basha me vendimin e 9 shtatorit që e përjashtonte nga grupi pas shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se kjo legjislaturë ka nisur më 10 shtator, ish-kryeministri ka mbetur sërish i përjashtuar nga grupi.

Që prej përjashtimit nga grupi, Berisha nisi luftën brenda PD së duke e çuar partinë në ndarjen më të thellë të saj.

Deputetët jashtë grupeve pralamentare në faqen e Kuvendit

 

Kërkesa e Bardhit për kthimin e deputetëve të përjashtuar në Grupin e PD

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)