Bollino: Iluzionet e Bashës pas protestës së parë paqësore

Bollino: Iluzionet e Bashës pas protestës së parë paqësore

Sulmet me bomba molotov në protestën e 11 majit dhe balonat me mesazhet 'Ik' në 25 maj

Duke qenë se jemi mësuar me dhunën, e cila prej muajit shkurt shoqëron të gjitha protestat e opozitës, të shohësh për herë të parë te shtunën në mbrëmje një miting në shesh që u mbyll pa bomba molotov dhe pa dëme, të bën te bërtasësh: "Mrekulli!". Dhe madje ndokush e ka gjykuar si një fitore të Bashës. Po fitore kundër kujt? 

Qetësia me të cilën u zhvillua protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga Basha dhe Kryemadhi duket me tepër një zgjedhje taktike se sa një strategji e re. Me nxitimin e tij prej të moshuari, Sali Berisha u ngut që ta saktësonte menjëherë këtë. Pyetjes të një gazetareje se si e gjykonte qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar që e ka denoncuar me forcë çdo akt dhune, doktori iu përgjigj i kënaqur:'Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij''.

Me pak fjalë ndalimi i dhunës është kompromisi që Basha ka vendosur të bëjë me faktorin ndërkombëtar, i cili ka disa javë që bën thirrje në këtë drejtim. Tani është e qartë se pret diçka në këmbim. Por çfarë? Edhe pse ka theksuar (e bëri edhe dje) se kërkon një zgjidhje politike, Basha përsërit pa pushim se nuk ka dialog për sa kohë Edi Rama është kryeministër. Refuzimi i tij për të nisur një negocim pa kushte të propozuar nga dy deputetë gjermanë (jo nga Bundestagu), të cilët gjithashtu nuk e kishin përjashtuar mundësinë për ta shtyrë datën e 30 qershorit për zgjedhjet lokale, u shoqërua nga heqja dorë të paktën për një herë e dhunës në shesh. 

Të protestosh pa dhunë është një kthim në normalitet, jo një lëshim.  Por në humbjen totale të arsyes që e karakterizon prej muajsh opozitën, ka shumë mundësi që Basha të presë një ndërhyrje ndërkombëtare që ta shtyjë Ramën që të japë dorëheqjen.

Por çfarë do të ndodhë kur të zgjohet nga iluzioni dhe të vërë re se në realitet nuk ka ndryshuar asgjë?

Në fakt, nëse ndërkohë dy deputetë gjermane i dhanë Bashës mundësinë për të ridiskutuar datën e zgjedhjeve duke shfaqur shqetësime demokratike përballë votimeve ku të mos marrë pjesë e gjithë opozita, nuk duhet harruar se komuniteti ndërkombëtar (përfshi Gjermaninë) ka dalë njëzëri përkrah Ramës duke i konsideruar atë dhe qeverinë e tij plotësisht legjitimë. Të pretendosh qe të detyrosh një shumicë që të japë dorëheqjen vetëm sepse e kërkon pakica, në demokraci është horror. Dhe kjo në fakt ndodh vetëm në grushtet e shteteve. Tani që ka dëshmuar se është plotësisht në gjendje qe ta komandojë “zemërimin popullor" dhe se në të vërtetë dhuna është planifikuar gjithnjë nga organizatorët e protestave, Basha ama ka humbur të vetmen armë presioni që ka pasur deri tani për të shkundur indiferencën diplomatike. Në fakt, tani po të kthehet te bombat molotov do ta ketë shumë të vështirë ta bëjë pa marrë një përgjegjësi të rëndë personale.

Pasi dështoi në tentativën për t’i shndërruar mitingjet në revoltë popullore pasi as elektorati i PD-së nuk e ndjek kompakt në kthesën e tij ekstremiste, dhe pasi e ka kuptuar se komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta shohë betejën e tij si një betejë thjesht për pushtet, dilema e re që ka përballe Lulzim Basha është e qartë. 

Nëse nuk përdor dhunën diplomacia ndërkombëtare e injoron, por nëse përdor dhunën e izolon. Si i bëhet?

Mes molotovëve dhe balonave fluturuese, i takon atij të vendosë se cili lloj zjarri është më i mirë. 

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 28/05/2019 05:40

    Uau. Nuk kam pare analize me te papare se kjo. Inteligjenca italiane dhe gjermane, ajo angleze po se po, do ta kishin zili. Rrofte Partia dhe shoket e udheheqjes, rrofte Bollino.

    Përgjigju
  • Vons: 27/05/2019 16:47

    Nuk eshte Basha qe e kontrollon zemerimin e njerezve, por sjellja e te huajve. Kur ata perkrahin vetem qeverine, njerezit revoltohen. Kur ata jane te balancuar, dhe perkrahin edhe opoziten, njerezit qetesohen. Sigurisht Basha ka ndikimin e tij, por ai nuk eshte kryesori.

    Përgjigju
  • Ermira: 27/05/2019 16:36

    Uroj te beni dhe nje shkrim ku ti tregoni te djathtes shqiptare se nuk ka asnje lidhje me te djathten europiane. E djathta jone ka dale jashte shinave jo vetem te demokraxise por edhe te llogjikes

    Përgjigju
  • nostra damus: 27/05/2019 13:09

    Bashke me fundin e bashes ne zgjedhje do marrin pergjigjen e merituar te gjithe kriminelet politikane shqiptare qe vodhen dhe e plackiten shqiperine per vite me radhe qe populli i nje kush jane

    Përgjigju
  • Koli: 27/05/2019 12:14

    Shkrimet tuja kane perhere logjiken brenda. Qudi se si nuk lexoj argumentime te tilla ne median e Shqiperise

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 27/05/2019 11:20

    SHUME SAKTE Z.BOLINO.DUA TE SHTOJ SE AMVASADACE SHBA DEKLAROI PARA PROTESTES SE "..NESE PERDORET DHUNE NE PROTESTE DO TE KONSIDEROHET K R I M..! DHE KRIMINVE BEJNE CEÇ KRIMINELET.KJO E TULATI SALIUN I COLI NUK KISHTE FYTYRE TE DILTE BE TV CEÇ ASAJ FJALE QE CITONI JU. -POR ME BEN PERSHTYPJE FAKTI QE LULI CAKTOJ PROTESTEN E RADHES NE 31 MAJ MENJEHERE PASI KM RAMA DEKLAROI PARA TIJ HAPJEN E FUSHTATES NE 31 MAJ.DHE RAMA E SPOSTOI ATE PER 1 QERSHOR DUKE I LESHUAR TEREN PERSERI LUL-SALIUT.TE SHOFIM NESE LULI DO THERRASI MILITANTE EVENTURJER PO NE DT.1 QERSHOR PER TE REAKIZUAR LUFTEN CIVILE QE KERKON SALIU..!!! -LULI AKOMA NUK PO HEQ DORE NGA SALIZMI QE PO E PERDOR SI MISH PER TOP KUNDER FAKTORIT ND/KOMBETAR QE E KA NXJERR NE AKAND NJERUN ANTI KOMBETAR NE 29 VITE

    Përgjigju
  • bujari: 27/05/2019 09:39

    Bravo Bolino!

    Përgjigju
  • ROBERT: 26/05/2019 17:33

    I sakte dhe me arsyetim racional si gjithnje Bolino !

    Përgjigju
  • emigranti: 26/05/2019 17:22

    Nuk ka zgjidhje tjeter vecse te te kerkoj te regjistrohet per ne zgjedhjet lokale,por pjesemarja ne zgjedhje eshte fundi i tij si politikan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja