Bilanc tragjik, 105 viktima në 6 muajt e parë të 2021! Rritet me gati 33% numri i aksidenteve, fajtorët më të mëdhenj moshat e reja

Vendi po përballet me një bilanc tragjik për viktimat që po shkaktohen nga aksidentet. Vetëm në 6 muajit e parë të këtij viti kanë humbur jetën 105 qytetar nga 671 aksidente rrugore që kanë ndodhur, nga 74 viktima që ishin në vitin 2020.

Numri i viktimave është rritur edhe krahasuar me vitin 2019, pasi në gjashtëmujorin e parë të atij viti janë regjistruar 102 humbje jete nga 714 aksidente të regjistruara.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku në Shqipëri po zbatoheshin kufizime në qarkullim për shkak të pandemisë, numri i aksidenteve është rritu me 32.9%, pasi për periudhën janar-qershor 2020 janë regjistruar 505 aksidente.

Për këtë periudhë të parë të vitit numri i të aksidentuarve (viktima dhe të plagosur) është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe vetë kalimtarët po bëhen shkak i këtij bilanci të rëndë viktimash.

Nga janari në qershor janë bërë 553 aksidente me fajtor shoferët me një rritje prej 30.4% krahasuar me vitin  e kaluar, dhe 118 aksidente janë shkaktuar nga vetë kalimtarët me një rritje 45.7% në raport me 2020. Për pasojë në këtë periudhë të parë të vitit drejtuesit e mjeteve kanë shkaktuar 91 viktima dhe vetë këmbësorët 14 humbje jete.

Ndërkohë 454 aksidente janë shkaktuar nga grupmosha 0-44 vjeç, ku rekord pakujdesie është shënuar nga kategoria 25-34 vjeç. Por shqetësues është fakti se për këtë gjashtëmujor është rritur me 116,2% numri i aksidenteve të shkaktuara nga të rinjtë deri në 24 vjeç.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Larabala: 22/07/2021 02:47

    Ku eshte shtetl??? Per COVID in I mbylli te gjitha. Nuk Jane njerez keta qe po vdesin??? Une them mos te lejohet me qarkullimi I makinave. Ose te qarkullojne me mask dhe vetem tre ore ne dite…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri