Blendi Çuçi:Përdorimi i teknologjisë
nuk garanton besim mes palësh

Blendi Çuçi:Përdorimi i teknologjisë<br />nuk garanton besim mes palësh<br>
Bashkë-kryetari i komisionit zgjedhor, Bledi Çuçi, ishte i pranishëm në konferencën për “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje”.

Çuço tha se raporti i OSBE-ODIHR ka bërë disa ankesa lidhur me zgjedhjet por nuk ka specifikuar ndonjë parti politike.

“Në të paktën 3 vitet e fundit, në raportet e ODIHR, duhet të ngrihet besimi mbi optikën se këto janë probleme që duhet t’i zgjidhim bashkarisht,” tha Çuçi.

Përsa i përket teknologjisë në zgjedhje, bashkë-kryetari i komisionit zgjedhor tha se “përdorimi i teknologjisë nuk garanton besim mes palësh, përkundrazi besimi mund të bëhet që përdorimi i teknologjisë të sjellë sukses në procesin zgjedhor”.

Edhe këto zgjedhje kanë pasur problemet e veta, prandaj kemi ftuar prezencën e ODIHR për të monitoruar standardin e zgjedhjeve në Shqipëri. Në raportet e ODIHR, ka vërejtje por nuk vendoset gishti te një forcë e caktuar politike.

Ato janë probleme që i kalon përgjithësisht i gjithë zhvillimi i Shqipërisë. Duke thënë se janë probleme edhe të mazhorancës edhe të opozitës. Në të paktën 3 vitet e fundit, në raportet e ODIHR, duhet të ngrihet besimi mbi optikën se këto janë probleme që duhet t’i zgjidhim bashkarisht.

 

Kemi diskutuar që ende disa nga problemet, mund t’i zgjidhim në të mirë të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje. Ka vend dhe unë ndaj të njëjtin mendim ku mund ta përdorim teknologjinë, por ka dhe aspekte ku duhet të jemi të kujdesshëm nëse duhet t’i përdorim apo jo.

Shpresoj që edhe ky takim të ndihmojë kolegët e mi të komisionit të reformës zgjedhore por dhe opinionin publik për të kuptuar avantazhet dhe limitet e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.

Përdorimi i teknologjisë nuk garanton besim mes palësh, përkundrazi besimi mund të bëhet që përdorimi i teknologjisë të sjellë sukses në procesin zgjedhor,”
 tha Çuçi.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie