Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schütz e pranishme në konferencën për sigurisë në rajonin e Ballkanit kishte edhe një mesazh politik. Referuar situatës politike, ku opozita PD-LSI kanë dalë në rrugë në protesta dhe kanë deklaruar se nuk do të marrin në zgjedhje, Schütz u shpreh se partitë politike kanë përgjegjësi për të punuar në interes të vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre.
"Aktorët kërcënues në këtë rajon janë të nënvizuara në axhendën tonë, ekspertët dhe analistët do të flasin për këtë temë ditën e sotme. Shqipëria është kandidate për në BE, aspirante. KE do të prezantojë raportin për progresin e Shqipërisë dhe për të bërë publike reformat.
Parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për Shqipërinë për hapat e mëtejshëm. Jam e bindur se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjegjësinë që kanë partitë politike për të punuar në interesin e vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre.
Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE" deklaroi Susanne Schütz.
Jane ne hall te madh e qytetaret e kane kuptuar tashme se opozita dhe Likja qe i dirigjon bashke me Saliun kane humbur busullen e jane ne ankth e panik.
PërgjigjuPo ku degjojne Berishe Krimineli i Like Intriganti nga ai vesh Znj.Ambasadore,ata jane e keqja e madhe e ketij vendi qe gjeten shesh e ben pershesh me poshtersite e intrigat e tyre keto 30 vjet,pacin mallkimin e ketij populli.
Përgjigju