Menaxherët “e mirëqenies” së të pasurve vazhdojnë t’i rikthehen veseve të klientëve. “Në një bashkëbisedim për shmangien e taksave, ishte mjaft e çuditshme të dëgjoje këshilluesit e shërbimeve profesionale të thonin gjëra të tipit si; ‘Unë u kam thënë kolegëve se nëse bëhem ndonjëherë si disa nga klientët e mi, më vrisni më mirë’ “- tregon gazetari i “The Guardian” , Booke Harrington. Sipas tij, kjo ndodh sepse bëhet fjalë për njerëz të pamoralshëm, “parazitarë” të cilët gëzojnë shuma marramendëse parash.
Njerëzit që punojnë me të pasurit detyrimisht që përplasen përgjatë një dite të plotë pune me “ekscentricitete” të llojeve të ndryshme. Në të vërtetë, një ironi e nënvlerësuar e pabarazisë ekonomike ka qenë gjithnjë mënyra se si janë ekspozuar sjelljet midis të pasurve.Një sërë menaxherësh, përgjatë një intervistimi të kryer nga gazetari i sipërpërmendur, janë shprehur se vullneti për të pranuar sjelljen gjakftohtë, që në raste të tjera do të konsiderohej e ashpër, do të konsiderohej një kërkesë formale për punë. Klientët, sikurse shprehet njëri prej të intervistuarve, zgjedhin në mënyrë specifike menaxherët e pasurisë jo vetëm për kompetencat profesionale, por edhe për aftësinë e tyre për të mos mbetur të skandalizuar nga jeta private e të pasurve. “Shumë nga klientët e pasur nuk janë të martuar, nuk punojnë, e ç’është më interesante askush nuk i cilëson ata si dembelë”, shkruan gazetari i The Guardian. Kur këto “personazhe” zbulohen më pas se janë të varur nga droga e feministë, përgjigja është në të shumtën e rasteve një ngrirje kolektive e cila paraprin kureshtjen e tabloideve.
Sjelljet e të pasurve jo vetëm që dënohen tek të varfërit, por përdoren edhe si justifikim për t’i ndëshkuar, duke u mohuar atyre akses në burime që i mbajnë gjallë, siç janë kujdesi shëndetësor dhe ndihma ushqimore.Diskutimi i varfërisë është bërë pothuajse e pamundur nga një zemërim moral të drejtuar nga “mbretërit e mirëqenies”, të cilët e kanë rikthyer frazën “të varfërit imoralë” sërish në diskutimet mbi përftimet publike. Këto perceptime nuk janë thjesht dëshmi të hipokrizisë; janë konkretisht një çështje jetë a vdekje.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, besimi më i përhapur, se të varfërit janë thjesht njerëz dembelë, ka çuar shumë shtete në pikën për të imponuar kërkesat e punës- madje edhe tek ato që janë përjashtuar për shkak të shëndetit të tyre. Është konstatuar se aplikimi i këtyre masave të ndërmarra mund të shkurtojë jetën e aplikuesve për punë; më shumë sesa qëllimi për të shtyer këto aplikues në të qenurit punonjës të paguar, masat e rrepta thjesht i kanë lënë ato pa akses në kujdesin mjekësor e ndihmën ushqimore. Në një nga vendet më të pasura në Amerikë, një djalë i cili jetonte në skamje vdiq nga një dhimbje dhëmbi; nuk kishte protesta lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë që nga ana tjetër, miliarderi i Shtëpisë së Bardhë e nis ditën e tij në orën 11 të mëngjesit dhe pjesa tjetër e kësaj fashe orari njihet si “koha e ekzekutimit”. “Është një punë mjaft e këndshme, nëqoftëse arrihet të fitohet”, citon gazetari një artikull në Washington Post.
Nuk dëgjohet shumë për përtacinë dhe varësinë nga droga në rreshtat e anëtarëve të pasur të shoqërisë sepse, ndryshe nga Trump, shumica e bilionerëve nuk janë figura publike dhe ata përpiqen me çdo kusht që të ruajnë privatësinë. Madje, motoja e një kompanie që menaxhon të ardhurat e të pasurve është: “Dua të jem i padukshëm”. Kjo kompani, sikurse shumë kompani që u shërbejnë të pasurve, është e specializuar për të ruajtur sekretin e klientit, e shpesh herë ka edhe raste ku ato përpiqen me çdo kusht për t’ua fshirë historitë negative nëpër media dhe për t’ua vendosur emrin me çdo kusht në revistën “Forbs”, në listën e më të pasurve. Shumë prej tyre e paraqesin veten si të pastrehë për t’u ruajtur nga taksat, ndonëse kanë në pronësi një sërë rezidencash. Për super të pasurit, mos pasja e një rezidence fikse përkthehet në avantazhe të mëdha legale dhe financiare; kjo është ilustruar nga një rast i një biznesmeni të pasur, i cili kishte tetë nacionalitete të ndryshme në mënyrë që t’i shmangej taksave në të ardhmen. “Më tregoni një faturë të vlefshme, dhe e vetmja faturë që mund t’ju tregoj unë është për shtëpinë që posedoj në Tajlandë. Është në një gjuhë që autoritetet europiane nuk janë të familjarizuara me të. Me gjithçka çpo ndodh nëpër botë, si përshembull martesat internacionale, qeveritë nuk mund t’ia dalin dot vetëm me raste specifike njerëzish”, citon gazetari biznesmenin.
Ndërkohë, të varfërit mund të përfundojnë pa një rezidencë, sepse askush nuk mund t’i lejojë ato që të qëndrojnë një vend për shumë kohë. Sikurse ka treguar edhe sociologu Cristobal Young, shumica e emigrantëve janë njerëz të varfër. Përveç kësaj, të varfërit nxirren lehtësisht nga shtëpitë e tyre e madje edhe me forcë, kur pronarët e shtëpive paraqiten në skenë. Madje, edhe dizenjimi i vendeve publike është organizuar në mënyrë rritëse për të mohuar të varfërit të qëndrojnë, qoftë edhe përkohësisht. Është sikur e drejta për të lëvizur, për të pasur hapësirë e për të drejtuar jetën është shndërruar në një gjë luksi, e disponueshme vetëm për ato që janë në gjendje të paguajnë. Për të pasurit, devijimi nga normat shoqërore është pothuajse pa pasoja, në pikën ku krimi tolerohet. Për të varfrit, megjithatë, edhe devijimi më i vogël nga pritjet e të tjerëve - si blerja e akullit ose pijeve me pulla ushqimore rezulton me stigmatizim, kufizim në autonominë e tyre dhe privim të nevojave themelore të njeriut. Kjo e bën jetën shumë më të keqe, brutale dhe të shkurtër për ata që janë në rrathët më të ulëta të shkallës socio-ekonomike, duke krijuar një hendek prej më shumë se 20 vjet në jetëgjatësinë mes të pasurve dhe të varfërve. Kjo duket për disa si një pasojë plotësisht e justifikuar e "përgjegjësisë personale" - të varfërit meritojnë të vdesin për shkak të dështimeve të tyre morale. Pra, ndërsa sjellja e super të pasurve merr një shtrirje gjithnjë e më të madhe në shoqëri, jetët e të varfërve janë të paracaktuar në çdo kuptim.
Pa fjale... Jane thene bukur ne shkrimin e lartepermendur... Sistemi me çnjerezor e i pamoralshem, i tmerreshem, idiot, shkaterrues kapitalist, qe po i shkaterron te gjitha... te gjitha.... I vetmi shpetim eshte vetem, vetem e vetem KOMUNIZMI I SHENJTE!
Përgjigju