Përmirësimi i shërbimit të transportit publik do të jetë një ndër prioritetet e kandidatit të pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi.
Kjo, sipas tij, arrihet përmes futjes së biletës unike elektronike brenda një viti, rikonceptimit, riintegrimit dhe shtimit të linjave të transportit urban, shtimit të stacioneve të reja dhe përmirësimit të atyre ekzistues, shprehet kandidati Bojaxhi.
Një tjetër mënyrë për përmirësimin e kushteve të transportit publik, tha ai, është dhe futja graduale e autobusëve hibridë dhe me bateri elektrike.
Të gjitha këto synojnë dyfishimin e volumeve të përdorimit të transportit publik, duke zgjeruar rrjetin në mënyrë që qytetarët të mos jenë më larg se 7 minuta nga stacioni më i afërt, thotë Bojaxhi. /atsh/