TIRANË - Kryeministria e Berishës ka kërkuar rreth një vit më parë "një rivlerësim të arkitekturës ekzistuese, sepse është e nevojshme një shtesë, ku të spostohet Ministria e Financave dhe Protokolli i Kryeministrisë të ndjekë rregullat e tij lirshëm”.

Këtë pohon Frida Pashako - duke iu referuar Kryeministrisë - një nga autorët e studimit dhe të ekspozitës “Arkitektura moderne italiane për qytetet e Shqipërisë - Modele dhe interpretime” - në një konferencë ndërkombëtare para një viti mbi arkitektët dhe inxhinierët italianë në Shqipëri dhe mbi një projekt të rivlerësimit të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Për rastin e kryeministrisë, Frida thotë se projekti parashikon dhe prishjen e ndërtesave që janë bërë në vitet tetëdhjetë që e kanë mbyllur pamjen fillestare të kësaj godine. “Objekti ishte krijuar nga dy C ose nga një L dhe një F që simbolizon sëpatën e liktorit dhe në vitet ’80, për nevoja të ndryshme kjo është mbyllur dhe janë krijuar dy oborre duke ndryshuar komplet funksionin dhe tipin e arkitekturës. Prandaj kemi menduar ta rivlerësojmë dhe të bëjmë një arkitekturë bashkëkohore, që t’i japë akoma më shumë vlerë. Janë hedhur tri hipoteza, tri ide të ndryshme për një rizhvillim të kësaj godine", thotë Pashako, duke shtuar se "vëmendje në studim i është kushtuar aksit monumental të kryeqytetit dhe veçanërisht tri objekteve: Teatri Kombëtar, Hotel Dajti dhe Kryeministria".

“Të rivlerësosh arkitekturën do të thotë jo vetëm të restaurosh fasadat por edhe interierët”, thotë Pashako. “Më 1939, arkitektët, në këtë moment po flas për Gherardio Bosio-n që ka kryer projektin e kryeministrisë, ka detajuar çdo interier, perdet, divanet, tavolinat, të vizatuara me një dizajn personal të arkitektit. Çdo gjë ne donim ta rivlerësonim. Kurse ndërhyrjet e reja që mbajnë emrin e  arkitektëve bashkëkohorë ne i mendojmë ndryshe.” Siç shihet, studimi në fjalë nuk është vetëm analizë shkencore e të dhënave, por ai propozon nëpërmjet ridizenjimeve kritike të objekteve disa hipoteza projektesh për rikualifikimin e tyre.
 
Studimi “Arkitektura moderne italiane për qytetet e Shqipërisë. Modele dhe interpretime” është hartuar nga Anna Bruna Menghini, Frida Pashako dhe Marco Stigliano (botim shqip-italisht, Dudaj, 2012). Menghini, Pashako, Stigliano, vijojnë në këtë mënyrë projektin shkencor dhe kulturor të prof. D’Amato-s, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës së Barit. Projekti i prof. ark. Claudio D’Amato-s bazohet në njohjen e Tiranës historike, e veprave dhe ansambleve monumentale që krijuan prej vitit 1927 e deri në vitet e pushtimit, arkitektët italianë si Armando Brasini, Florestano Di Fausto dhe Gherardio Bosio.
 
Rreth një vit më parë s së Barit, do ta cilësonte me plot gojën “unikal” aksin urban ekologjik të Bulevardit të Tiranës: “Nuk ka të dytë në botë. Shpreh gjenialitetin e Bosio-s dhe duhet shpëtuar nga modernizmat”, tha ai, duke iu referuar arkitektit

Dhe përsëriti kërkesën që strukturat e shtetit shqiptar duhej ta propozojnë aksin monumental për trashëgimi botërore të njerëzimit me qëllim që të ruhet nga UNESCO si vlerë absolute.
 
Këtë e bëri në Muzeun Historik Kombëtar, përballë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha dhe këshilltarëve të kryeministrit të vendit.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)