“Sa u zhvillua Shqipëria këtë vit? Them se ishte një vit pa mëdyshje i shkëlqyer, për të cilin cdo shqiptar duhet të falenderojë veten e tij, Zotin dhe funksionimin e reformave të ndërmarra që e bëjnë vitin 2011 të regjistrohet në muret e kohës i një nga vitet e suksesit të sistemit, si një nga vitet e suksesit të madh në të gjitha fushat”, tha kryeministri.
21 JANARI
“Viti filloi me disa probleme të caktuara, krejtësisht të pamotivuara pa asnjë arsye ligjore. Ngjarje që provuan, testuan, funksionimin e kushtetueshmërisë së vendit, ngjarje të cilat morën përgjigjen më kushtetuese dhe më ligjore. Shqipëria u faktua si një shtet ligjor , askush nuk mundet që me një qeveri të zgjedhur dhe votë të lirë të rrëzohet nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë”.
PRESIDENTI
"Kam deklaruar se do zbatohet Kushtetuta e cila përcakton qartësisht se cili është statusi kushtetues i presidentit dhe mekanizmi për zgjedhjen e tij. Çdo koment jashtë kuadrit kushtetues është jo produktiv. Një nga 3 -4 shtyllat më themelore të sistemit demokratik është kushtetutshmëria. Ndaj zgjedhja dhe qëndrimi i presidentit është përcaktuar në Kushtetutë. A kthehet ajo karrige në parti të madhe apo të vogël? Kushtetuta e përcakton që jo.
Unë jam bërë president në një periudhë pas një viti karriere politike. Libri që kisha në tryezën time ishin ligjet kushtetuese të vendit, të cilat nuk mund të cënohen. Ky është i gjithë problemi.Çdo person duhet të qëndrojë konform Kushtetutës".
ZGJEDHJET VENDORE TË 8 MAJIT
“Më 8 maj u vlerësuan zgjedhjet e para si transparente. Në këtë process mazhoranca me përpjekjet e saj dhe reformat e saj morën vlerësimin maksimal. 12% më shumë vota, fitore në shkallë vendi në bashki e komuna. Në Tiranë morëm 10.99 vota më shumë. Pati disa skema rrethimi, përfshi KQZ por që nuk patën sukses. Ligji ngadhënjeu.”
REFORMA ZGJEDHORE
"Oferta ime ka qenë e dyzuar: I kam ofruar opozitë të hartojë vetë të gjihë kodin zgjedhor dhe ta votoj në parlament pa asnjë kusht, pasi të marr viston nga OSBE dhe Komisioni i Venecias. Opozita e refuzoi këtë. Sepse, ajo e di që do ta shkruante, do ta votoja, do t’i humbiste zgjedhjet dhe do bëhej qesharake para botës.
Ata pranuan variantin e dytë për një punë të përbashkët. Unë nuk kam asnjë paragjykim."
CENSUSI
“Sot vendi ka fotografinë më të bukur të qenies së saj kombëtare dhe materiale. Shqiptarët u regjistruan me tekonoligjinë më të avancuar të kohës. Rezultatet e para janë historike pasi faktuan se ky vend po ecën me shpejtësi drejt horizontit të vendit të zhvilluar. Sa i takon banesave lamë prapa 3 vende të OECD dhe BE.”
STATUSI I KANDIDATIT
“Nuk e morëm statusin sepse opozita përdori votën e saj për të bllokuar ligjet. Pra, nuk e morëm statusin jo se nuk u hartuan ligjet sepse për to u përdorën miliona dollarë. Por, ato nuk u votuan sepse opozita në një qëndrim politik të verbër politik mendoi se duke bllokuar votimin e tyre do të dëmtonte qeverinë dhe do përfitonte në zgjedhjet locale. Edhe këtu. Ky është vit i madh sepse edhe kjo çështje u zgjidh nga shqiptarët, të cilët me votën e tyre në 8 maj i dhanë mësimin e merituar atyre që bllokuan votën.”
AVOKATI I POPULLIT
“Këtë muaj ne pranuam një marrëveshje të propozuar dy vjet më parë. Jam i vendosur që të bëjmë gjithçka që funksioni I Avokatit të Popullit të përmbushë standartet europiane. Vlerësoj se kandidati u propozua nga opozitës.”
EKONOMIA
"Eksportet shqiptare në një vit u dyfishuan. Rast i rrallë për një vend që nuk ka patur prodhim të madh nafte e gazi. Të ardhurat dhe shpenzimet kanë patur realizimin më të përpiktë. Është universal mendimi ( sipas FMN) se reformat strakturore na mbrojtën nga kriza.
Viti mbyllet me një defiçit buxhetor 3.5 % dhe një borxh jo mbi 60% dhe sipas FMN ky borxh u shërbye me koston më të ulët së çdo vend tjetër. Kjo ka lidhje me ekipin që trajton borxhin por edhe kredibilitetin e ekonomisë shqiptare.
Energjia, kemi kontrata për ndërimin e 50 hidrocentrale. Janë inauguar më shumë se asnjëherë linja të rëndësishme energjie. Në vitin e vështirë dhe të thatësirës së zgjatur, energjia nuk ka munguar asnjë ditë të vetme. Importi 17 mln kë orë në ditë. Ne i përmbahemi zotimit se dritat nuk do të ndërpriten më."
RECESIONI
"Kjo krizë që do jetë ë zgjatur nuk mund të mos ketë pasoja në ekonominë shqiptare. Por, jam i bindur se vendi nuk do njohë recesion. Sepse, kemi kompletuar reformat që i kërkohen vendeve në krizë."
POLICIA
"Policia është shndërruar në një partner të besueshëm të ndërkombëtarëve duke i dhënë goditje rrjeteve të drogës. Qëndrimi i s aj ligjor ndaj zgjedhjeve fitoi admirimin e madh të politikës, qytetarëve dhe të huajve. Shkalla e zbulueshmërisë është ndër më të lartat. 125 zyrtarë janë ndalur për veprën e korrupsionit."
MEDIA
|Ju falenderoj për kontributin tuaj. Ju garantoj se kronikat tuaja ndiqen me interes si nga kryeministri dhe nga ekipi i tij, që për problematikën të ndërrmerren masa.
Një pritje të veçantë për ju unë dua ta organizoj pas Vitit të Ri"./ aq/shqiptarja.com