TIRANË- Ngjarjet e kronikës së zezë apo qoftë edhe teknialitetet e sigurisë dhe rendit në vend për vitin që lamë pas u cilësuan si të kaluara me sukses nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Në një konferencë të përbashkët për mediat, ministri i Brendshëm u shpreh se siguria kibernetike mbetet në vëmendjen më të madhe edhe në vitin 2023 duke marrë shkasë nga sulmi i paprecendentë kibernetik i vitit të kaluar nga hakerat iranianë. Ministri i Brendshëm është shprehur se do të ketë mbi 7.6 herë më shumë nga buxheti i shtetit në teknologjinë e policisë duke vënë theksin te mbrojtja e vendit.
Ministri Bledi Çuçi e delegoi çështjen e vjedhjes së mijëra eurove të vjedhura nga pastruesja Rozeta Dobi në Prokurori, sipas të cilit, në këtë fazë hetimi policia e ka mbyllur punën e saj dhe çdo gjë bëhet me urdhër të prokurorit të çështjes. Deri më tani, 404 mijë eurot vijojnë të mbeten pa zot.
“Po ju them paraprakisht se kur çështja është nën hetim rezervohet e drejta e plotë ligjore e çdo institucioni për të mos dhënë informacion. Në këtë moment policia bën vetëm çfarë i delegon prokurori”, tha Çuçi.
Ndërkohë, ministri Ulsi Manja nuk e sheh të arsyeshëm vetting-un në administratë, pasi sipas tij nuk ndihmon në uljen e fenomenit. Autoritetet sipas tij kanë për detyrë të ndjekin çdo rast të ngjashëm si ai i shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt. Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e nisi me bilancin e vitit të kaluar duke theksuar se ato që do të vijnë do jenë me të njëjtat objektiva. Por nisur nga ngjarja më e freskët e këtij viti, vjedhja e ish shefes së kabinetit të Ahmetajt për Manjën nuk ëshë zgjidhje Vettingu i nënpunësve të administratës shtetërore. Për ministrin e Drejtësisë ka disa meganizma të tjerë që kontrollojnë zyrtarët.
“Rëndësi ka që është ngulitur fjala Vetting edhe kjo është një masë parandaluese. A duhet të ketë vetting në të gjitha qelizat? Vettingu ëhstë fotografi e momentit. Po kjo s’do të thotë që ai është i pastër, prandaj nga organe ligjzbatuese. Gjithë agjencitë kanë përgjegjësi për fenomentet. Kjo ësht ënjë punë konstante e agjencisë së Vettingut. Ka disa meganizma të tjerë që kontrollen zyrtarët. Unë jam për të ecur në linjën e funksionimit e shtetit të së drejtës dhe funksionimit të ligjit. Është detyra jonë e përditshme.”- tha Manja.
Sa u përket mbipopullimit të burgjeve, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se së shpejti do t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë miratimi i një amnistie penale për të burgosurit. Pa sqaruar se cilat kategori do të përcaktohen si përfituese, ministri tha se amnistia është edhe një mekanizëm për të shmangur mbipopullimin në burgje.
Disa nga risitë e këtij viti nga Ministria e Brendshme/ Drejtësisë:
- Binjakëzimi i akademisë shqiptare të policisë me atë italiane.
- Krijimi i kompanive publike, pasaportat dhe kartat e ID do prodhohen nga shteti.
- 7.6 herë më shumë investime nga buxheti i shtetit për teknologjinë e policisë së shtetit, në fokus mbrojtja nga sulmet kibernetike.
- Ndihmë juridike për qytetarët në nevojë, krijimi i zyrave të reja në disa vende të tjera të Shqipërisë, do zëvendësojnë gjykatat që do mbyllen nga harta e re gjyqësore.
- Investimet në zonat detare për patrullim më të madh në periudhën e sezonit turistik.
Një çështje që do duhet një shkop magjik për tu zgjidhur shpejt e ka cilësuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Ministri u shpreh se ka një punë të përditshme të policisë së shtetit lidhur me këtë çështje.
“Pa diskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është krijuar për fatin e Ervis Martinaj. Policia po bën punën por edhe ka komunikuar më publikun për këtë gjë. Duhet të kemi parasysh që policia e shteti vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për deklarimin e fakteve të caktuara. Nga polica e shtetit do merrni përgjigje përfundimtare vetëm kur të ketë një provë të fortë. Pastaj, pjesa e thashethemeve, fjalëve, llafeve apo skenarëve është i lirë çdokush t’i bëjë. S’ka shkop magjik të zbardhë çështjet në kohë kaq të shpejtë e sidomos për një person me precedent penal kaq të komplikuar. Kjo ndodh edhe nëpër botë, ka ende persona që shtete të ndryshme pavarësisht strukturave nuk kanë mundur dot t’i gjejnë. Policia e shtetit ka një vëmendje të posaçme dhe merret çdo ditë me zbardhjen e kësaj historie.”- tha Çuçi.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë, por nuk ka asnjë përgjigje nëse Martinaj është gjallë apo jo, por këto kontrolle mund të jenë një shenjë se grupi hetimor nuk ende asnjë provë për vdekjen e tij.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se qeveria do vijojë të mbështesë kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike në këmbim të parave. Manja u shpreh se edhe gjatë këtij viti ko ndihmë do jetë e pranishme por do hapen sportele të reja edhe në godinat e gjykatave të shkallës së parë që do mbyllen pas hartës së re gjyqësore në mënyrë që të asistohen falas.
“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas.”- tha Manja.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se arritjet dhe sukseset e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme ka lehtësuar punën për këtë vit. Pra objektiv mbeten vijimi i punës së nisur në vitin që lamë pas thekson Manja.
“Miratimi i hartës së re gjyqësorë ka qenë një meritë e jonë. Për 2023 referuar VKM, objektiv mbetet zbatimi i saj. 2. Shtyrja e mandateve të organit të vettingut, do jetë që do mbyllet në 2024 dhe paralelisht, sfida mbetet plotësimi i vakancave për shkak të largimit të prokuroreve dhe gjykatësve. Për 2022, ky nr u rrit në 90 nga 60 kandidatë që pranoheshin nga magjistratura. 3. Lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Një masë të tjetër është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore sa i përket ligjit të pronave.”- tha Manja.
Statistikat e prezantuara në daljen për mediat, ku bëri një bilanc për vitin 2022 dhe objektivat për 2023, ministri i Brendshëm Beldi Çuçi, i bëri me vitin 2013, kohë kur morën qeverisjen.
“Asete kriminale të konfiskuara sipas ligjit Antimafia, dhe nuk po marr këtu OFL, kemi 747 mijë euro në 2012 me pak a shumë 24 mln euro në 2022. Pra janë në dispozicion të shtetit shqiptar këto asete. Koha e reagimit të policisë, në 2016, ka qenë 25 minuta në 2022 – 15 minuta, objektiv ta çojmë në 13 minuta.
Ndryshim si nata me ditën edhe në perceptimin e publikut për punën e Policisë së Shtetit”, u shpreh Çuçi, ndërsa theksoi se gjatë këtij viti u arrestuan 168 punonjës policie në kuadër të luftës pa kompromis luftës ndaj korrupsionit brenda Policisë së Shtetit.”- tha Çuçi.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, është shprehur se këtë vit është parashikuar binjakëzimi i akademisë së policisë së vendit tonë me atë të shtetin italian. Çuçi thekson se ky projekt është shumë premtues sa i përket cilësisë të policisë së ardhshëm.
“Do kemi bashkim të akademisë italiane me tonat. Pra duke ndryshuar kurrikulën, ne do të nxjerrim policë me kualitetin e policisë italiane. Ëshë një projekt shumë premtues. Ngritja do jetë një akademi evropiane. Kemi krijuar një strukturë të posaçme që ja dedikojmë sportistëve më të mirë që të trajtohen me dinjitet që të kenë grada të larta në policinë e shtetit.”- u shpreh Çuçi.
Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, cili pohoi se do të krijohet një kompani publike.
“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim.”, tha ai.
Sulmet kibernetike iraniane në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit ka bërë që Qeveria të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet. Ministri i Brendshëm Çuçi dha disa detaje sot në konferencë për mediat.
“Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Këto i kemi parashikuar të gjitha si investime për vitin 2023. Do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike”, ka thënë Çuçi.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka ndarë sot bilancin e vitit 2022 në policinë e shtetit dhe pritshmëritë me vitit 2023. Çuçi u shpreh se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit. Ministri sqaroi se do të ketë sektorë të veçuar në luftën kundër krimit të organizuar.
Pra do të ketë një drejtori për trafikun e drogës, grupet e organizuara dhe për krimet e rënda.
“Kjo është një reformë që ka qenë gjithnjë e rekomanduar nga partnerët tanë. Por që më në fund gjatë 2022 ne arritëm të bëjmë hapin e parë. Policia kriminale, duke filluar nga ky vit do të merret me krime të posaçme. Pra do ndahen në kategori, pothuajse si në të gjitha vendet perëndimore. Këtë ndarje duhet ta bëjmë nga qendra. Gjatë 2023, do vijojmë shtrirjen e vertikalitetit edhe në vendet e tjera. Kemi ndarë një drejtori të veçante me narkotikët, një që do merret me grupet e organizuara dhe me krimet e rënda. Pra do jenë të ndara në departamente. Unë besoj që ky ristrukturim do i japë shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do shohim pritshmëri të reja në luftën kundër trafikut njerëzor, bandave të strukturuara etj.”- tha Çuçi