Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike

Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën 'arrest shtëpie' ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha. Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin e sotëm ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj.

Ish- deputeti Azgan Haklaj, u shpreh se vendimi i sotëm dhënë nga GJKKO për lirimin e Berishës rrëzon alibinë e tij se drejtësia është e kapur nga qeveria.  Ai u shpreh se Berisha përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për vendimet e dhëna nga gjykatat.

‘Nga pikëpamja politike me këtë vendim Berishës i bie alibia se SPAK dhe drejtësinë e ka kapur Rama. Të ndalemi edhe pak tek vula, ku apeli i ka dhënë vulën duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Nuk ndodh në asnjë vend që një gjykatë më e ulët të mos zbatojë vendimin e një gjykate më të lartë. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Dy gjyqtar nga gjykata apelit dhanë vendimin për Salianjin, ata dhanë edhe vendimin për vulën e PD, kur dhanë vendimin për Salianjin ishin të këqinj, kur dhanë për vulën ishin të mirë, pra a kemi standarde të dyfishta nga Berisha’, tha ai.

Për anëtaren e FRPD Elbasan Alesia Balliu, vendimi për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak ishte i vonuar. Sipas saj, Berishës do ti hiqet edhe non grata nga administrata e Donald Trump.

‘Ishte një vendim i vonuar për të ndrydhur opozitën dhe për të bërë që Berisha të mos kishte mundësinë që të ishte në terren, është diçka tjetër kur është në terren. Berisha sot është më i fortë se kurrë, ai është burri që i qëndrojë kauzave deri në fund, atij iu dha e drejta për vulën dhe tani do ti hiqet edhe non grata nga administrata e Trump, sepse është lobuar shumë për këtë. Do të hyjmë në këto zgjedhje për të fituar. Kjo qeveria sot ka vetëm fytyrën e krimit të organizuar dhe s’kam asgjë ca të ofrojë më. Të gjithë sot i ke në SPAK, atij i kanë ikur të gjithë në burg’, tha ai.

Balliu tha se opozita do të vijojë mosbindjen civile deri në krijimin e qeverisë teknike.

‘Mosbindja civile do të vijoj deri kur të bëhet qeveria teknike. Qeveria teknike do të hapte rrugë meritokracisë dhe garës’, tha ajo.

Një koment anëtarja e FRPD Elbasan Alesia Balliu, e pati edhe për Lulzim Bashën.

‘Basha shiti demokratët dhe për Berishën doli në një deklaratë dhe tha se këtë po e heq sepse është vendimi im personal. Po a mundet ai të marr një vendim pa e diskutuar me demokratët e tjerë’, tha jo.

Avokati, Kujtim Cakrani, në një lidhje skype për emisionin u shpreh se vendimi i dhënë sot për Berishën është i drejtë dhe s’ka qenë favor për të.

Gjykata ka shqyrtuar kërkesën e gjyqtarit të Berishës dhe gjykata sipas procedurës e mori kërkesën sot për shqyrtim dhe vendosi që ndaj Berishës të mos rëndojë asnjë masë siguri dhe procesi gjyqësor do të vijoj në gjendje të lirë. Ne kemi kërkuar që sduhet që të kishte masë sigurimi, dhe unë mensoj se për personat që kanë një imunitet masat e siugurisë nuk duhet dhënë. Sot gjykata bëri atë që duhet të bënte dhe u vendoste një drejtësi në kuptimin e plotë të fjalës. Gjykimi do të vijoj dhe ai do të vijoj që të drejtojë fushatën. Gjykata ka vendosur revokimin e të treja masave, detyrimin paraqitje, për heqjes së pasaportës dhe e arrestit në shtëpi, zvendësimi ka të tjera kritere’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike