Bie perdorimi i qeseve plastike, qytetarët marrin trasta nga shtëpia

Që prej 4 Korrikut Shqipëria i është bashkuar vendeve të BE për mos të përdorur qese plastike të paricklueshme. Tregtarët e marketeve ku shiten fruta perime përfshirë supermarketet kundrejt pagesës shesin qese të biodegradueshme. 4 muaj pas vendimit për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, ka rënë ndjeshëm përdorimi i tyre nga qytetarët.

“Përdorimi i tyre është ulur shumë. Njerëzit vijnë me trasta dhe çanta nga shtëpia”, shprehet njëri prej tregtarëve. 

Në shumë markete apo tregje konsumatorët janë detyruar të paguajnë dhe 10 lekë për blerjen e tyre, pavarësisht se në pazarin e ri tregtarët thonë se shpesh i kanë dhënë ato falas për mos humbur klientët e tyre. Ndërsa qytetarët pranojnë se është një nismë e mirë dhe se ka shërbyer shumë për ndërgjegjësimin e tyre për mos të përdorur më qeset plastike.

“Marrim trasta nga shtëpia, ja t'i tregoj. Të hiqen fare qeset nga qarkullimi”, thotë njëri nga qytetarët.

Ligji parashikon gjobë 100 mijë lekë deri në 150 mijë lekë për subjektet që tregtojnë qese plastike, por përjashtohen konsumatorët nga gjoba.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion