PODGORICE, 8 Qershor/ATSH/- Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi, Biznes Albania mori pjesë në Panairin që u zhvillua në Delta City në Podgoricë me 15 ekspozues artizanësh nga zonat e Liqenit të Shkodrës.
Panairi u zhvillua në një ambient të populluar tek e saj qendre tregtare me prezantime të përbashkëta të produkteve tradicionale dhe inovative të zonave kufitare.
Në hapjen e panairit kishin ardhur të ftuar bizneset lokale, përfaqësues të Ministrive malazeze dhe të organizatave ekonomike dhe të SME, përfaqësues të Ambasadës shqiptare në Malin e Zi si dhe përfaqësues të Delegacionit Evropian në Podgorice, etj.
Në fjalën e saj Presidentja e Federatës të Punës të Malit të Zi, Svetlana Vuksanoviç foli, ndër të tjera, për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm firmash në Panair dhe falenderoi delegacionin e Biznes Albania për pjesëmarrjen dinjitoze në këtë aktivitet të përbashkët. Ky është projekti i parë ndërmjet dy organizatave tona, po ne do të vazhdojmë historinë e suksesit të përbashkët, përfundoi ajo.
Në fjalën e tij përshendëtëse, presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi foli për rëndësinë e zhvillimit të traditave artizanale në shërbim të turizmit në zonën e Liqenit si dhe për prioritet që i kushton ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian për fuqizimin e itinerareve turistike në dy anët e kufirit.
Ne, tha ai, duam që artizanet e të dy anëve të kufirit të jenë pika e referimit të zhvillimit të traditës të kësaj zone atraktive për turistin e huaj. Artizanet të pranishme në këtë panair po tregojnë nëpërmjet veprave të tyre te artit historinë, traditën dhe të tashmen e zhvillimit të këtij sektori .
Panairin e përshëndetën përfaqesues të ambasadës shqiptare në Mal të Zi si dhe përfaqësuesi nga Ministria e Zhvillimit të Turzmit të Malit të Zi.
Në një prononcim për TV , Drejtori i projektit Koli Sinjari e konsideroi Panairin si një vazhdim të aktiviteteve të një pasnjëshme që Biznes Albania dhe Federata e Punë dhënësve organizojnë për të promovuar aktivitetet dhe arritjet në fushën e turizmit rreth Liqenit të Shkodrës. Produktet artizanale janë pjesë e gamës të produkteve turistike që po promovojmë në dyanët e kufirit.
Panairi u vizituar nga një numër i konsiderueshëm vizitorësh dhe mallrat e ekspozuara u pëlqyen dhe u blenë prej tyre. /a.gegvataj/










