Biznesi gjerman në Tiranë: Të shqetësuar për klimën politike! Shqipëria në BE më shumë investime

Biznesi gjerman në Tiranë: Të shqetësuar për klimën politike! Shqipëria në BE më shumë investime

Stephanie Sieg

Krizës politike në Shqipëri nuk po i duket fundi. Deri tani nuk ka asnjë shenjë që palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje. Opozita ka paralajmëruar të zhvillojë më 2 qershor protestën e 7-të kombëtare antiqeveritare  Ndërsa qeveria nën kryeministrin Edia Rama dhe partia e tij PS hapin  më 1 qershor fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat opozita jashtë parlamentare, e kryesuar nga Partia Demokratike, (PD) do t'i bojkotojë. 

Mungesa e dialogut dhe kompromisit brenda sistemit politik demokratik po dëmton  ekonominë e vendit dhe po i bën investitorët e huaj të distancohen nga idetë e tyre për të investuar në Shqipëri, në një kohë kur investimet e huaja mbeten karburanti kryesor për të zhvilluar ekonominë e vendit.

Stepanie Sieg, Presidente e DIHA-s, (Deutsche Industrie und Handelsvereinigung in Albanien- Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregëtisë në Shqipëri) thotë për DW se situatat politike kanë përherë ndikim ndaj investimeve të huaja, por edhe atyre vendase.

"Ne, si DIHA, mund të shohim mes anëtarëve të shoqatës shqetësimin e tyre për vazhdimin e situatave të tilla, që i mban ata larg nga përqendrimi në ҫështje të domosdoshme si emigrimi i punonjësve me kualifikim të lartë, përmirësimi i arsimit dhe politikave për të tërhequr investime të huaja. Pavarësisht situatës politike, atraksioni i Shqipërisë duhet të jetë më i dukshëm, më i pranishëm dhe të ketë më shumë publicitet në tregun global, thotë për DW, Presidentja e DIHA, Stephanie Sieg.

Presidentja e DIHA-s, Stephanie Sieg, thotë se biznesi i huaj, që operon në Shqipëri, mendon ndryshe. "Ne, si gjermanë, mendojmë që ҫmimet e lëndëve  të para si energjia dhe uji janë të arsyeshme. Natyrisht përmirësimi, sidomos i tregut të energjisë me energji diellore, të erës dhe ujit do të kenë ndikim pozitiv mbi ҫmimet. Vetë investitorët e huaj po investojnë në infrastrukturë. Ne besojmë që duke hyrë në BE, Shqipëria do të marrë një nxitje drejt drejtimit të duhur dhe do të shohim më shumë investime të huaja në Shqipëri" thekson për DW, Stephanie Sieg.

Biznesi vendas që ndjen më shumë se investitorët e huaj në Shqipëri,ndikimin e krizës politike, i ka brë thirje qeverisë dhe opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të nxjerrin vendin nga kriza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 02/06/2019 23:46

    Gjermania ka probleme tjera!!! Dutsche Bank (banka me e madhe gjermane) IMPLOSION me 04.06.2019!!! Ne te njejten kohe (04.06.2019) ne Zvicer "Historic Bonds" to be made liquid!!! Me 04.06.2019 Trump do te gjendet ne UK, me c`rast do ti sjelle The Queen dokumentet te cilat ajo do ti firmos me date 03.06.2019, ku perfundimisht do te perfundoj epoka ku US-citizen do te pagonin TAX-at ne Bank of England, Vatican Bank dhe Central Banks across the globe!!! The Global Currency Reset is here!!! Kjo fundjave do te mbahet ne mend si:"Gold-Backed Weekend"!!!Pra FIAT DOLLAR lamtumire!!! Wellcome new gold/asset-backed US Note!!! Redaksi e nderuar, ju jeni te paret qe merrni informate nga une, para se ato te behen puplike. Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive