“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”/ I procedoi policia, por Basha-Vasili sulmojnë Prokurorinë?!

“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”/ I procedoi policia, por Basha-Vasili sulmojnë Prokurorinë?!

Petrit Vasili, Lulzim Basha dhe Arta Marku

Një reagim të çuditshëm kanë mbajtur sot kreu i PD-së Lulzim Basha por edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, lidhur me procedimin penal që ka bërë policia e shtetit, ndaj disa prej organizatorëve të protestave të paligjshme të pak ditëve më parë, kur mjaft qytetarë dhe përfaqësues të opozitës bllokuan disa rrugë të vendis si mosbindje ndaj qeverisë.

Si Basha ashtu edhe Vasili akuzuan Prokurorinë e Përgithshme dhe kryeprokuroren Arta Marku për këto procedime, në një kohë që procedimin e ka bërë Policia e Shtetit dhe Prokuroria mund ta marrë ashtu sikurse mund të mos e marrë në konsideratë për të vijuar hetimet lidhur me këtë çështje.

Basha tha se procedimi i sotëm ishte një gjest qesharak nga hetuesia Rama-Marku, ndërsa Vasili theksoi se Prokuroria ishte kthyer kundër popullit të saj dhe në një zyrë të narko-qeverisë, në një moment kur Prokuroria e Përjgithhsme nuk ka njoftuar ende për nisjen e ndonjë hetimi për protestat.

Siç duket, në një moment kur reforma në drejtësi po jep rezultatet e para të ndjeshme, kur disa gjykatës janë përjashtuar nga vettingu dhe kur për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla ka nisur një hetim penal, duket se politikanët janë gjithnjë më të shqetësuar dhe akuzojnë Prokurorinë dhe jo policinë, edhe kur e para nuk ka asnjë lidhje, pasi janë të ndërgjegjshëm se gjithsesi është organi i akuzës, ai që në fund përpilon letrat dhe vijon hetimet, që më pas mund të çojnë drejt gjykatave, politikanë dhe zyrtarë të korruptuar nga të gjitha krahët e politikës.

Ky reagim vjen pasi një dokument i Prokurorisë së Përgjithshme zbulon se janë 76 zyrtarë të shtetit, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, që po verifikohen në mënyrë të thelluar, për të shkuarën e tyre të mundshme kriminale. 

Prokuroria përfundimisht kundër popullit dhe është bere si zyre e narkoqeverisë.

Prokuroria e beri zgjedhjen e saj qe te jete gjymtyre e qeverise dhe instrument i saj kunder popullit, kundër te drejtës, kundër ligjit.

Ka zgjedhur prokuroria te mbroje gangsteret e policise, qe arrestuan qytetaret kukesiane naten ne gjumë duke dhunuar hapur ligjin dhe cdo te drejte.

Kjo prokurori, qe i eshte kundervene popullit dhe qe nuk arreston ata qe sabotuan kapjen e rrjetit te droges ne rastin e 613 kg kokaine, qe nuk arreston ish ministrin e brendeshem te droges,qe nuk hap dosjet e zeza te korrupsionit te qeverise, por qe arreston te varferit per 50 mije leke energji elektrike, per riparimin e catise pa leje, per riparimin e gardhit ne fshat, e ka humbur cdo besim te popullit.

Populli nuk e njeh më kete prokurori shnderruar ne nje zyre te rendomte te kriminalizuar te narkoqeverise.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 08/04/2018 15:13

    Marku veprim I gabuar qe quhet POLITIK . Z MARKU PRITET TE HETOJE GJITHE POLITIKANET SOCJALISTE DHE DEMOKRAT DHE TE KAPET VETEM TEK SHTEPITE QE KANE DHE LLOGARITE NE BANKE N Q S MARKU NUK E FILLON KETE IVESTIGIM TE GJERE EDHE MARKU DO PERFUNDOJE NE KOSH TE PLEHRAVE SI LLALLA

    Përgjigju
  • Hahaaaaaaa: 08/04/2018 14:53

    Vasilqia..Basha...lolo qe qeshin kalamajte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës