Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së.
E konfirmoi vetë kreu i grupit, Bledi Çuçi duke bërë dhe një paralelizëm me rastin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili u përjashtua nga grupi PS.
“Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë. Problem është që nuk është present. Saimir Tahiri ka qenë prezet" tha Çuçi në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai rezulton i larguar nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendndodhja e tij.
Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.
Ndërsa më 8 tetor 2023 u mor i pandehur për herë të dytë në mungesë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”.
Arben Ahmetaj vijon të gëzojë mandatin e deputetit por prej 24 gushtit 2023 administrata e parlamentit i ka ndërprerë pagën dhe shërbimet mbështetëse.
Lajmi ne perditesim...
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
60.9%
-
Jo
26.5%
-
S'i dihet
12.6%
Vota total: 3013
Lajme të tjera
-
Zëdhënësja e PD: Berisha të përballet me drejtësinë, mos të fshihet si struci! Po i përdor demokratët siç bën Hamasi
14 Nëntor, 14:55
-
Në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj nga arratia bën rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros ndaj 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare
8 Nëntor, 10:51
-
Preç Zogaj: Vendi i betejës është gjykata
28 Tetor, 11:10
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj
28 Tetor, 10:23
-
Në familjen Berisha zbarkon SPAK, nusja Armina, poston video duke hequr qimet me lazer
22 Tetor, 09:36
-
Arratisja e Arben Ahmetaj, SPAK kërkesë ‘Facebook’-ut për ta gjurmuar: Na ndihmoni për vendndodhjen
17 Tetor, 12:56
-
'Pse nuk qëndroi të bënte burgun si të tjerët?' Gazetari Bregu në 'Pa Protokoll': Të gjithë biznesmenët në Shqipëri janë në dosjen e Ahmetajt
13 Tetor, 21:34
-
Privatizimi i “Buka’ Sh.a, Arben Ahmetaj reagon sërish nga arratia: Unë 'delja e zezë’, po më bëjnë gjyq popullor
12 Tetor, 12:59
-
Privatizimi i ish-fabrikës së bukës, Ahmetaj reagon nga arratia: Presion që unë të mos flas, kam mbrojtur interesin e shtetit
11 Tetor, 13:09
-
Privatizimi i ish-furrës së bukës, Ahmetaj reagon nga arratia: Tentojnë të ndërtojnë tek unë 'delen e zezë'! SPAK vrull politik, ‘skenari’ ndaj meje si film horror
8 Tetor, 14:35
-
EKSKLUZIVE/ Arben Ahmetaj sërish i pandehur në SPAK, këtë herë nën akuzë për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës në Tiranë, sot 'Emerald Center'! I shkaktoi shtetit 7 mld lekë të vjetra dëm
8 Tetor, 10:37
-
Kërkoi heqjen e sekuestros së llogarisë bankare me vlerë 108 mijë euro, GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt
26 Shtator, 14:45