STRASBURG- Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte në Strasburg, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Siç tashmë e ka bërë rrugë, ish-kryeministri përdor çdo forum ndërkombëtar për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe për ta trajtuar atë si një narkoshtet.
Ndonëse në Strasburg ka shkuar privatisht dhe jo si pjesë e delegacionit, në të cilin PD përfaqësohet nga Albana Vokshi, kreu i PD ka arritur që të gjejë një hapësirë për të mbajtur fjalim në një prej sesioneve të Asamblesë Parlamentare. Por, jo gjithçka i ka shkuar siç e ka menduar, pasi Berisha është përballur me një incident.
Kreu i PD duket tejet entuziast teksa ka marrë fjalën dhe po ripërsërit akuzat para ndërkombëtarëve për Shqipërinë narko-shtet, duke thënë se 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelet më të fuqishëm të drogës. Berisha akuzoi “narkoshtetin” për deformimin e procesit zgjedhor, ndërsa Ramën e quajti “Ramaduro”, duke thënë se ka penguar veprimet e SPAK për rastin e Belinda Ballukut.
Drejtuesja e seancës nuk e ka lejuar që të vijojë me akuzat për Shqipërinë, të cilat ishin jashtë rendit të ditës, dhe siç shihet edhe në videon që sjell Report Tv, ajo i ka ndërprerë fjalën.
Në këtë moment, deputetja Albana Vokshi “shtanget” ndërsa Sali Berisha vijon të flasë me mikrofonin e fikur. Ndonëse drejtuesja e seancës i kujton që mikrofoni është i fikur dhe nuk ka më përkthim, Berisha përpiqet ta vazhdojë fjalën e tij, por pa sukses, pasi presidentja ia kalon një tjetër diskutuesi.
“Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.
Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.
Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij”,- tha Berisha.
“Faleminderit, mikrofoni është i fikur kështu që nuk ka përkthim. Faleminderit shumë”, tha drejtuesja e seancës pasi i fiku mikrofonin.
Këtë moment, vetë Berisha e ka fshehur nga rrjetet e tij sociale. Kreu i PD e publikoi fjalën e tij në Facebook, por momentin që i fikën mikrofonin e ka fshirë.
Komente











hahahahahahahahaha sa kom qesh. reofsh per humorin salush hahahahahaahahahah or idiot i rregjur ke ik pa ftese e kujton se po flet ke parlamenti shqiptar me jozefinen ulur? Sinte mban ky dhe dhe aho familje qe ke?
PërgjigjuSa mirë, tani do kthehen te gjithë shqiptaret, do kemi spitale e shkolla me te mira. Shpresojmë ta bllokojne përsëri Salen qe te kemi dhe pak ajer te paster se po na mbyt kanceri.
Përgjigju