Bie nga shkallët e Kuzum Baba-së, humb jetën 40-vjeçari në Vlorë

VLORË- Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, pasi ra nga lartësia e një bordure. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në shkallët e Kuzum Baba-së. 

Dyshohet se 40-vjeçari, pasi ka rënë nga lartësia e bordurës, është përplasur në tokë me kokë. Për pasojë, ai nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. 40-vjeçari nuk është identifikuar ende, ndërkohë që mësohet se është endacak.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Cila është ndarja e duhur administrativo-territoriale për vendin?



×

Lajmi i fundit

Einxhel Shkira nuk ‘vë gjumë në sy’ për shkak të DJ Dagz! Zbulon çfarë i ka ndodhur partnerit të saj

Einxhel Shkira nuk ‘vë gjumë në sy’ për shkak të DJ Dagz! Zbulon çfarë i ka ndodhur partnerit të saj