Berisha te FRPD, motivon të rinjtë e sulmon Ramën: Në kohë lufte duhet të sakrifikosh! Pasi mori drejtësinë e zgjedhjet, donte me puç dhe opozitën

Berisha te FRPD, motivon të rinjtë e sulmon Ramën: Në kohë lufte duhet të sakrifikosh! Pasi mori drejtësinë e zgjedhjet, donte me puç dhe opozitën

Sali Berisha, sot në ceremonimin e diplomimit te shkolla politike e FRPD

Shkolla Politike e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), zhvilloi sot ceremoninë e diplomimit të studentëve të saj politikë.

I pranishëm për një leksion ishte edhe kreu i selisë blu, Sali Berisha, nën akuzë nga SPAK për dosjen në aferën “Partizani”.  

Teksa u kujtoi të rinjve dashurinë për familjen, vendin dhe Zotin, Berisha theksoi edhe rolin e sakrificës, pasi sipas tij “në kohë lufte duhet të sakrifikosh”, pa i munguar edhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kujtuar atë që e cilësoi si "puç për të marrë opozitën".

“Dua t’ua përsëris, se e kam thënë herë tjetër dhe nuk më vjen mirë kur përsëris veten, në kohë lufte kërkohet të sakrifikosh, jashtë lufte nuk ka asnjë burim më të fuqishëm motivimi për ju, për çdo njeri se sa dashuria për vendin, ajo që ti ndjen detyrim të kontribuosh në lartësimin e tij, në zhvillimin e tij, ta shohësh atë çdo ditë dhe më të bukur. Kjo është një vlerë e konservatorëve, këtu qëndrojmë ne, ne jemi atdhetarë, jemi patriotë dhe ju e keni dëshmuar këtë”, u shpreh ish-kryeministri ndër të tjera.

Ai u tha gjithashtu të pranishmëve se “politika është arti i të vështirës”, ish-kryeministri që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe që është i marrë i pandehur për shpërdorim detyre, i tha të rinjve se “lideri duhet të jetë guximtar”, pasi merren vendime të vështira.

“Sot ju përfundoni një shkollë kushtuar politikës dhe secili nga ju duhet të ndjehet krenar që ndoqi këtë shkollë. Shkolla që ju përfundoni përbën një drejtim të ri nga ai i profesionit, përbën ama, do thosha drejtimin më të mirë që mund të merrni ju në jetë sepse sado e vështirë që është politika, dhe është arti i të vështirës, por nuk ka tjetër si ajo që të jetë Leva e Arkimedit për të ndryshuar shoqërinë dhe botë”, u shpreh ai.

Më tej ai u kujtoi atyre se “kam përjetuar revolucionin e dhjetorit 1990 dhe këtu ka ish-studentë të asaj kohe”.

“Duhet ta dini që ABC-ja e tyre politike ishte vetëm instinkti për lirinë. Ata guxuan të jenë vetja e tyre. Ndaj dhe të jesh lider, kurrë mos harroni, duhet të guxoni të jeni vetja juaj. Duhet të guxoni të jeni vetja juaj, por kjo është vetëm një aspekt. Për çfarë e përdor guximin? Cilat janë vendimet që merr? Lideri është vendimmarrës, një lider merr vendime, i peshon dhe vendos”, tha kreu i PD.

Në fund të fjalës së tij, Berisha nuk i mungoi edhe sulmet ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama në veçanti, duke kujtuar se ka kapur drejtësinë dhe se i bëri “puç” edhe opozitës për ta marrë.

“Në luftën me të keqen, njeriu kurrë nuk duhet të nënshtrohet dhe ju nuk jeni nënshtruar. Nuk u nënshtruat edhe në atë përpjekje që tejkalon çdo imagjinatë kur u bë një grusht shteti brenda shtetit për t’i dorëzuar Edi Ramës edhe opozitën. Pasi i dorëzuan drejtësinë, pasi i dorëzuan zgjedhjet, duhet t’i dorëzonin edhe atë opozitë që qytetarët shqiptarë në terror, në grabitje e kishin votuar si kundërshtare të qeverisë. Kjo është e vërteta”, përfundoi ai.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik: 12/12/2024 20:57

    Per cfare lufte e ke fjalen more njeri i pa skrupullt per 97 apo tragjedine e gerdecit? apo urdheri qe dhe te bombardohet jugu i , u bej thirrje cdo te riu qe beson qe ti mund te behesh kryeminster ta mendojne mire voten jo qe ju vjeni me ne pushtet po as ne opozite nuk ju duheni Shqiperise jeni nje organizate kriminale qe ushqeheni me gjak Shqipetaresh qy ne 1991.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin