Për avokatin Idajet Beqiri, fakti që Sali Berisha e quan “krenari” reflektimin e kritikave të opozitës në raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, është prova më e qartë se 81 vjeçari gjen kënaqësi kur ia “nxin” faqen vendit në arenën ndërkombëtare.
Gjatë një interviste në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se që kur Berisha ka ardhur në krye të Partisë Demokratike, qëllimi i tij si kundërshtar politik dhe agjent i Serbisë, ka qenë të pengojë progresin e Shqipërisë dhe integrimin europian të vendit.
“Ky është misioni i tij: që të jetë kundërshtar i fortë i Shqipërisë, i reformave në këtë vend, që të jetë një anti-shqiptar që të vazhdojë misionin e vet dhe t’i shërbejë agjenturave të huaja. Që kur ka ardhur në krye të PD-së, dhe deri më sot, ai këtë mision ka përmbushur. Ai ka dashur ta ketë Shqipërinë të djegur e të pjekur, duke ndjekur të njëjtat strategji dhe taktika veprimi. Ka bërë krime të jashtëzakonshme kundër vendit të vet. Kjo gjuhë kundër vendit, progresit dhe aspiratës së shqiptarëve për në BE, bëhet se ai do të bëhet pengesë me çdo kusht e mënyrë”, tha Beqiri.
Më tej, avokati e lidhi retorikën e Berishës ndaj reformave dhe integrimit europian me frikën, sipas tij, nga forcimi i shtetit ligjor dhe funksionimi i drejtësisë në Shqipëri.
“Ai do të justifikojë krimet e veta, sepse është i bindur që nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, në këtë vend do të sundojë ligji. Ai nuk e do një situatë të tillë por do që këtu të sundojë anarkia, krimi, destabiliteti. Këtë që ka bërë në mënyrë të përhershme vazhdon ta bëjë pa turp, sepse ndonëse ka kundër të gjithë popullin shqiptar që e la në opozitë të përjetshme, ai e ka bërë gjak Shqipërinë. Kemi të bëjmë me një njeri të dështuar në të gjitha fushat, që i ka dalë boja”, tha Beqiri.
Beqiri e akuzoi Berishën si njeri që sipas tij ka vepruar kundër vetë interesave të Shqipërisë duke qenë në shërbim të Serbisë.
“Edhe fëmijët e vegjël e dinë që ai është në shërbim të serbëve. Ai ka punuar dhe punon vetëm në interes të Serbisë dhe gjakut të tij serb, nga vetja e nga bashkëshortja. Problemi është që të gjitha raportet e ndërkombëtarëve që monitorojnë Shqipërinë e bëjnë dallimin dhe këto klithma të bandës kriminale të Saliut kundër vendit tonë, ata i marrin qesharake dhe i qajnë hallin këtij misionari të Serbisë por edhe vetë qeverisë, që në vend që të ketë një opozitë, ka një bandë kriminelësh me Saliun në krye, që s’kanë lënë krim, vrasje, vjedhje e kusari pa bërë, nga ana tjetër hedhin baltë, zjarr dhe flakë kundër vendit të vet”, tha ai.
Ndërsa Berisha vijon ta paraqesë si “fitore” faktin që kritikat e opozitës janë reflektuar në raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, për Idajet Beqirin kjo është prova se kreu i pasfiduar ndonjëherë i PD-së vazhdon të shohë si arritje çdo goditje që, sipas tij, i bëhet imazhit të vendit në Bruksel.
Komente












Te lumte ajo mendje z.Beqiri! Gjithmone i vertete dhe i drejtperdrejte, si rralle kush. Me shume si ju, me mire do ishim.7
Përgjigju