Berisha ‘shfrenon’ imagjinatën: Nuredin Dumanin e ka parë në Golem ‘qytetari dixhital’ pas mesnate

Berisha ‘shfrenon’ imagjinatën: Nuredin Dumanin e ka parë në Golem ‘qytetari dixhital’ pas mesnate

Sali Berisha dhe Nuredin Dumani

Sali Berishës shpesh i qëllon kohët e fundit që të bëjë postime në Facebook, nga ato që i quan denoncimet të ‘qytetarit dixhital’, dhe më pas t’i fshijë sepse rezultojnë totalisht të pavërteta. Kjo pasi ish-Kryeministri i poston mesazhet që i vijnë në rrjetet sociale, pa dënjuar as një sekondë që t’i verifikojë ato.

Së fundmi ai ka postuar një denoncim që i kalojnë kufijtë e fantazisë. Ai thotë se vrasësi me pagesë i arrestuar, dhe që më pas është bërë bashkëpunëtor të drejtësisë, Nuredin Dumani nuk ndodhet në burg në duart e SPAK dhe autoriteteve të tjera por ka shkuar me pushime në Golem të Durrësit. ‘Qytetarja dixhitale’ i shkruan Berishës se e ka parë me sytë e tij.

Postimi i Berishës:

Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate! Lexoni mesazhin e tij. sb Mirmbrëma Doktor Berisha më fal shumë për shqetësimin në këtë orë të vonë (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej në këto momente në Golem tek Lokal Hotel Bonita i shoqëruar nga forcat e policisë. Në plazh në mes turistëve. E shoqëruan nga ambjenti ku ishte pasi në plazh u mbyll çdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty. E pashë me sytë e mi bashkë me bashkeshortin në këto momente. Me falni ju lutem për këtë orë të vonë! Më falni ju lutem se harrova këtë detaj po ecte rrugëve si një person normal pa pik frike dhe problemi me çantë në krahë. Bluzë të veshur me viza me kolore të theksuara.

Kujtojmë se Dumani ka marrë një një plumb në shtyllën kurrizore dhe që dyshohet se mjekët s’kanë arritur t’ia heqin ende. Kujtojmë se arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni 'Plumbi i Artë'  me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfons: 15/08/2022 07:32

    faljani se ka nje jave ka ikur nga mendorja

    Përgjigju
  • Kosa: 15/08/2022 03:33

    Skuadra mediatike e Rames eshte tipike sovjetike. Sala shkruan vete qe te trete komentojne ose informojne mbi ceshtje te caktuara. Por jo. Cne te le Merro dhe Bollino. Shfrenuar Sala thone. Pre boti ka shkruar jo Sala! Jo jo. Shfrenuar. Edhe Rame pashai si idiot qe eshte kenaqe dhe idiotet perreth lumturohen.

    Përgjigju
    • Kosa pa bisht: 15/08/2022 13:10

      O Kosa, Vetem saliu te na rroje pa le ta rrjepi kete popull bashk me sorollopin e vet. Shko freskohu ne lum se trute te paskan vajt per lesh arapi.

    • Anonim: 15/08/2022 08:37

      O SQEPARI E KA THEN SHPELLARI JUAJ NDIQE NE RRJET SOCIAL INJORANT SE NA FELLIQET .

  • Turi: 14/08/2022 23:31

    O Doktor i UDB, po gjith jeten kete popull vetem fuksa e spiune po i ben. Politika jote e ardhur prej luftes se klasave, nuk njeh zhvillim tjeter vetem spiuna, intrigante e njerez qe shpikin cdo gje vetem per nje cop kocke. Te njejten gje beje dhe kur ishe sekretari partise ne spital e te njejten gje vazhdon dhe tani me 78 vjec. Sali, dil e shijo vilen ne lalëz e shetitjet e tua prej Pushtetari komunist se qellimin tend e arrite. I mblodhe fuksat ane e mbane shqiperise.

    Përgjigju
  • Fadili: 14/08/2022 22:07

    Na ishte seç na ishte

    Përgjigju
  • joni: 14/08/2022 20:42

    cdo gje qe e ka thene i ka dale. burimet e informacionit i ka shum te sakta. mos e neglizhoni ;)

    Përgjigju
    • Anonim: 15/08/2022 08:39

      PO KUSH I KA THEN KETIJ SKIXOFRENI TE SHKUND SE SHPIF SHPELLARI PO SHIKON KUFOMAT KY DHE I DUKEN TE GJITH GJALL QE VIN PER TA MAR SALI KARAXHICIN.

    • Turi: 14/08/2022 23:33

      Normal. Ky i ka ngulitur kti populli vetem spiunlliqet thell ne palce. Si sekretar partie e spiun i UDB, normal qe i ka burimet e sakta. Ptu rrac fuksash.

  • Cubel breca: 14/08/2022 20:28

    Sa gjynah sa e paska humbur i shkreti. Vetem kete di te bej,se per te tjerat sja var njeri.

    Përgjigju
  • Askushi: 14/08/2022 19:36

    BIRISHE MOS KAN QEN HAKLAJT, TREBICKA, REMZI HOXHA,OLLDASHI, HAJDARI, TE 21 JANARIT,TE GERDECIT E SHUM TE TJER QE KE VRAR SE I SHEF NE ENDERR ORE SE QE JE SKIXOFREN AS NUK DISKUTOHET PO KIJ KUJDES SE TE MARRIN ME VETE NA IKEN KOT PER LESH BUBI , LE NAM O DOKTOR RRUMPALLA SI DO DREJTOSH TI PRAP KUR KE IK PER LESH,IK NE SHTEPI SALI IK E THUAJ MYFTAR LUMNESHIT DHE SALI LUSHES ME STERCIN TE TE MBROJ SE VIS MARTINI NUK NDODHET PER MOMENTIN TE DERGOJ TRIMAT E TIJ IK PLAKU MERE SE LE NAM .

    Përgjigju
  • PD+PS: 14/08/2022 18:14

    Tallin by... me Berishen.

    Përgjigju
  • Erla: 14/08/2022 18:01

    Qytetari dixhital tha se Dumani e kaloi naten nga Gjiri i Lalzit.

    Përgjigju
  • O Berish: 14/08/2022 17:48

    Te qifja mendjen qe me ke!

    Përgjigju
  • shiku: 14/08/2022 17:36

    Po ka qene duke te ruajtur ty kishte dale me leje????

    Përgjigju
  • hani mut: 14/08/2022 16:57

    ca jane kto gjepura !!Turp ta thuash !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutimi i të riut shqiptar në Belgjikë/ Autroi i dyshuar i vrasjes, vjehrri i tij! Iu gjetën gjurmë baruti në duar

Ekzekutimi i të riut shqiptar në Belgjikë/ Autroi i dyshuar i vrasjes, vjehrri i tij! Iu gjetën gjurmë baruti në duar