Berisha shpërblen Ristanin:
E çon te Gjykata e Lartë

Berisha shpërblen Ristanin: <br />E çon te Gjykata e Lartë
Kryeministri Sali Berisha po shpërblen kreun aktual të KQZ-së, Arben Ristani, për kontributin e tij në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, duke përgatitur kuadrin e duhur ligjor që së shpejti të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë. Përmes Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, që ka bërë propozimet, Ristani, pas largimit nga KQZ-ja do të jetë kandidat i propozuar nga PD-së për anëtar të gjykatës së lartë. Në ndërhyrjen e fundit që Halimi i ka bërë ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, i ka dhënë të gjitha mundësitë Arben Ristanit që të jetë një kandidat mëse i pranueshëm për tu bërë gjyqtar. Zgjerimi i gamës së instituciove si dhe eksperiencat e mëparshme, duket se është hartuar me një ide të plotë, pikërisht për ti dhënë Ristanit vendin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Shprehimisht neni 3 i ndryshuar me vendim të kryeministrit Berisha thuhet që "të kenë punuar si jurist me jo më pak se 15 vjet përvojë prifesionale në funksione publike në administratën e Kuvendit, administratën e Presidentit, aparatin e Këshillit të Ministrave, ministri dhe institucione të tjera qendrore të pavarura, në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, prokuror, avokat dhe personelin akademik të arsimit të lartë, profesor dhe docent ose gradën shkencore "Doktor", si dhe pedagog ase drejtor në shkollën e Magjistraturës".

Kreu aktual i KQZ, të cilit i përfundon mandati në tetor, e kalon testin vetëm me 71 vota në kuvend, kjo pasi ministria e Drejtësisë nuk ka ndërhyrë në ligj për të bërë ndryshimin që kandidati të votohet me 84 vota në Parlament ashtu siç e ka propozuar edhe misioni EURALIUS. Qeveria e ka lënë votimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë sërish me votë të thjeshtë, çka lejon një votim politik. "Sistemi aktual i lejon Parlamentit që të pranojnë ose jo kandidatin me shumicë të thjeshtë. Ky rregull mund të rrisë ndikimin politik mbi emërimin sa më shumë me shpërndarjen aktuale të vendeve në Parlamentin shqiptar, pra nuk detyrojnë asnjë lloj konsensusi mes forcave politike. Megjithatë, ideja e rritjes së shumicës së kërkuar të votave duhet të konsiderohet me kujdes", thuhet në rekomandimin e EURALIUS. Por në të njëjtën kohë jepen dhe praktika se vendosja e shumicës së cilësuar të votave, me 3/5 mund të shërbejë dhe si moment bllokimi, e kjo ka tashmë është një traditë e provuar në klasën politike shqiptare. Kjo mund të sjellë edhe bllokimin e rinovimit të Gjykatës së Lartë. "Reforma të tjera të procedurës, si për shembull e grumbullimit të votave, rritjes së tyre mbi propozimet e ndryshme mund të kenë nevojë për një rishikim të rregullave të Parlamentit, por jo në këtë ligj", thuhet në rekomandimin e misionit të BE-së.

Ndryshimet
Projektligji që ka mbërritur në Kuvend "për funksionimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë ka një sërë ndryshimesh të tjera krahasuar me ligjin në fuqi. Ka shtuar numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga 17 në 19 anëtarë, kjo për efekt të rritjes së kapaciteteve të gjykatës me qëllim rritjen e numrit të çështjeve të trajtuara dhe uljen e numrit të çështjeve të mbartura nga njëri vit në tjetrin. Po ashtu një tjetër ndryshim i ndjeshëm në këtë ligj të ri është se gjyqtari që i ka përfunduar mandate, vazhdon të ushtrojë detyrën deri në emërimin e gjyqtarit pasardhës, ndryshe nga ligji në fuqi që pas përfundimit të mandatit largohet nga Gjykata e Lartë.

Një ndryshim tjetër i parashikuar në këtë projektligj është mohimi i së drejtës për të konkuruar persona që kanë qenë anëtarë të partive politike. Në relacion thuhet se”në filozofinë e ministrisë së Drejtësisë anëtarët e Gjykatës së lartë nuk duhet të asociohet me asnjë forcë politike, çfarëdolloj afiliacioni politik do të hidhte hije dyshimi në lidhje me pavarësinë e gjykatës dhe mbi pavarësinë e sistemit. Po ashtu në këtë ligj janë reflektuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që Presidneti para se të emërojë gjyqtarë duhet të konsultohet me kryetarët e grupeve parlamentare. Me qëllim, kjo, që të përcaktohen kriteret specifike për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Po ashtu ky ligj ka zgjidhur edhe ççshtjen e emçrimeve. Kur menjçherç pasi ti mbaroj mandati gjyqtarit, Presidneti ti dçrgojç emrin pçr t’u votuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë