Bllokimi i rrugëve nga opozita, procedohen 33 liderë politikë dhe 24 protestues/ Emrat "VIP"

Policia ka proceduar penalisht krerët e opozitës për bllokimin e disa akseve kombëtare, gjatë protestës së fundit të udhëhequr prej tyre për mosbindjen e qytetarëve, si formë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë për rritjen e taksave.

Lulzim Basha, Xhelal Mziu, Nard Ndoka, Luan Rama, Flamur Noka, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho dhe të tjerë janë proceduar si organizatorë të tubimeve të paligjshme, të kryera në Vorë, Milot, Bradashesh e kështu me radhë. 

Mes përfaqësuesve të tjerë politikë të proceduar janë edhe Arben Ristani, Viktor Tusha, Voltana Ademi, Nora Malaj, Oerd Bykykbashi, Edi Paloka, Bardh Spahia, Fiqiri Ismaili, Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oriola Pampuri, Nada Meçorapaj, Kejdi Mehmetaj, Luçiano Boçi, Endri Hasa. etj.

Ja deputetët dhe kryetarët e bashkive të proceduar sips zonave ku protestuan

Tiranë
Lulzim Basha
Edi Paloka
Nard Ndoka
Luan Rama
Fiqiri Ismaili
Arben Ristani
Fiqiri Ismaili
Xhelal Mziu

Elbasan
Monika Kryemadhi
Edmond Spaho
Kejdi Mehmetaj
Luçiano Boçi
Endri Hasa
Klevis Balliu
Edmond Panariti
Ervin Salijanji

Lushnje
Enkeljed Alibeaj 
Myslim Murrizi
Tritan Shehu
Luan Baçi
Oriola Pampuri
Nada Meçorapaj
Oerd Bylykbashi

Kurbin
Flamur Noka
Viktor Tusha
Nora Malaj
Bardh Spahia
Voltana Ademi
Aldo Bumçi
Andon Frrokaj
Përparim Spahiu
Lindita Metaliaj
Lorenc Luka

Procedimet për Organizim e pjesëmarrje të paligjshme

Komisariati i Policisë Vorë
Në Tiranë, janë proceduar penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestën e jashtëligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2018.Në datë 5 prill 2018, në autostradën Tiranë - Durrës nga ora 09:30 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës.

Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë e 30 minuta.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuara nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjektet politike, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me organizatorë 8 shtetas: L.B., 44 vjeç, banues në Tiranë, F.I., 52 vjeç, banues në Tiranë, Xh.M., 51 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, N. N., 55 vjeç, banues në Tiranë, L. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, N. B., 51 vjeç, banues Tiranë.

Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

Elbasan
Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:00 tek rrethrrotullimi i Shijonit, në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, Njësinë Administrative Bradashesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal , për 12 organizatorët, konkretisht shtetasit . L.B, 51 vjeç banues në Elbasan, E.S, 60 vjeç, banues në Tiranë, E.H, 52 vjeç, banues në Tiranë, A.B, 52 vjeç, banues në Elbasan, M.K, 44 vjeç, banuese në Tiranë, E.H, 37 vjeç, banues në Tiranë, K.B, 29 vjeç, banues në Tiranë, E.P, 58 vjeç, banues në Tiranë, E.S, 30 vjeç, banues në Tiranë, K.M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, F.H, 43 vjeç, banues në Tiranë, I.E, 57 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” e parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë; K.B., 29 vjeç, banues në Cërrik, S.G., 20 vjeç, banues në Cërrik, E.B., 28 vjeç, banues në Peqin, M.G., 24 vjeç, banues në Cërrik .Po punohet për identifikimin dhe proçedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm. Si dhe u proceduan penalisht edhe disa persona per pjesmarrje aktive ne tubim. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Kurbin
Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët. Konkretisht për shtetasit: F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë, L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër.

Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë : G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.

Lushnje
Në vijim të komunikatës në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datë 05.04.2018 në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës", procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestë. Në datë 5 prill 2018, në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës", Lushnje, nga ora 09:50 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje–Tiranë, në të dyja drejtimet e lëvizjes.

Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë. Policia e Lushnjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike me organizatorë 7 shtetas: M.M, 50 vjeç banues në Tiranë, E.A, 45 vjeç, banues në Tiranë, O.B, 44 vjeç, banues në Tiranë, O.P, 45 vjeçe, banuese në Tiranë, T.Sh, 69 vjeç, banuese në Tiranë, N.M, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, L.B , 56 vjeç, banues në Tiranë. Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdosh: 08/04/2018 18:10

    Ishin te ndergjegjshem qe po prishnin rendin publik. Duhet te jetojne me pasojat. Me duket se shumica jane nga Tirana. Kjo tregon qe "mosbindja civile" si cdo gje tjeter eshte flluske sapuni dhe artificiale. Nuk ka fryme, nuk ka levizje popullore sepse populli nuk eshte budalla. Mosbindje civile me njerez te importuar dhe me kalendar qe ndryshon sipas oreksit te liderave te opozites nuk ka. Mosbindja civile krijohet nga populli, eshte spontane dhe nuk ka nevoje per njerez te importuar. Kuda ne cdo vend te botes mund te mbildhen 300-500 veta dhe blookojne rrugen, per cdo arsye. Po ky bllokim rruge nuk e bene veprimin mosbindje civile. Lexo https://www.britannica.com/topic/civil-disobedience

    Përgjigju
  • Kush ?: 08/04/2018 17:25

    Lumi Lana i ka nxjerr gjithe keto mbetje?

    Përgjigju
  • opinion.: 08/04/2018 17:18

    nuk kupton askush sesa eshte legjitime kjo polici e gjykaya,kure nuk denoncohet dhe gjykohet askush per 36 tone produkte barishte kanabis ne eksporte ne evrope,sipas mediave te huja,613 kg eksporte te ps rama nga kolumbia.alore ksja i thojn rama ps po pordhin me legen.

    Përgjigju
  • Ylberi: 08/04/2018 17:15

    Ta shijojme TIMONIERIN E VETEM PA OPOZITE PO SHIKOJME DICKA SHPERSE PER SAJMIR TAHIRIN SI SHPRESE PER TE FITUAR VOTIMET PA SAJON PS NUK FITON DOT

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 08/04/2018 12:23

    Dhe tash te gjithe do mbrohen duke thene se eshte ndjekje politike me urdher te Rames e te kryeprokurores Marku,duek tentuar ta mbrojne krimin e vertet,mendoi se prokuroria ne kete rast duhet te veproi me dore te hekurt dhe qe kjo klike vrastare te mesoi nje here e mire qe edhe ne enderr nese i paraqitet te kene frike ta bejne te njejten,bile te kene frike tua tregojne edhe grave apo burrave te tyre sepse turpi nuk egziston per "demokratet",por edhe demi i bere duhet te riparohet nga xhepat e tyre,ndryshe sdo mbushen mend kriminelet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja