POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bollino: Kërkon një datë të re të zgjedhjeve, presidenti e kuptoi gafën që bëri

Ilir Meta

Pasi anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, sot presidenti Ilir Meta ka thirrur partitë politike për të negociuar një datë të re për zgjedhjet vendore. Një lëvizje tjeter e papritur, e cila dëshmon kaosin që ka krijuar dhe rrëmujën me të cilën po lëviz. Në motivimet e dekretit të tij, që nga shumë ekspertë u gjykua si antikushtetues, Meta kishte shpjeguar se data e re do të caktohej vetem pas një marrëveshjeje mes partive për të dalë nga kriza. Po çfarë kuptimi ka, atëhere, të flasësh për një datë të re sot, kur nuk ekziston ende asnjë marrëveshje për krizën? Vetëm dy ditë më parë, Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në asnjë datë, në rast se nuk jep më parë dorëheqjen kryeministri Edi Rama. Është krejtësisht e qartë pra që, edhe sikur Meta të caktonte një datë të re për votimin, situata nuk do të ndryshonte nga 30 qershor, pasi Edi Ramës as nuk i shkon ndërmend fare të dorëhiqet.

Po si shpjegohet atëhere lëvizja e Ilir Metës? Me sa duket presidenti e ka kuptuar gafën që bëri. Kushtetuta i atribuon atij faktikisht vetëm të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve, por jo atë që të heqë datën e caktuar tashmë. Në rast se, me dekretin e tij të ri të së hënës Meta do të kishte vendosur edhe një datë të re, ndoshta dekreti i tij do të ishte më i lehtë për t’u mbrojtur. Por inati dhe nxitimi me të cilët veproi, e kanë shtyrë të fshijë vetëm datën e vjetër, pa vendosur një të re dhe kjo e bën nul aktin e tij. Konsultimet e vonuara, të thirrura për sot, për rrjedhojë kanë si qëllim të vetëm që t’i vendosin një arrnë gafës së tij kushtetuese dhe ai të marrë vendim sa më shpejt për një datë të re për zgjedhjet administrative, e cila ka mundësi të ishte në shtator.

Por konsultimet e Metës janë të destinuara të dështojnë pikërisht sepse janë të vonuara: në fakt PD-ja nuk do të japë asnjë datë pa dhënë dorëheqjen Edi Rama. PS nuk do të japë asnjë datë duke konsideruar se data 30 qershor është akoma e vlefshme. Pra konsultimet do të deshtojnë dhe Presidenti ose do të pranojë se është zënë ngushtë në një cep, ose do të fiksojë një datë të re duke vepruar përsëri sipas kokës së tij, sërish në shkelje të Kushtetutës.

Një lëvizje, e cila i shton kaos kaosit dhe që demaskon në mënyrë përfundimtare arsyen e vërtetë që ka shtyrë Ilir Metën të çdekretojë datën e 30 qershorit: të godasë Edi Ramën, duke i anuluar datën e 30 qershorit të cilën kryeministri e ka mbrojtur vazhdimisht; t’i japë një dorë opozitës në përpjekje ta bëjë të hyjë sërish në lojë pas vendimit veteravasës për të mos marrë pjesë në zgjedhje duke i dhuruar 61 bashki socialistëve; t'i rijapë rol Presidentit që në këtë krizë ishte gjithnjë inekzistent dhe të ndihmojë LSI-në e tij e të gruas së tij që të dalë nga humnera e padukshmërisë, në të cilën tashme ka rënë.

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Orioni: 13/06/2019 14:56

    O Bollino kjo muk eshte gafe qe ka bere presidenti por eshte politike per bere rremuje qe te ruajne koken nga rreziku qe po ju vjen Prandaj ky i ka shpall lufte gjithe nderkombetareve dhe del aty duke bere shqiponjen kurse lulushi kendon himnin a thua se keta vdesin per vendin e tyre

    Përgjigju
  • denis: 13/06/2019 12:07

    Ligesine dhe hipokrizine e ke te shkruar ne balle Like,je nje sharlatane qe duhet te largohesh nga politika,je nje monster i njejte me Sali Kriminelin.

    Përgjigju
  • Erik: 13/06/2019 08:58

    Meta nuk eshte aq naiv sa mos ta dinte c'gafe beri, keshtu qe gjithcka eshte brenda planit te tij te thurrur shume muaj me heret se bashku me plakun e PD-se dhe me marionetat Luli e Mona. Por si i tha Rama ...jam 3 levizje para tyre.

    Përgjigju
  • CaBone: 13/06/2019 08:47

    Z. Bollino te sygjeroj me gjith shpirt te hedhesh ti kandidatur per president. Je me shum Shqiptar se sa shumica Shqiptarve qe njoh un. Respekte per shkrimin si gjithmon.

    Përgjigju
  • miti: 12/06/2019 20:37

    si qenkeni mbledhur te gjithe anetaret e ppsh duke komentuar. Ju ka ardh fundi. Te drejten e votes e ka gjithkush, jo vetem ju kelyshe

    Përgjigju
    • rehova: 13/06/2019 16:00

      Po ik voto o miti ne daten 30, kush te pengon apo nuk te jep leje lulushja...

  • HASAN SHKRELI,,,: 12/06/2019 20:24

    NO,,,,Signior Bollino,,,Meta,,non poso cambiare ,,,giorno 30 giugnio,,,io e miliaia persona, fuori da Albania,prenotato bileta di AERO,,,per VOTARE in Albania,,giorno 30 giugnio,,,e non deve cambiare mai-mai,,,piu,,,Lui deve lassare libero posto di PRESIDENTI,,,E PARLAMENTO,,, deve portare altro person altro PRESIDENT,,,

    Përgjigju
  • Papi: 12/06/2019 18:18

    Berisha ben gafa Rama ben gafa Meta jo Ne kete loje qe po ben mund te jete perfshire dhe rama, them dhe rama sepse sapo meta anulloi daten rama bllokoi fushaten Nese gaboj me thoni ku ka bere fushate sot ps?

    Përgjigju
  • Cubel Breca: 12/06/2019 17:54

    I sugjeroj legenit ta ndjek sont sondazhin por mundesisht vet Jo sekretaret e te shikoj marrezin qe ka gatuar.Na nxin faqen keto faqe zinj.

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 12/06/2019 17:50

    Nuk esht pun gafe Bolino!!!!! Ky tre goj qe esht sherbetor i shovinisteve dhe ushtari i sali qenit.Ky e para la konflikt interessi,se ne rruge eshte partia e familjes.Shkurt pun shqiperis se njeri i do te gjitha te tjerat ska rendesi.Tani ky LEGEN president ,dome mbuluar m*tin me sh*rr ,i themi nje llaf ne ketej nga vendi i shqiponjave.

    Përgjigju
  • Xoxo: 12/06/2019 17:44

    Super koment

    Përgjigju
  • Presidente: 12/06/2019 16:53

    Ilir meta ka qen dhë është pjes e protestave dhe fhunës së opozitës, e kur e pa se ku po përfundojn shpellarët stëher edhe ndaloi protesten edhe kinse bëri hapin për të shpëtuar opozitën... por kot e ka tani është vonë

    Përgjigju
  • Populli: 12/06/2019 16:52

    Doreheqja imediate do te ishte pak sot! Na felliqi institucionin e presidentit. Po nuk ka thene keq fishtailing. O fshatar o zemer gur te nderrosh shtateqind lekure qytetar nuk behesh kurre! President i dhjere

    Përgjigju
  • Djalli Like: 12/06/2019 16:47

    Like ke rene shume poshte,sa here e ke vene me Edi Ramen ke humbur,fillove ne zgjedhjet e 2017 si qen duke llapur,populli me shume e votoi Kryeministrin,te sygjeroj te besh nje sondazh ne popull e te shikosh sa shume te urrejne,ne sondazhe asnje nuk paguan e nuk i blen Edi Rama.

    Përgjigju
  • Albani: 12/06/2019 16:44

    Z. Bollino .. thank you !!

    Përgjigju
  • Mondi: 12/06/2019 15:49

    Z.bollino presidenti yne I menderosur ka Lindur " honorevole "dhe nuk I duhet te mesonte.ai di ta fitoje buken me axhend ne dore.ka vetem nje rruge per te shpetuar te iki nga syte kembet ndryshe do haje preshin

    Përgjigju
  • Antonio: 12/06/2019 15:14

    Analize e sakte. Komplimente.

    Përgjigju