Biznesmenë nga Estonia, interesim për portin e Durrësit

Një grup biznesmenësh nga Estonia, përfaqësues të Dhomës ndërkombëtare të Tregtisë së këtij vendi vizituan sot paradite portin e Durrësit.
Ata u pritën nga Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i APD, Gazmend Shalsi, i cili i njohu me situatën aktuale në portin më të madh të vendit tonë. Duke iu përgjigjur interesimit të biznesmenëve estonezë, z. Shalsi foli më pas për kapacitetet e portit të Durrësit, si dhe për të ardhurat kryesore që sigurohen nga përpunimi i trageteve, udhëtarëve, kontejnerëve, etj. Ai tha se pjesën më të madhe të eksporteve nga porti e zenë mineralet, klinkeri dhe çimento, etj.
Grupi i përfaqësuesve të Dhomës së tregtisë së vendit verior, që drejtohej nga sekretari i përgjithshëm i Dhomës ndërkombëtare të Tregtisë, Tiit Tammemagi, u interesua më pas për hapësirat e investimit në vendin tonë, si në energjitikë, në bujqësi dhe në turizëm.
Grupi i zgjeruar i biznesmenëve nga Estonia vizitoi më pas Terminalin e Mallrave Gjenerale, i cili administrohet nga Drejtoria e përgjithshme ekzekutive e APD.
Republika e Estonisë ndodhet në Evropën veriore. Ajo ka një popullsi prej rreth 1.4 milion banorë dhe një sipërfaqe prej 45.226 km katrore. Kryeqyteti i Estonisë është Talini. /atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik