Blushi: Rama thirri Nanon në 
betejë kundër meje, tregoi frikë

Blushi: Rama thirri Nanon në <br />betejë kundër meje, tregoi frikë
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, një nga kritikët e hapur të Edi Ramës u shpreh te “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, se kryetari i PS e ftoi Fatos Nanon në betejë kundër tij.

Sipas tij, Rama në Kongresin e 19 marsit kur falenderoi Nanon, tregoi masën e frikës dhe jo të respektit ndaj paraardhësit të vet.

"Natyrisht nuk e thirrën se e respektojnë, sepse këtë respekt mund t'ia kishin dhënë më përpara, që ditën kur iku e në Kongrese të tjera të PS. Por, e thërritën edhe Nanon kundër meje. Dhe për dinjitetin e vet nuk u paraqit se s'mund të paraqitet në këtë betejë. Edi Rama, aq shumë u frikësua në këtë Kongres sa e thërriti Fatos Nanon në betejë kundër meje, apo kundër shumë njerëzve që mendonin ndryshe nga ai në atë Kongres. Tregon masën e frikës dhe jo të respektit të Edi Ramës ndaj paraardhësit të vet", u shpreh Blushi. 

Ai rrëzon edhe shifrat zyrtare të PS për referendumin, kur shprehet se votuesit nuk janë më shumë se 40% e anëtarësisë, ndryshe nga sa thotë PS për 83%. 

Në vijim të qëndrimeve të tij kritike dhe insistimit për bërjen e zgjedhjeve për kreun e  PS, Blushi paralajmëron edhe kthimin në Parti Politike të Lëvizjes "Shqipëria mbi Partinë", kur thotë se është duke testuar anëtarësinë socialiste. Blushi fton në lëvizjen e tij edhe demokratët e zhgënjyer nga Partia Demokratike. 

Gjithashtu, Blushi shprehet kundër futjes së lëndëve fetare në sistemin arsimor. Sipas tij, lëndët fetare janë një çështje e parëndësishme, pasi siç shprehet ai, shkolla nuk vuan nga mungesa e njohurive për fenë.

“Më duket e parëndësishme. Është shpejt të them e dëmshme. E para se nuk besoj se shkolla vuan, se nxënësit nuk kanë njohuri mbi fenë. E dyta nuk jemi një vend që e kemi akoma këtë shqetësim. Shkollat nuk vuajnë nga kjo gjë, vuajnë nga çështje të tjera dhe kjo nuk është një reformë. Shkolla ka nevojë për reformim për arsye të tjera. Kjo është totalisht jo thelbësore e cila po krijon një debat që reformon shkollat”, u shpreh Blushi.
 
Do doja ta nisnim bisedën nga ngjarja e javës apo e muajit, vizita e Kryeministrit Rama në Washington, takimin me presidentin Obama dhe zv/presidentin Biden si e komentoni ju? ishte e suksesshme apo rutinë që nuk prodhoi diçka?
Unë besoj se çdo vizitë e tillë është e rëndësishme për Shqipërinë dhe marrëdhëniet 25 vjeçare me SHBA. Vizita është historike, edhe për mesazhet e saj. Besoj se janë frymëzim të tilla vizita për të vazhduar rrugën e reformave, e cila mbetet një pikë e nxehtë jo vetëm për marrëdhëniet ndërpolitike por edhe në raport me komunitetin ndërkombëtar dhe me SHBA që mbetet një pikë e rëndësishme. Shpresoj që takime të këtij niveli t’i shërbejnë Reformës.
 
E vetmja marrëveshje që u nënshkrua ishte ajo e ministrit Tahiri me shefin e FBI-së, ju mendoni se do ndryshojë diçka në drejtësinë shqiptare pas kësaj vizite, do ketë të ndëshkueshëm?
Unë kam folur për këtë çështje në parlament, jam një prej pak deputetëve në atë sallë që kam filluar të dyshoj se kjo shtyrje e reformës prej 6 muajsh, mos realizimi i dekriminalizimit, mosmiratimi i Byrosë, më ngjajnë si një marrëveshje e heshtur për t’i shtyrë gjërat.
 
Marrëveshje mes kujt?
Mes palëve në Kuvend, dhe kjo s'është një gjë që s’ka ndodhur në 25 vjet. Rama është shprehur se asnjë nga deputetët socialistë dhe asnjë nga deputete e kryetarët e PS nuk i prek ky ligj. E para, nuk jam i prirur ta besoj se pati një sensibilitet të lartë për ligjin e dekriminalizimit, ishte një kusht i BE që më në fund u miratua, mbas një përçapje të gjatë që e ka dëmtuar në thelb ligjin, por që u miratua më në fund në dhjetor të 2015. Nëse kryeministri thotë se u miratua ligji kot se s'do kapi askënd, çështja është pse u miratua dhe pse u negociua kaq gjatë duke kursyer dhe detaje se mund të shpëtojë dikë siç kam dëgjuar.
 
Mund të jeni më të qartë në këtë pikë?
Po them çfarë kam dëgjuar, s'kam hyrë në detaje. Ajo që them si qytetare është se si ka mundësi që një ligj aq i përfolur ka 4 muaj që nuk zbatohet dhe askush nuk penalizohet, as deputet as nëpunës të administratës. Pse duhet të presim kaq gjatë për të zbatuar një ligj, taksat ua marrin para miratimit të buxhetit kur vjen puna të ndëshkimi jo duhet të presim. E keni parasysh njerëz që prangosen se nuk paguajnë 500 lekë energjinë, po ata që nuk paguajnë 200 mln janë prangosur jo, prandaj them se në perceptim gjithkush pret që reforma të garantojë ndëshkueshmëri. Prandaj them se ligji i dekriminalizimit është një parathënie e ndëshkimit.
 
Po pse ka dështuar, çfarë duhet bërë që të zbatohet?
Nëse i shkojmë logjikës së Ramës që s'do kapë askënd kemi dy çështje, ose vërtetë në atë parlament e në pushtet lokal s’ka njeri me precedent ose ligji është hartuar në atë mënyrë që mos kapi askënd si një salamandër që mos preki askush.
 
Çfarë modalitetetsh të tjera duhet të kishte?
Unë nuk jam negociator as hartues, unë them se ky ligj nuk po prek akoma askënd dhe kjo nuk është e drejtë. Nëse pyesim shqiptarët a ka deputetë të inkriminuar, jam i sigurt që do thonë po në masën 99%. S’ka rëndësi nëse janë demokratë a socialistë, po si ka mundësi kjo gjë?! Po devijojmë mundësinë që Shqipëria ka për të ndëshkuar pushtetarët...
 
Pse jeni skeptik për Reformën kur ka dy momente të rëndësishme, krijimi i Byrosë dhe Vetingu?
Nuk jam as hartues as negociator, por më e rëndësishmja është se si shqiptar dhe shumë deputetë sot shumë pak dihet se çfarë do të sjellë kjo reformë, shumë pak dinë cila do jetë arkitektura. Mund të jetë e mirë, por s'ka transparencë. Publiku është gjykatësi këtu. Kjo reformë ndryshon elitën e drejtësisë. Ku është garancia që me hyrjen në fuqi të Reformës, këta njerëz gjykatës e prokurorë ndryshojnë? Unë besoj se nuk ka. Po nëse kjo po negociohet kaq gjatë, unë mendoj se kjo do quhet Reformë por s'do ketë gravitet. Po flas për një perceptim.
 
Rama pushtoi shumë faqe amerikane me një deklaratë provokative kundër Donald Trump. E quani të nevojshme që kryeministri i një vendi të vogël të hyjë në fushatën elektorale të një vendi si SHBA?
Unë besoj se ne duhet të kemi një interes të vetëm sa i takon zgjedhjeve në SHBA, që janë garanti i dukshëm i mbarëvajtjes së punëve tona prej shumë kohësh. Në një kuptim interesi ynë strategjik dhe interesi ynë mos të ndryshojnë marrëdhëniet tona me SHBA.
 
Ju po lini të nënkuptohet se zgjedhja e Trump do ndryshojë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë?
Këtë nuk e di, por deri në këtë fazë fushata është orientuar brenda vendit dhe shumë pak kandidatët nuk kanë një qasje të qartë për politikën e jashtme.
 
Deklaratat e Ramës ju i mbështesni?
Unë mbështes vetëm që amerikanët të zgjedhin atë që mendojnë dhe siç mendoj që çdo amerikan të mos ndërhynte në zgjedhjet tona të lira. Edhe them se Klinton mbetet një kandidate e preferuar për shkak se politikat e saj dhe të bashkëshortit të saj në raport me Kosovën dhe Shqipërinë kanë qenë favorizuese çka do të thotë se kandidatët e tjerë duhet të paragjykohen
 
Një temë e debatueshme është, futja e elementëve, fesë në shkolla?
Më duket e parëndësishme. Është shpejt të them e dëmshme. E para se nuk besoj se shkolla vuan, se nxënësit nuk kanë njohuri mbi fenë. E dyta nuk jemi një vend që e kemi akoma këtë shqetësim. Shkollat nuk vuajnë nga kjo gjë, vuajnë nga çështje të tjera dhe kjo nuk është një reformë. Shkolla ka nevojë për reformim për arsye të tjera. Kjo është totalisht jo thelbësore e cila po krijon një debat që reformon shkollat.
 
Po ngjallet njëlloj rreziku islam, ka dhjetëra që shkojnë në luftën e Sirisë dhe zhvillohet edhe një gjyq, emri juaj është përmëndur, një nga imamët ju ka kërcënuar me prerje koke...
Unë jam në dijeni nga shtypi se këto janë raportime nga seancat gjyqësore dhe s’më thonë asgjë të madhe. S'besoj se duhet të bëhet kaq e madhe.
 
Doja t’ju pyesja për një kërcënim të fundit, a ka sfond politik kjo ngjarje?
Mua nuk më duket se ka sfond politik. Natyrisht mbetet të hetohet sa kërcënimi është i vërtetë, por fakti se policia ka nisur hetimet diçka duhet besuar. Për fat të keq edhe universitet ka hyrë krimi. Sidoqoftë besoj që opinioni publik duhet të njihet me faktin ka patur ose jo kërcënim dhe e dyta sigurisht policia duhet të zbardhë se pse një njeri nga bota e krimit ndikon në një garë për rektor të Universitet Publik. Një njeri kaq i ekspozuar çfarë interesash ka. Sidoqoftë besoj se një interes që më bën të dyshoj është. Ministria e Arsimit duhet të qetësojë palët është mbikëqyrja e palëve, e pamundur që s'ka reagim.
 
A keni informacion se këta element kriminal janë përdorur nga drejtuesit e politikës apo e PS në veçanti?
Unë nuk di çfarë është folur por s'kam informacione. Sigurisht që një deklarim i qartë dhe i prerë i MAS në emër të qeverisë do të zbehte dyshimet e njerëzve sepse heshtja bën palë ministrinë e arsimit. Nëse standardi prishet ne Universitete s’kemi garanci që ata mund të prodhojnë...
 
Si e vlerësoni kërkesën e LSI që për koncesionet mbi 4 vite të vendosë parlamenti?
Projektligji s'ka ardhur ende por mendoj se ka nevojë që një pjesë prej tyre përcaktuar me kritere të qarta ligjore të vijnë në parlament. E quaj të arsyeshme që të kalojnë në parlament.
 
Çmendim keni për skandalin "Panama Papers"?
Ditët e para u duk si gjë e madhe se di pse u sfumua.Për kompanitë offshore procedimi përmes këtyre shoqërive a duhet të ndërhyjë shteti, si markimi i naftës si duhet të veprojë shteti? Pse është hapur ky debat, sigurisht që shteti duhet të jetë aktiv.

Keni akuzuar qeverinë se e kontrollojnë oligarkët? Kush janë?
S’është akuzë e imja është e PD-së.

Ju mendoni se qeverisë i bëhet një akuzë e padrejtë nga PD?
Unë kam kritikat e mia për qeverisjen. Në 3 vite s'ka dhënë atë që duhet. Nuk mendoj se në shumë raste ka arritur të prishë monopolet në ekonomi, ndoshta po krijon monopole të reja, Ne koncesion. Bilanci në tre vjet është dëshpërues. Mund t'jua them pse. Si dhe në ç’mënyrë matet bilanci. Si e vlerësojnë njerëzit punën e qeverisë. Vendet e punës dhe shqiptarët që ikin nga vendi. Nëse kwtu ka punë ti s'ke pse ikën. Emigracion do ketë por shpresoj të vijë një ditë të ketë një ditë njerëz që të duan të vijnë këtu. Edhe ata në Siri s'duan të vijnë në Shqipëri.
 
E para unë nuk besoj në shifrat  e qeverisë, janë bërë njerëz që nuk i thonë më asgjë Shqipërisë.Këta bëjnë vetëm festa e mbledhje. Ata thonë e gjetëm Shqipërinë në humnerë dhe po përpiqemi ta nxjerrim por jemi afër saj sërish. Çdo ditë më pak se parashikimi jemi ende larg. Jemi vende me më pak investime, jemi me borxhin më të lartë. Ku kanë shkuar borxhet që janë marrë? Shoh shumë pak investime nëpër Shqipëri. Mungesa e tyre po rrënon cdo gjë. Nevoja për të ikur nga Shqipëria buron nga arsimi, po rrënohet arsimi. Hapja e shkollave publike po rrënon arsimin publik.
 
Doja t’ju pyesja si sfidant i kryeministrit, çfarë ndërhyrje do bënit në ekonomi ju nëse do merrnit drejtimin e qeverisë?
 
Unë mendoj se Shqipëria  ka domosdoshmëri nevojën për ndryshimin e modelit ekonomik.Për të rritur shpenzimet ne jemi futur në një politikë rreptësie,  për shkak të paranojës tonë jemi në varfëri kemi ndikim ndërkombëtarë  këto na kanë çuan në kurse, kurse
Varfëria jonë në rradhë të parë dhe pamundësia për një model funksional ekonomik.
 
Si do e lironit rripin?
Do rrisja shpenzimet,
 
Si rriten shpenzimet?
Ne e kemi inflacionin 0.2%, kur kjo ndodhi në shkurt thanë kjo është e përkohshme, kjo ka për të ndodhur gjithmonë. Ne kemi pak mundësi për të shpenzuar, ato pak kursime nuk i shpenzojmë nuk blejnë por i kursejnë se mendojnë se nesër do jetë më keq.
 
Pra ju jeni që të shtohet masa monetare në treg dhe qeveria duhet të rrisi rrogat?
Absolutisht i bindur që qeveria duhet të rrisw rrogat urgjentisht me një projetk 2-3 vjeçar. S’mund të rriten sot totalisht, por me projekt 3-4 vjeçar, të rritet paga minimale, investimet publike duhet të shtohen
 
Po rritje në këtë masë a mundet të shtojë inflacionin?
Mundësitë janë për rritjen e pagave, duke privatizuar buxhetin e shtetit, duke mos harxhuar para kot.Duke ndryshuar sistemin e taksave, dhe sigurisht duke rentabilizuar burimet tona.

Z.Blushi, cilat do të jenë prioritet tuaja për ekonominë? Pak a shumë deri tani qeveria ka thënë se janë bujqësia, turizmi, fasonët e call centre..
Kur më thoni që qeveria ka disa prioritete më ngatërron, pasi qeveria nuk ka asnjë prioritet të kuptueshëm. Në 5 muajt e fundit, qeveria nuk punon më. Nuk bën asnjë punë, por merret me referendumin. Ky është i vetmi investim me të cilin janë marrë. Të gjithë ministrat janë marrë me trukim  delegatësh dhe mbushje kutish. E vetmja punë duket si të fusin fenë në shkolla. Kjo nuk është punë. Prioritet jonë themelor, është prodhimi. Ne po prodhojmë çdo ditë 4 më pak. Raporti import eksport ka rënë ndjeshëm. Është njësoj si një shtëpi, nëse vetëm blen tek komshinjtë e vet, dhe i shet atyre gjithmonë e më pak, do vijë një ditë që s'do ketë më para për të marrë. Aty rritet borxhi dhe aty rritet defiçiti. Prandaj, ne marrim borxh. U zhyt Greqia dhe po zhytet edhe Shqipëria. Defiçiti tregtar rritet çdo ditë. Nëse shqiptarët harxhojnë kaq pak, 0.2% është inflacioni. Pse ka një gropë në dogana e tatime? Jo vetëm prej korrupsionit, paaftësisë etj, por edhe për shkak se shumë tregtarë sjellin shumë më pak mall sepse fuqia blerëse ka rënë. E vetmja rrugë për të rritur ekonominë janë dy, shpenzim dhe prodhim. Duhet ët nxisim prodhimin dhe të nxisim shpenzimin. Të nxisim prodhimet shqiptare dhe të mbajmë sa më shumë para në Shqipëri që të shpenzojmë më shumë. Tu japim mundësi shqiptarëve të shpenzojnë më shumë. Me deflacion 0.2%, dhe kemi parasysh se jemi në sezon pranvere...imagjinoni periudhën tetor dhe nëntor kur njeriu ka shpenzuar më shumë para, klima ndryshon, njerëzit ikin, turizëm shumë pak, do jetë më e ulur. Në këto kushte, një inflacion më i larë duhet nxitur, që realisht Banka e Shqipërisë po e nxit por politikat e saj janë të pamjaftueshme nesër nuk shoqërohen me politikat e qeverisë,  një inflacion 3-4% për ne do të ishte i shëndetshëm dhe jo i rrezikshëm. Sot, dikush ka kursimet e jetës në bankë, i ka futur me 2-3-4-5-6 para disa vitesh dhe këto ishin të mjaftueshme pasi dikush mund të paguante shkollën. E di sa është sot, 1.5%,  fitimi nga depozitat bankare. Të gjitha këto para, se ne kemi mbi 7-8 miliardë euro nëpër banka, janë pothuajse sa GDP jonë vjetore, mund të përdoren ndryshe. Por jo duke i kyçur në kasaforta. Themelore është rritja e shpenzimeve. Njerëzit marrin më shumë para nga depozitat. Të kenë mundësi të marrin para për të investuar në ekonomi, duke garantuar që prodhimi që ata marrin është i shitshëm.
 
Lidhur me referendumin, ju bëtë thirrje që të mos merrnin pjesë. Ndërsa pjesëmarrja ishte shumë e lartë dhe ishte 95%...
Të dyja këto janë të pavërteta. Pjesëmarrja nuk i kaluar 40%. E mas me disa arsye. Rezultati mbi këtë pjesëmarrje është shumë më i balancuar. Nuk mund ta them dot sepse nuk kam mundësi të verifikoj kutitë. Dhe çka e bën jo qesharak, por dramatik atë që ka ndodhur brenda PS. Një parti që grabit votat brenda shtëpisë së vet. Në Berat dje, u ngrit një djalë dhe tha se kur PS e qeveria iu bën ju këtë padrejtësi që jenin deputet po në që s'na njeh fare?! Një parti që haptazi grabit...Të shkel të drejtat...Mua më hoqën të drejtën e kandidimit këta që dalin nëpër TV. Këta kanë paturpësinë, deputetë e kryetarë bashkish të cilët votuan për të më hequr të drejtën e kandidimit në mënyrë personale. Kanë votuar si grup. Kush janë këta? Kujt i ka ndodhur kjo në 25 vjet? Të kthehemi te referendumi. Shqiptarët votojnë në vitin 2013-ë 53%. E dini sa është pjesëmarrja në zgjedhje? Në vitin 2015-ë është 49%. E si mund të mendoni, kur ka kuti votimi në çdo fshat, në këtë referendum ku nuk kam kuti votimi në çdo fshat, pjesëmarrja qenka dyfish më e lartë, 98%, nga zgjedhjet e fundit lokale?! E kam të faktuar nga socialistë të cilët ose kanë shkuar dhe kanë parë çfarë ka ndodhur, ose kanë qenë të përjashtuar nga listat dhe kam qindra mesazhe që provojnë se nëpër fshatra s'ka patur votim fare. Pati edhe një provë tjetër, emisioni investigativ "Stop" që shkoi me kamera dhe çfarë ndodhi aty? Fletët e votimit shkruheshin më dorë. Njerëz nga rruga kanë votuar, demokratë, lsi-stë, socialdemokratë. Kam kërkuar të hapen kutitë e votimit. Të më provojnë mua se çfarë ka aty brenda.
 
E kërkoni realisht hapjen e kutive?  
E kërkoj realisht. Këta deputetë që shkuan dhe bënë grevë urie në bulevard, duke i thënë Saliut hap kutitë, shumë mirë bënë sepse Saliu ishte në pozitën e këtyre sot, por këta që bënë grevë urie duke kërkuar ndershmëri elektorale dhe hapje kutish, sot kanë grabitur votat në partinë e tyre. Ata duhet të skuqen që kanë marrë pjesë në një grabitje dhe nëse duan të provojnë se nuk kanë marrë pjesë në një grabitje masive votash, atëherë të hapin kutitë. Dhe të gjitha akuzat që kam unë për ta, do rrëzohen dhe do kërkoj ndjesë publike...  
 
Mos keni trokitur jo në derën e duhur. E kërkuat në mbledhjen e grupit parlamentar dhe zoti Ruçi iu tha se këtë kërkesë çojeni te komisioni...
Është dorëzuar sot zyrtarisht. Kërkesa përmban nevojën për të parë materialet zgjedhore. Është njësoj si KQZ-ja. Kush i administron zgjedhjet në Shqipëri? Qeveria? Jo, KQZ. Ne kemi rënë dakord prej 25 vitesh që ka një palë që nuk është palë dhe është KQZ. Kush i shpall fituesit e zgjedhje? Ministri, qeveria? E bën KQZ-ja. Dhe nëse e bën dikush tjetër, nuk do ia njohim. Çfarë ndodhi me referendumin? Dhe kemi një KQZ, që është KZP. Ky komision akoma nuk ka rezultat nga 385 kuti. ka vetëm një rezultat, atë që tha ministri se pjesëmarrja ishte 83%, Po-ja ishte 95%. E ka thënë ministri. Ç'punë ka ministri? Sot nuk ka rezultat final dhe e konsideroj një grabitje të pandershme që ka patur vetëm një qëllim, eliminimin tim nga gara.
 
Servet Pëllumbi ka thënë se ju u vetëpërjashtuat...
Unë s'kam ardhur nga emigracioni. S'vij nga një vend tjetër dhe s'di çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Njerëzit për të cilët flas kanë 20 vjet që notojnë në pellgun tonë politik. Në PS kërkoj të ketë zgjedhje, të mos grabiten votat, të hapen kutitë për të parë sa vota ka një opsion dhe sa opsioni tjetër. E fundit që kërkoj, PS të mbajë premtimet elektorale dhe të ndërtojë një program ekonomik për të rritur mirëqenien. Kërkoj edhe të mos ketë kriminelë në parti, në parlament dhe të ketë drejtësi. A mund të përjashtohem dhe vetëpërjashtohem për këto shkaqe?! Nëse u vetëpërjashtokam, siç thotë ky zotëria, se ky dhe ca të tjerë kanë thënë ta heqim këtë filanin...por aty jam akoma unë dhe aty do të jem edhe për aq kohë sa e gjykoj unë të rëndësishme.
 
Më bëri përshtypje deklarata e 24 orëve më parë e mikut tuaj Klosi, që tha se ju ishit në një sallë me njerëz të PD dhe drejtonit një miting ku shahej qeveria...
Shumë miq të mi nuk më kanë habitur, por kanë marrë një pozicion që s'është mirë për ta dhe jo për mua. Se unë jetoj shumë mirë edhe pa miqësinë e tyre. Sot në PS, raporti me mua është kthyer në tender. Ka shumë njerëz që duan të fitojnë ose përfitojnë karrierë, interesa të tjera, marrin pozicione të padrejta kundër meje për të përfituar. E kam lejuar dhe le të fitojnë. Paaftësia s'ua jep, por padrejtësia ua jep. Përsa i takon atij që kam folur, unë nuk e marr si deklaratë serioze. Është një deklaratë e Bashkisë Durrës. Para 1 muaji bëri një miting kundër meje në Elbasan. Shpresoj të mos i vijë radha Tiranës.
 
Pas ca ditësh mblidhet Asambleja Kombëtare. Çfarë qëndrimi do të mbani? Do të kandidoni për poste drejtuese?
S'më thonë asgjë. Kam vetëm një qëllim, sesi të provoj që në PS grabitet vota, për çka jam i bindur. Kjo është beteja ime,. t'i kthej të drejtën e votës anëtarësisë së PS. Unë jam në krye prej 10 vitesh. Dhe një nga gjërat pse erdhëm këtu është se kryesia s'ka funksionuar. Socialistëve t'u tregohet e vërteta. Të hapet "kutisë së zezë" të referendumit, ku është fshehur e vërteta reale e PS. Janë shtuar votat "pro" dhe kanë votuar 60% e njerëzve që s'janë në PS. Është një trukim si ai i 26 majit 1996. Sali Berisha është shpikësi dhe ideatori i grabitjes së votave të pamerituara, ndryshimi është se Sali Berisha ua merrte kundërshtarëve, Rama shokëve të vet në parti. Ky është degradimi i rilindjes. Edi Rama ka 18 vjet në pushtet dhe s'ka çfarë i jep Shqipërisë. Do të mbahet mend si njeriu që nxori shkencën nga shkolla dhe po fut fenë atje.
 
Në Kongres na bëri përshtypje se si Rama dhe Ruçi, pas 10 vitesh "luftë të ftohtë" ndaj Nanos, e falenderuan e vlerësuan...
Është shumë e thjeshtë. Natyrisht nuk e thirrën se e respektojnë, sepse këtë respekt mund t'ia kishin dhënë më përpara, që ditën kur iku e në Kongrese të tjera të PS. Por, e thërritën edhe Nanon kundër meje. Dhe për dinjitetin e vet nuk u paraqit se s'mund të paraqitet në këtë betejë. Edi Rama, aq shumë u frikësua në këtë Kongres sa e thërriti Fatos Nanon në betejë kundër meje, apo kundër shumë njerëzve që mendonin ndryshe nga ai në atë Kongres. Tregon masën e frikës dhe jo të respektit të Edi Ramës ndaj paraardhësit të vet.
 
Nano në fakt nuk erdhi...Por a mund të vijë në betejë "pro" teje?
Unë nuk kam thirrur askënd pro meje apo kundër meje. Jam në një betejë për të nxjerrë të vërtetën në PS dhe do të rezistoj. E mbani mend Kongresin e vitit 2003? Çfarë ndodhi. Edi Rama 2 javë më parë mori teserën e PS dhe kërkoi të hynte në garë. Ishte në kundërshtim me statutin. U shkel statuti dhe hyri në garë. Fatos Nano ishte kryeministër dhe ishte vetëm një vit para zgjedhjeve. Nuk i tha këtu nuk ka zgjedhje. E futi në garë kur s'duhet të kishte hyrë në garë. Vetëm një njeri e mbështeti publikisht, vetëm unë. Nuk mbështeta një kandidat kundër kryeministrit, por të drejtën e garës dhe një mik në atë kohë. Në Kongresin e fundit, mua mu hoq e drejta e garës, Edi Ramës iu dha në 2003-shin. Në këtë kongres u votua hapur, ishin të gjithë vartësa, i kam me lista, doganierë, tatimorë...Ku po shkon demokracia e brendshme?
 
Lëvizja që nisët nga Berati, paralajmëron një parti të re...
E kam të pamundur ta them këtë gjë, sepse jam duke e testuar se çfarë duan socialistët. Takimet e mia janë konsultë dhe jo mitingje. Ajo që unë kuptoj, e para pakënaqësia ndaj PD dhe rilindjes si dy "enë bosh" e shumë të ngjashme, është shumë e madhe. Me statistikë sot, me sondazh, vetëm 3% e shqiptarëve besojnë tek partitë politike, pjesa tjetër nuk kanë besim. Kjo do të të thotë se sistemi jonë po kalbet, po gërryhet dhe po vjen koha për një përmbysje për fat të keq. Ka rrezik që ekonomia t'i marrë përpara të gjitha...Ajo që njerëzit thonë është që, ka ardhur koha që tregu politik në Shqipëri të ketë oferta të tjera. E thonë socialistë e demokratë të dëshpëruar.
 
Deri kur do të testoni?
Do ta testoj këtë gjë në të gjithë muajt që vijnë.
 
Keni komunikuar me z.Rama?
Jo, as kam marrë e as kam çuar mesazhe. Marrëdhënia prej gati 2 vitesh është vetëm publike. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!