Bllokimi i Shkollës së Magjistraturës, SHBA: Dështim i partive, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit

Bllokimi i Shkollës së Magjistraturës, SHBA: Dështim i partive, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit

Ambasada e SHBA në Tiranë

Pasi Kuvendi dështoi të miratojë ligjin për Magjistraturën këtë sesion parlamentar, ka ardhur reagimi i SHBA-ve. I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Muniz, e konsideron “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, Muniz u shpreh se bëhej fjalë për “një amendim të thjeshtë të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës". "Shkolla e Magjistraturës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë – jashtë ndikimit politik – në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre".

Politikanët shqiptarë – vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane - "kishin mundësinë ta ndërmerrnin këtë hap të thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë".

Sipas tij, “vetingu po ecën më shpejt, dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan sëbashku për të mbështetur Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi”, përfundon reagimi i Muniz.

Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës u shkaktua për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme. Por ky propozim u kundërshtua nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/07/2018 15:56

    S'e kuptoj pse i fusin te gjithe ne nje thes kur thone deshtim i te gjitha partive politike, kur mazhoranca ishte e gatshme ta miratonte ligjin per magjistratet dhe ka mbi 3 jave qe ben thirrje opozites ta votoje.

    Përgjigju
    • Ilo: 24/07/2018 16:19

      Po mazhoranca ishte sipas kushteve te saj ndersa kushte nga opozita nuk ka e kupton qe kompromisi behet o pa kushte nga te dy palet ose me kushte nga te dyja

  • Tirona: 24/07/2018 15:55

    Sa ishte lu keta byth pambuket votonin si dhit pa perjadhtim .Duroni se ka cecua bicak do ta votoni si dhit prap dhe do ngrini flamurin se ishte merita juaj o kopilat e Kombit.Ishalla vdisni se na keni nxi jeten 28 vjet byth qirat e mutit ju qifsha rracen.

    Përgjigju
  • Ilo: 24/07/2018 15:48

    A c'na cani trapin mbani Zaganjorin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë