Bledi Strakosha mes puthjesh dhe adhurimesh

Bledi Strakosha mes puthjesh dhe adhurimesh
Moderatori i njohur Bledi Strakosha vjen në një rrëfim të veçantë. Në këtë intervistë të gjatë, Strakosha rrëfen për 24 orët e tij dhe më gjerë. Gjithçka lidhet me tipin, karakterin dhe profesionin e moderatorit por jo vetëm…

Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?

Unë pi dy kafe mëngjesi, njërën në shtëpi, e tjetrën jashtë saj. Në shumicën e rasteve të parën e pijë vetëm e të dytën me miqtë e ngushtë ose familjarët.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Me puthje dhe me adhurim.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Varet nga trafiku, por nuk shkon më shumë se 30 minuta në rastin më ektrem. 20 minuta normalisht. Rrugën e përshkoj me makinën time.

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Kur gjërat s'shkojnë siç do të doje edhe e them.

Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Unë them vetëm një gënjeshtër: për 5 minuta jam aty. Ndërkohë që do të më duhet më shumë për të mbërritur. Më shumë më gënjejnë ç'është ë vërteta dhe unë e urrej gënjeshtrën.

E mbani veten për të shkathët?

Varet se në ç'kuptim, por po, jam mjaftueshëm i shkathët.

bledi strakosha

Dreka zakonisht ju gjen…?

Në shtëpi kryesisht, por dy-tri herë në javë edhe jashtë saj.

Cilët janë vendet që ua beson drekën?

Varet se ku ndodhem e se për ç'arsye vendosa të mos ha në shtëpi. Por zakonisht ulem me miqtë ose me të afërmit në një restorant pranë shtëpisë time ku porosis gjithnjë pica, sepse aty bëhen picat më të mira në botë për mua.

Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?

Nëse kam ftuar unë, paguaj unë.Nëse më kanë ftuar paguajnë ata që më ftuan. Por zakonisht paguaj, ç'është ë vërteta, sidomos nëse jam me një fëmër. Kur mblidhemi shumë miq paguan sejcili të vetën.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Ç'ndodh?

Unë ha shumë, kështu që zor se stomaku më lë ta harroj një vakt, por shpesh s'kam mundësi ta ha sepse jam në një takim të tejzgjatur, ose në punë.

Celulari që përdorni?

Sony Xperia S.

Firmat tuaja më të preferuat?

Varet, unë zgjedh atë që më rri mirë dhe kaq. Mund të jetë firmë e shtrenjtë ose jo. Por Hugo Boss është i preferuari im.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s'ju shkon pra nje lloj stili?

Ka disa dhurata të "pa qëlluara" të cilat nuk i vesh. Rrobat që janë blerë nga unë pastaj i vesh thuajse të gjitha. Unë kam stil mjaft minimalist ndaj edhe garderoba ime ka gjëra të pangarkuara.

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

E bardha dhe e zeza.

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Besoj se ecin bashkë.

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

Tufa me lule, por vërtet të bukura e të mëdha.

Jeni i shoqërueshëm apo i ftohtë si tip?

Jam shumë i shoqërueshëm, por nëse dikë nuk e njoh, herën e pare jam shumë i ftohtë.

I takon miqtë e vjetër?

Padyshim. Ata janë shtylla kurrizore e shoqërisë, megjithëse thuajse shumica e tyre tashmë jetojnë jashtë Shqipërisë, por lidhemi me skype ose facebook
gjithnjë.

Punoni dhe pasditeve?

Ju e dini që puna në TV s'ka orare. Punon pasditeve, në mëngjes, në mbrëmje, natën vonë Por këto kohë jam relativisht i lirë.

Mbrëmjet zakonisht I kaloni me miqtë apo shlodheni në shtëpi?

Me miqtë, kryesisht në shtëpi. Duke parë filma e dokumentarë e duke biseduar për gjërat tona.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Varet nga pubi e nga njerëzit me të cilët do të shkoj, por do thosha më shumë një film.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Dëgjoj muzikë.

Në ç'orë shkoni për të fjetur?

Kur më flihet vërtet gjë e keqe. S'para fle para orës 3 të mëngjesit.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur