Besa Shahini drejt largimit: Pas mbarimit të mandati nuk do jem më në qeveri dhe Shqipëri

Besa Shahini drejt largimit: Pas mbarimit të mandati nuk do jem më në qeveri dhe Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një intervistë për emisionin “Ilva Now” në Euro News Albania, deklaroi se pas mbarimit të mandatit nuk do vazhdojë të jetë më në krye të Ministrisë dhe do largohet edhe nga Shqipëria.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.

Zërat për largimin e saj që qarkullojnë prej ditësh dhe emrat për zëvendësimin e saj, Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndjesie ju jep të jeni në qendër të punës, por edhe diskutimeve për t’i larguar nga qeveria?

Besa Shahini: Këto janë diskutime normale kur jemi futur zyrtarisht në vit parazgjedhor. Këtu reflektohen të gjitha dëshirat, vullnetet, ambiciet brenda partisë dhe besoj se kjo është e shëndetshme. Kjo tregon që është një parti dinamike.

Mendoni që dalin nga partia këto zëra për largimin tuaj?

Besa Shahini: Unë besoj që dalin nga gjithandej. Është një diskutim që nuk ndodh vetëm për PS, por ndodh për të gjitha partitë, por është e rëndësishme për ne tani për shkak se jemi duke qeverisur.

A është e vërtetë që do të ketë një largim tuajin?

Besa Shahini: Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë për shkak se mua më pëlqen angazhimi politik dhe se unë e adhuroj Shqipërinë.

Mund ta dimë pse e keni marrë këtë vendim?

Besa Shahini: Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri. E gjithë familja ime jeton në Kosovë dhe përkundër afrimit që kemi bërë prapë jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe. I kam thënë kryeministrit të shërbej për sa kohe sa jam vlerë për ndërtimin e politikave arsimore dhe zbatimin e tyre.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 08/09/2020 10:05

    Faleminderit zonja Ministre. Paçim sa me shume si ti dhe shqiptare te tjere te Kosoves ne Shqiperine ame.

    Përgjigju
    • Joni: 09/09/2020 12:35

      Jo zoti revolucionar i shqupit, nuk jam lepires i rilindjes. Aq me pak duke pare llumin dhe llomin me te cilin ushqeheni vazhdimisht majtas-djathtas. Por komenti im eshte pikerisht ne mbeshtje dhe kunder atyre haters si puna jote qe perveç kafes dhe telefonit s'njeh jete tjeter. Cohu nga vendi e leviz se more ere. Ngaqe ka njerez te afte ne Shqiperi, u bene 30 vjet dhe s'kemi akoma drita as uje 24 ore pa nderprerje. Persa i perket racizmit tend ndaj shqiptareve te Kosoves, iu marrsh te keqen se jane 100 here me patriota dhe te kompletuar se ne te Shqiperise. Eshte privilegj kur i kemi ne poste drejtuese se punojne per atdhe e jo per xhep. Pastrim te mbare

    • Ik re klluf: 08/09/2020 15:48

      zoti lepires i rilindjes flasim per fakte apo militantizma, ordiner buf. Ca na duhet nji kosovare kur ka plot njerez te afte ne shqiperi. Ca na duhet nji shqipfolese provinciale kur ka me mijera njerez profesioniste ne arsim

  • tania: 08/09/2020 09:20

    lajmi me i mire per sot.

    Përgjigju
  • Iris: 08/09/2020 03:12

    Faleminderit znj.Shahini per punen tuaj ne kete kohe te veshtire!Suksese kudo qe do t'ju cojne detyrat e reja,do jeni gjithmone e respektuar mes arsimdashesve te vertete!

    Përgjigju
    • Mesues 24 karat: 08/09/2020 08:15

      Ministre me e pa afte nuk kam pare. Arsimi eshte ke krize identiteti. Kurse ju njerez i thoni faleminderit. Ajo ka kontribuar ne shkaterrimin qe po i behet arsimit, duke shtuar pafundesisht burokracirat. Lere pastaj arsimin e larte qe nuk e njeh fare. Si mund te behesh ministre arsimit kur vete nuk ke eksperience si arsimtare?!

  • Leo: 08/09/2020 01:04

    Po normal qe do ikesh se çfarë kontributi do jepje në zgjedhje,... Merr edhe ate bebushin gjysmë ministër me vete, debatiksin e vocërr, se ka humbur rrugën i shkreti

    Përgjigju
  • Jona: 08/09/2020 00:25

    Boboo cfaleminderit moj une.. kjo zonja as shqipen nuk e fliste mire ti thua faleminderit,asaj i lumte se andej nga kosova as nuk do ta perfillte njeri e jo me per ministre arsimi, suksese ne jete

    Përgjigju
    • Joni: 08/09/2020 10:01

      se mos e flasim ne te Shqiperise shqipen te pikelluar aman. Djalektizma kudo, Tironçe, Vlonjate, Shkdorançe dhe te asnje s'ta degjon veshi nje shqipe te paster. Kapeni me te qe ishte me kompetentja. 100 here me mire kjo se kta morracaket tane rraciste si puna jote.

  • Yessss: 07/09/2020 23:12

    lajmi me i mire qe kam lexu kto kohet e fundit. As qe duhet tkishe ardh ne shqiperi moj zonjez antipatike se vetem paaftesi ke tregu. Rruge te mbare dhe mos u pafshim me kurre

    Përgjigju
    • Joni: 08/09/2020 10:03

      Qenkeni te gjithe super eksperte qe vleresoni kaq keq punen e saje. A thua se s'jetoni ne Shqiperi per te pare sa dobet kane qene ata te meparshmit para saj. Faktikisht ishim super fuqi rajonale ne arsim para se te vinte Besa ne Shqiperi. Me ardhjen e Beses humbem ate avantazh qe kishim. Sa hipokrite qe jeni.

  • Une: 07/09/2020 22:57

    Ti faleminderit qe qendrove edhe kaq,sakrifikove gjithecka per te ndihmuar ne Arsimin ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit