Partia Demokratike, me gjasë, nuk do të marrë pjesë as në seancat e fundit që parlamenti do të zhvillojë deri në fund të korrikut, para sesa deputetët të marrin pushimet e verës.
Njëjtë si javën e shkuar, kur PD nuk shkoi në parlament teksa jashtë tij protestohej, Sali Berisha thotë se demokratët nuk do të marrin pjesë as seancat në vijim përsakohë mazhozranca refuzon të diskutojë sipas tij për kërkesat e protestuesve.
“Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës. Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët. Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë”, tha Berisha.
Njëjtë siç kanë paralajmëruar edhe protestuesit, Berisha thotë se edhe PD po bën gati padinë mbi librin me projekte zhvillimore “The Albanian Files”
“Libri i kuq është dëshmia më autentike e dorëzimit, të Shqipërisë panoramike në duart e trafikantëve dhe mafies shqiptare. Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës. I garantoj se PD po e studion dhe do paraqesë aktpadinë tjetër po për këtë libër në SPAK”, vijoi Berisha.
Berisha mohon mundësinë e thirrjes së një proteste nga PD, teksa në bulevard vijon protesta qytetare, pasi sipas tij, nuk duhet shpërqendruar vëmendja.
"Protesta nuk është e jona, nuk bëjmë përpjekje për ta përçarë atë. Marrim pjesë në protestë me të gjithë mundësitë tona, me anëtarë dhe mbështetës, pa asnjë simbol partiak thjeshtë si qytetarë dhe kjo është e vërtetë. Kjo protestë është mbështetur për 5 pikat e saj, ato kanë qenë pika që ne i kemi mbrujtur me protesta në kuvend dhe kudo. Dhe ne i mbrojmë, nuk kemi thirrur protestë tjetër, pikërisht për të mos shpërqendruar vëmendjen, interesin për këtë protestë madhështore të qytetarëve. Nuk jemi dakord me ndonjë slogan, por nuk kemi hapur polemikë. Jo dhe jo. Kemi vendosur të marrim pjesë pa hapur polemikë, sepse nuk duam të shpërqendrohet asgjë nga protesta", tha Berisha.
Komente











Mos shkoni , te pakten nuk do te shikojme portokalli dhe nuk do degjojme klithmat e bardhushes , ne seance .
Përgjigju