Edhe në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të IDC-CDI (organizatës politike të qendrës së djathtë) në Bruksel, kryedemokrati Sali Berisha nuk e ka humbur rastin për të nxirë sadopak imazhin e Shqipërisë te ndërkombëtarët.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për hetimin e karteleve të drogës dhe krimit, si dhe lidhjet e tyre me pushtetin.
Berisha deklaroi se ‘narko-shteti i Edi Ramës’ është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje të lira, por vetëm farsa elektorale.
Sipas Berishës, Shqipëria është kthyer në eksportuesen më të madhe të kanabisit në Europë dhe kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.
“Shqipëria është eksportuesja më e madhe e kanabisit në Europë, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me siguri, dhe ndoshta edhe drejt destinacioneve të tjera”, tha mes të tjerash Berisha.
Teksa ta se portet shqiptare janë në duart e karteleve të drogës, Berisha shtoi gjithashtu se grupet kriminale në vendin tonë kanë në dorë lejet e ndërtimit dhe gjithë kontrollin mbi zonat bregdetare.
“Portet tona janë tërësisht në duart e karteleve të drogës. Tërësisht. Prej pesë vitesh ose më shumë, në portet tona nuk është kapur asnjë kilogram drogë, sepse ato kontrollohen nga kartelet e drogës. Kartelet e drogës në vendin tim kanë në duart e tyre të gjitha lejet e ndërtimit dhe të gjithë kontrollin mbi zonat bregdetare”, vijoi më tej Berisha.
Kujtojmë se Berisha mban detyrën e zv/presidentit në Organizatën e Qendrës së Djathtë Demokrate IDC-CDI.
Komente












Po e shëndritë Shqipërinë në arenën ndërkomtare! O popull dele që i shkoni mbrapa këtij krimineli, hajduti , vrasësi anti Shqiptare të betuar kundra kundra vendit të tija .
PërgjigjuKush e con kte verme te shese e shaje vendin tone Si nuk e morì zoti kte plak matuf por haŕova cfare e do zoti kte te qelbi vendin atje.Shkof ne ferr plaku mere
PërgjigjuO maskara o armiku i shqiperise o I pshter shahet vendi jote o tradhetare ti si u pasurove nga I gjete
Përgjigju