Bledi dhe znj.Tefta gatuajnë
“Stroganof” & "Sallatë me panxhar”
Dita e gatimit në emisionin “Reze Dielli” ka nisur ndryshe sot, ku zonja Tefta nuk ka qenë e shoqëruar si çdo ditë vetëm nga moderatorja Eneda por edhe nga një i ftuar special. Bledar Koçibelli është një
Dita e gatimit në emisionin “Reze Dielli” ka nisur ndryshe sot, ku zonja Tefta nuk ka qenë e shoqëruar si çdo ditë vetëm nga moderatorja Eneda por edhe nga një i ftuar special.
Bledar Koçibelli është një kuzhinier me përvojë në fushën e kuzhinës, i cili i është bashkuar rubrikës “Të gatuajmë së bashu me zonjën Tefta” në televizionin “A1 Report” në këtë ditë feste.
“Sallatë me panxhar” dhe “Stroganoff” kanë qenë recetat, të cilat janë përzgjedhur për tu gatuar.
Më tej Bledi ka rrëfyer pasionin e tij për kuzhinën, ndërsa tregon se ka filluar fare rastësisht të gatuajë.
Që në moshën 17 vjeçare ai është larguar në Greqi dhe në moshën 19 vjeçare filloi punë në një bar.
Po të njëjtët persona që kishin barin, duke parë dëshirën e tij për të gatuar i ofruan punë në restorantin që hapën më pas.
Aty ai filloi të kuptonte se kishte dëshirë dhe aftësi të përfshihej në botën e larmishme të gatimit.
Bledi ka përzgjedhur dy receta të shijshme dhe të stinës për të gatuar së bashku me zonjën Tefta, ashtu siç ajo bën çdo mëngjes për amvisat që e ndjekin përmes ekranit të A1 Report.
“Gatimi është si arti, duhet fantazi dhe shumë dashuri për të”, ka shprehur Bledi gjatë bisedës, ndërkohë që edhe gatuante.
Një tjetër e veçantë e Bledi ishte dhe fakti se gdhend fruta dhe perime duke i dhënë atyre forma dhe trajta të ndryshme ashtu siç bëjnë skulptorët me veprat e tyre.
Mes batutave, humorit dhe rrëfimit të Bledit në lidhje me profesionin e tij ata kanë arritur të realizojnë dy gatime mjaft interesante.
Receta e parë, Sallatë me panxhar
Përbërësit: Panxhar
Salcë kosi me lëkurë portokalli, limoni dhe pak sheqer të zi, piper
Stika të gjelbra
Gjethe mente
Kërcell panxhari
Receta e dytë, Stroganoff (me prejardhje nga Rusia, por e përdorur në shumë vende të botës. Në shek e VIII- të dhe në Shqipëri)
Përbërësit:Mish Viçi
Qepë
Hudhra të paprera
Kërpudha
Miell
Lëng mishi
Mustardë
Shoqëruesja e Stroganof, Pure me selinoPërbërësit:Selino 400 gr
Kripë
Piper i zi
Pana kuzhine jo e ëmbël 50 gr
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
52/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 68081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE-Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: E rrëmbyet, bëjmë kallëzim penal
11 Tetor, 10:18
-
La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)
11 Tetor, 09:54
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, sekuestrohet automjeti, paratë dhe sendet elektroshtëpiake (EMRI)
11 Tetor, 09:51
-
Tiranë/ U kap me 2.1 kg kanabis, arrestohet në flagrancë 31- vjeçari
11 Tetor, 09:25
-
Uragani Milton, shkon në 10 numri i viktimave! Ja pamjet që tregojnë Floridën të rrënuar (VIDEO)
11 Tetor, 09:00
-
Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Tetor, 08:53
-
Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar
11 Tetor, 08:35
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor, 08:24
-
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
11 Tetor, 08:20
-
Media spanjolle 'El Economista': Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqipërisë
11 Tetor, 08:19
-
Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna
11 Tetor, 08:16
-
Uragani Milton në Florida, 10 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO+VIDEO)
11 Tetor, 07:58