Berisha në ‘listën e zezë’, Balla: Përshëndes vendimin e SHBA! Braçe: Më vjen ndërmend Gërdeci dhe 21-janari

Berisha në ‘listën e zezë’, Balla: Përshëndes vendimin e SHBA! Braçe: Më vjen ndërmend Gërdeci dhe 21-janari

Sali Berisha dhe sekretari amerikan i Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berishën dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha, djalit Shkëlzen dhe vajzës Argita Berisha Malltezi.

‘Veprimet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri.’- thekson sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, deklaratë e cila tashmë ka nxitur reagime edhe në mbarë politikën e brendshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që shpall Sali Berishën dhe të afërmit e familjes së tij të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. 

Ndërkohë zv. kryeministri Erion Braçe në një shënim në rrjetet sociale, shkruan se në këtë moment të vetmit që i vijnë në mendje janë viktimat e 21 janarit dhe 26 të vrarët nga 'shpërthimi i korrupsionit të familjes' tragjedia e Gërdecit.

Ish- ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Xhafaj shprehet se ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Berisha ‘non grata’ nga SHBA, reagon ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj: Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet se ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

Më tej Xhafaj thekson se ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot duke shtua se drejtësia vonon por kurrë nuk harron.

‘Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar! Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron!’- shkruan Xhafaj.

Ora 16:59
Berisha në ‘listën e zezë’ të SHBA, demokratët ‘shpërthejnë' ndaj tij: Sikur të shpalleshe 'non grata' edhe në Shqipëri

Pas lajmit se Sali Berisha është shpallur non grata në SHBA, demokratët kanë “shpërthyer” ndaj ish-kruet të Partisë Demokratike.

“Ti sot je shpallur non grata nga SHBA për hajdutërinë që ke bërë këto 30 vite”, shkruan një nga komentuesit.

“Ah ku e merr të dalësh non grata edhe në Shqipëri”, shkruan një tjetër.

Komentet e qytetarëve kanë “pushtuar” profilin e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili sot është shpallur non grata, lajm që e bëri publik Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Ora 15:39
Berisha 'non grata' në SHBA, Erion Braçe: Më vjen ndërmend Gërdeci dhe 21 janari

1621431631_15866101771586610144berishabrace.png

Për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur 'non grata' Sali Berishën dhe familjen e tij, ka reaguar edhe zv. kryeministri Erion Braçe.  

"SHBA i ndalojnë hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë! Në këtë moment të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec", shkruan Braçe.

 

Ora 14:45
DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, reagon Balla: Përshëndes vendimin e SHBA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reguar pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla përshëndet vendimin e Deprtamentit Amerikan të Shtetit që shpall Sali Beriahën dhe të afërmit e familjes së tij të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. 

“Përshëndes vendimin e shteteve të bashkura të amerikës ndaj Sali berishës: Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thotë Balla duke cituar DASH.

Më tej një një reagim tjetër, Balla thekson se ai ka kryer 36 përballje gjyqësore për aferat korruptive, të cila i kanë kushtuar 414 mln dëme shtetit shqiptar.

'Kush kishte të drejtë?! 36 përballje gjyqësore me berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga berishët ndaj meje. Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës&co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar. Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën.'-shkruan Balla.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emiri: 20/05/2021 15:25

    Të shpallësh 'Non Grata' për këto kriminelë deri në absurd, është shumë pak, shumë pak. Për këto vemje të ndyra, i gjithë Populli Shqiptar, po i gjithë Populli Shqiptar, DUHET të çohet e të rrethojë zonën ku jetojnë këta kriminelë, e ti kapin e ti linçojnë në pemën më të afërt, (më e mira do të ishte që ti digjnin të gjallë e hirin e tyre ta groposnin nën një gropë gjirizi), e më pas i gjithë vëndi ku kanë jetuar derrat e ndyrë, të dizifenktohet me klor e gëlqere të kloruar, (më e mira do të ishte që të shëmbëshin të gjitha e çdo gjë që kanë prekur duart e tyre të fëlliquara, (duart e qoftëlargut). Të shkatërrohen e të prishen ato ndërtesa e të ndërtohet atje një park apo lulishte... Sidoqoftë, Faleminderit USA për ndihmën që i jep popullit të shumëvuajtur Shqiptar, (por edhe të gjithë Botës), për demaskimin dhe eliminimin e këtyre super banditëve e super horrave e kriminelëve. Ju po e tregoni se akoma në Amerikë, sundon ligji, rregulli e drejtësia, që në fakt me thënë të drejtën, neve sikur e kishim humbur pak besimin për këtë. Megjithatë, edhe një herë "FALEMINDERIT USA!"

    Përgjigju
  • Opionisti: 19/05/2021 18:12

    Me kete Edi Rama fiton madati 4 pastaj te arrestohet kupola e pArtise demokratike dhe aleancen e djadhe pastaj vjen ledk kosoves si Bujar Bukoshi Fatmir Sejdiu Isa Mustafa te gjitha kupola ldks dhe aleancen djadha po veri kete Albi Kurti dhe Edi Rama te dy Noren mandati te hetohet komisjoni Pataj vjen radha bashes dhe ish kryetari bashkisë kanzes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm