3 ditë para sulmit me armë Berisha akuzoi Top Channel, sot ‘i del në mbrojtje’ dhe akuzon Ramën: Banditët të lidhur me kreun e qeverisë

Tre ditë para sulmit drejt Top Channel, Sali Berisha përdori gjuhë kërcënuese për pronarët teksa fliste për lëvizje aksionesh ndërsa sot i del në mbrojtje dhe sulmon Edi Ramën.

Sipas Berishës, banditët janë të lidhur me kreun e qeverisë dhe janë vrasës me pagesë. Në konferencën për mediat sot i del në mbrojtje duke thënë se është sulmuar institucioni i fjalës së lirë ndërsa hedh akuza ndaj kryeministrit se mbron çdo bandit.

“Breshëritë mbi Top Channel janë një akt jashtëzakonisht i rëndë. Shumë, shumë i rëndë. Është sulmuar një institucion i fjalës së lirë. Ku është Edi Rama? Cili është qëndrimi i qeverisë ndaj tyre? Zero. Së dyti, këta janë ekzekutorë të paguar. Mos mendoni se këta janë banditët kryesorë. Banditët kryesorë nuk dalin, nuk rrezikojnë. Nuk ka sot bandit kryesor që të mos jetë i lidhur me Edi Ramën. Që të gjithë. Dhe kjo gradualisht po bëhet e ditur kudo në Europë se po zbërthehen ato telefonatat. Ato çojnë gjithnjë në qeveri. Çdo veprim që bëhet nga krimi, ka bekimin e qeverisë sot”, tha Berisha.

Ndërkohë Sali Berisha vijon të sulmojë Enkelejd Alibeajn me akuza të vjetra për vëllain. Me të njëjtat fjalë si në deklaratat e mëparshme thotë se Alibeaj është i marrë peng nga Rama dhe të dy janë bashkëpunëtorë në fshehje krimesh. Në konferencën për mediat, Berisha akuzoi qeverinë se ka sjellë situatë dramatike në vend ndërsa akuzoi kreun e qeverisë se bën premtime por mashtron.

“Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë”, tha Berisha.

Po ashtu pretendon se përçarja e opozitës vjen si pasojë e pengmarrjes nga Edi Rama. Edhe për Lulzim Bashën nuk e kurseu akuzën pasi tha se nuk është i përfshirë vetëm në aferën e financimit rus.

“Lulzim Basha është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha.

Sa i përket ligjit të dosjeve, për të cilin Balla informoi se është në prag përmbyllja e një marrëveshjeje mes palëve dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim, Berisha tha se Alibeaj pranon të poshtërohet vazhdimisht. Më pas akuzoi se vrapoi të dorëzonte ligjin e lustracionit pas deputetëve të Rithemelimit dhe e bëri në bashkëpunim me qeverinë.

“Pasi ne dorëzuam ligjin e lustracionin si vegël e Ballës dhe Ramës, vrapoi dhe ai të dorëzonte një ligj lustracioni, natyrisht të miratuar nga Balla. Sikundër me amendamentin e Ballës që i dha autoritet Ramës të vlerësojë se për cilin duhet kërkuar dhe për cilin jo, ju garantoj se ligji Balla-Alibasha s’ka asnjë synim veçse të zhurmojë ligjin tonë që është shumë serioz”, tha Berisha.

Teksa përmendte shpopullimin dhe krimet e ndodhura së fundmi në vend se kanë shkaktuar situatë dramatike në vend, Berisha i bënte thirrje qytetarëve që të votonin kundër regjimit më 14 maj me pretendimin se do të sjellë ndryshimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
PS gati për bashkëpunim me PD për Lustracionin, Berisha: Duan të zhurmojnë ligjin që dorëzuam ne! Alibeaj poshtërohet sa herë i teket Ballës

 

Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Taulant Ballës, i cili shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me PD për nismën ligjore të Lustracionit. Sipas Berishës, Alibeaj pranon të poshtërohet sa herë i teket Ballës dhe ka synim të zhurmojë ligjin e paraqitur nga deputetët e Rithemelimit për Lustracionin.

“Balla ka në meritë, poshtërimin e Alibeajt sa herë i teket. Nëse njeriu pranon të poshtërohet, është deputet dhe ka qenë ministër është problemi i tij. Alibeaj nisi nismën ligjore të amendamentit të gjahut të shtrigave për llogari të Edi Ramës dhe tha se do të dërgoj amendament. E bëri këtë për përjashtimin nga zgjedhjet të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Pasi ne dorëzuam ligjin e lustracionin si vegël e Ballës dhe Ramës, vrapoi dhe ai të dorëzonte një ligj lustracioni, natyrisht të miratuar nga Balla. Sikundër me amendamentin e Ballës që i dha autoritet Ramës të vlerësojë se për cilin duhet kërkuar dhe për cilin jo, ju garantoj se ligji Balla-Alibasha s’ka asnjë synim veçse të zhurmojë ligjin tonë që është shumë serioz, me baza kushtetuese, ka të gjithë praktikën ndërkombëtare dhe që nuk bazohet në asnjë marrëveshje gjahu shtrigash por në qëndrim të drejtë ligjor”, tha Berisha.

Ora 12:33
Berisha: Përçarja e opozitës, pengmarrje! Basha ka afera të tjera përveç financimit rus, zinxhiri i tij është i gjatë

 

Sali Berisha pretendon se përcarja e opozitës është pengmarrje. Sipas tij, Lulzim Basha nuk është i përfshirë vetëm në financim rus por ka kryer edhe afera të tjera.

“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. u e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse.

Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë. Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën.

Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje.

Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/04/2023 01:12

    Po,z.Berisha keni shume te drejte,krim shume i rende eshte! Eshte po aq i rende sa sulmi qe i bene bandat e tua RTSH dikur. Dhe atehere nuk e dinim ku ishte kryeministri dhe per ate ngjarje nuk e dime sa u arrestuan.Per daten /6 Janar/ deri tani jane arrestuar mbi 1000 veta deri tani ne U.S.e shifrat vazhdojne te rriten,per zullumet e tua qe ke bere qe ne 97' e deri sot,zor se eshte denuar ndonje.Dhe sigurisht qe jane te paguar,ashtu sic i keni paguar ju atehere e me vone, kur turmat e militanteve u dynden ne Tirane dhe mbi inst,shteterore e qeverisese.Dhe atehere banditet qe sulmuan RTSH ishin te lidhur me ju dhe ju atehere nuk dolet, por vajtet u fshehet ne zyre dhe late militantet me ne krye si S.Lusha e I.Haxhia te zbatonin planin tuaj me bekimin tuaj.

    Përgjigju
  • Linda: 31/03/2023 17:29

    Nuk e kuptoj dot pse i lejohet ketij te mbaj godinen e partis demokratike dhe shkon dhe flet atje dhe ajo e cmendura Kryemadhi pa pik turpi.Ti kapin te gjithe per leckash e ti cojn te pallatet e Saliut,ti bejn atje mbledhjet koalicionet me Liken ribashkimet me Tabakun ti bejn me shpenzime nga xhepat e vet.

    Përgjigju
  • Cubi: 31/03/2023 12:47

    Ti mor faqe zi i ke krimet ashiqare dhe vazhdon te besh e gje spo te behet. Haram leku i popullit qe paguhet kjo lesh drejtesi qe kriminela si puna juaj duhet te kishin kryer nja 20 vjet pas hekurave. Sa per akuzen ndaj Rames dhe alibeajt ata skan vrare nje mize e skrahasohen kurr me ty qe i ke duart me gjak!!!!!!!!!!!!!!!!! Monster e pa kallur.

    Përgjigju
  • BASHKIM XHAFER ISLOMI: 31/03/2023 12:30

    O Sali Bajga je katandis si wc publike e prap nuk ze men o humbamen. Ti je njeriu më i diskretituar mor Malok muti se je hajdut kriminel e psikopat. Ti do mbahesh shum gjat mënd nga Shqiptarët si njeriu më i keq i historis Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol