Bollino: Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushtetin

Bollino: Lufta makabre e Lulzim Bashës me fotot e kufomave për të rimarrë pushtetin

Opozita deri tani ka thënë gjithëfarësoj gjërash mbi Covid-19. Fillimisht tha se nuk ekzsiton, pastaj tha se ekziston por është faji i Ramës, pastaj kërkoi gjëndje emergjence, pastaj thërriste se gjendja e emergjencës nuk duhej zgjatur, pastaj tha se maskat nuk duhen, pastaj se duhen, pastaj kritikoi lockdoën sepse privonte lirinë e popullit, pastaj kërkoi lockdoën, pastaj tha se Rama gënjente me të vdekurit dhe se shtonte numrin për të justifikuar gjëndjen e emergjencës dhe për të fituar fonde europiane, tani thotë se Rama në të vërtetë po ul numrin e të vdekurve.  

Në pritje të broçkullave të tjera, përpiqemi të arsyetojmë. 

I  vënë në vështirësi nga gënjeshtrat mbi të kaluarën e tij si “përgjegjës operativ” te Gjykata e Hagës dhe më pas si hetues i Unmiku-t (zanat që i ka lejuar që në pak se 5 vite të vërë një pasuri prej 1 milion euro, rrogë që e la më pas për të punuar në Shqipëri si ministër për më pak se 1000 euro në muaj), Lulzim Basha përpiqet t’u përgjigjet akuzave duke përdorur teknikën e vjetër të shpifjes, të mësuar gjatë viteve të shumta në shërbim të Sali Berishës. Kur nuk ka një të vërtetë të dobishme për ta përdorur në favorin e tij, Lulzim Basha e shpik. I akuzuar se gënjen mbi rolin në hetimet kundër UÇK-së, tani po përpiqet të akuzojë Ramën se gënjen me numrin e të vdekurve me Covid.  

Kur gazetarët i kërkuan që të tregonte provat që kishte në dispozicion, Basha u përgjigje se kishte në celularin e tij emrat e 900 qytetarëve të vdekur nga Covid, 400 prej të cilëve të fshehur nga Qeveria, por nuk i publikon “në respekt” të familjeve. Por nuk ngurron të publikojë në mediat e familjes Berisha fotot e gjashtë kufomave në morgun e Tiranës, tre prej të cilave të shtrira në dysheme për shkak sipas tij të një mungese  të hapsirës.  

Janë foto-horror të cilat nuk ofendojnë vetëm memorjen e kujt ndodhet aty dhe ndjeshmërinë e kujt i sheh, por edhe inteligjencën e kujt i ka shpërndarë. Çfarë dëshiron të tregojë Lulzim Basha në strategjinë e tij makabre të komunikimit? Që edhe Edi Rama gënjen për Covid ashtu si ai gënjen për UÇK-në? Para së gjithash ato foto nuk janë provë e asnjë gënjeshtre, pasi gjashtë trupat që janë fotografuar përputhen me shifrën e 15 të vdekurve në një ditë për shkak të Covid, shifër e shpërndarë nga qeveria, të cilëve iu shtohen edhe të vdekurit për shkaqe të tjera që vendosen në të njëjtin morg, patjeter te mbingarkuar. Por ato foto nuk tregojnë mbi të gjitha asgjë pasi asnjë, aq më pak qeveria, mohon ekzistencën e pandemisë. Përkundrazi, opozita në shumë raste në fjalimet e veta ka synuar të mohojë, ndërsa aleati kryesor i Bashës, këmbëngul të zhvillojë takime pa vënë as maskën, pasi mendon se Covid mposhtet me hudhër dhe raki.  

Tani Lulzim Basha e ka kuptuar me ne fund se pandemia ekziston dhe se njerëzit po vdesin dhe në Shqipëri, si në Maqedoni, Mal të Zi, Itali, Gjermani, Francë, Greqi, Shtete e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës. Por në asnjë prej këtyre vendeve opozita nuk ka guxuar të amplifikojë terrorin dhe ankthin që tmerron njerëzit, siç po bën Basha në këto orë. Sepse të hedhësh teorinë se të vdekurit janë shumë më shumë ka vetëm qëllim terrorist dhe destabilizues, identik me dinamikën e tij të djegies së mandateve në parlament apo sulmit të qeverisë me shishe molotovi. Por ne fakt strategjia e Bashës nuk ka vetëm një funksion destruktiv të brendshëm. Të përpiqesh të tregosh se Rama gënjen me shifrat e viktimave të Covid (sikur të deklarosh 15 të vdekur në ditë është ndryshe nga sa të deklarosh 30) synon të tregojë se qeveria nuk di të administrojë krizën shëndetësore dhe të shpresojë që Brukseli ta marrë parasysh në afatin e rëndësishëm të 11 dhjetorit që po afrohet, kur do të vendoset të hapen apo jo negociatat me Bashkimin Europian.  

Basha dhe Berisha me rrjetën e tyre të aleatëve që i ndjekin me në krye Ilir Metën kanë vetëm një obsesion: çkreditimin e Shqipërisë sa më shumë të munden me shpresën se më në fund mund të rimarrin kontrolli siç ishte shtatë vite më parë (shtatë vite që atyre por dhe ne na duken një shekull) dhe pak rëndësi ka për ta nëse duhet të shkatërrojnë imazhin, shkërmoqin besueshmërinë, dhe si tani, të përdhosin dhe të vdekurit. Ata i kanë deklaruar luftë Edi Ramës, por është vetëm një luftë pushteti e bazuar në urrejtje ku janë të gatshëm të përdorin çdo armë pa asnjë respekt as ndaj njerëzve, as ndaj të vertetës.  

xy/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALBEN: 22/11/2020 11:16

    Buongiorno Dott. Bellino, la prego di continuare nella sua opera d'informazione con la speranza che prima o poi la giustizia arriverà.

    Përgjigju
  • Arjon: 21/11/2020 22:25

    Pershendetje.Ato jane krejt te sajuara dhe atij turp ti vi dhe eshte e pabesueshme qe mendon qe ne kte menyre mund te vij ne pushtet

    Përgjigju
  • Cubi: 21/11/2020 17:55

    Ah mor bolino mir e ke po kan lindur kriminela. Cfar mund te presesh e shohesh nga keta lloj monstrash. E megjithate e genjen e shkreta mendje se nga tre ate me te gjatin do mari.

    Përgjigju
  • Shqip: 21/11/2020 17:47

    E verteta nuk eshte makrabre piktura flet me shume se fjalet ne je tojme ketu

    Përgjigju
  • O tej: 21/11/2020 17:25

    Basha Berisha Meta Monika & CO i rrujne t*pet Edit

    Përgjigju
  • Arku: 21/11/2020 15:06

    Bravo Bonino. I meriton duartrokitjet me ovacione nga populli shqiptar se na tregove se si behet gazetaria dhe qendrove i vertete në kete profesion pa u trembur nga perbaltjet e kercenimet e hienave në politike. Ti per mua je kaluar shqiptarit se shqipetar është ai që do Shqiperine dhe ju e keni treguar me vepra që e doni kete vend ashtu siç në fakt ky vend e meriton. Mos ndrysho kurre miku im. Të thashe mik se megjithese nuk njihemi më duket sikur njihemi prej kohesh. Uroj që ju dhe familja juaj të jeni mire dhe zoti jua shperblefte kete që ju po beni per vendin tim, më fal mik për vendin tone.

    Përgjigju
  • Fatmir: 21/11/2020 12:18

    Rezultati i sondazhit është dhe rezultati i zgjedhjeve të 25 pridhit 75 PS 19 PD 4.7 LSI

    Përgjigju
  • Stavri: 21/11/2020 10:25

    Karlo keta e kane shpresen te kufomat. Ja ndjenin eren qe kur nisi pandemia. Kaq te ulet jane sa mezi priten te behen tre ne dyshemene e morgut. I pame kufomat me kamione ne Itali dhe nuk pame kerma te luanin politikisht. Po Luli e Berisha nuk e dine se jane ata prej koheshe kufomat politike.

    Përgjigju
  • Sifi: 21/11/2020 09:48

    Kjo opozite nuk vjen ne pushtet sa te jete Saliu dhe Basha .Aresyeja eshte e thjeshte shkaktohne katastrofa sa jane ne pushtet .Sa per mirgun pamjet hane horrir dhe pergjeghesit te denohen si dhe personi qe fulmoi be morg per te shkaktuar panik.Me babale dhe drejtesine tuaj te korruptuar nuk vihet ne pushtet . Salianji nje qelbesire e keqe, per ate mashtrim duhet te ishte ne burg.Ku eshte dosja e tij ne apel per denimin 1 vit burg ?

    Përgjigju
  • Lona: 21/11/2020 09:02

    jane leshuar militantet e partive ne komente mbase i mer me vete kovidi.o njerz jo vetem morgu tiranes por cdo morg ne shqiperi ne te tilla kushte jaane dhe ne dite normale ca beni sikur habiteni.E vetmja gje qe nuk shkon eshte se nuk mbeshtillet i vdekuri me qese plastike sepse nuk tretet.qesja do 100 vjet te tretet .Edhe ne dite normale morgjet ne te tilla kushte jane anene e mbane spitaleve ne shqiperi.Nuk duhet te cuditemi se cdokush nga ne e di si jane spitalet ndaj ruhani veten o njerez pa politika iken e vjen te gjithe derrat nje surrat kane.Kush meret me politike dhe perkrah politikanet ne kohe kovidi me komente te tilla partike ne kete kohe eshte kriminel si vet politika jone e ndyre

    Përgjigju
  • Laura: 21/11/2020 08:51

    Sado qe te jen viktimat,jasht cdo ndikimi politik,eshte skandaloze te lihet te vdekurit si kafsh pertok ne ate gjendje.Heshtja e policise dhe prokurorise tregojn fytyren e vertet te shtetit qe nuk respekt as per te vdekurit.Pergjegjesi i kesaj skene makabre duhet te jen pas hekurave.

    Përgjigju
    • kafazin se zogu flturoj: 21/11/2020 21:11

      ne itali kufomat ngarkoheshin ne kamione dhe nuk foli njeri keq per shtetin..e keqja ne shqiperi eshte qe opozita eshte nje kufom qe nuk tretet kurre.e perjashton mundesin ti dhe shume debila ketu qe ate kufom ta ken lene ashtu vetem per nje foto???sa skenare babalesh kemi pare nga keta kufomat ketu ne shqiperi?mire qe jeni drit shkurter dhe tru shplar nga shume port...haleje por as nuk lexoni dhe ndonje shty te jashtem te degjoni se cbehet ne bote..ne kete pandemi me gjeni nje shtet qe po e menaxhon ashtu sic duhet apo mos te ket te pakenaqur??kufomat politike duan rremuje se ujku mjegull do por shume te trashe ketu jane akoma ne gjume

  • vani: 21/11/2020 07:36

    eshte shume e thjeshte jo per bashen por per cdo njeri. merret mesatarja e 10 viteve te fundit e te vdekurve ne shqiperi dhe krahasohet me vitin aktual dhe del mesatarisht sa kan vdek nga natyra dhe sa nga kovdi... gjithsesi ne thelb luli ksaj here ka te drejte. ne rastin tim gjyshja me vdiq nga kovidi por nuk e deklaruam se procedurat te lodhnin dhe ishin mjaft te rrepta ndaj heshtem.

    Përgjigju
  • Eneo: 21/11/2020 01:57

    Luli ësht për ta marrë pushtetin në Hollywood me imagjinatën qe ka dhe kapacitetët si fotograf, kineast, aktor etj... Emocione të garantuara...Ça do dali nesër nga ky njeri ? Edi Rama e krijoi Covid-19? Ndërkohe kush dëshiron kokoshka?

    Përgjigju
  • Tiku: 21/11/2020 01:55

    Vota në shërbim të kauzës ✅

    Përgjigju
  • meri: 20/11/2020 23:42

    Jan KRIMINEL.....,qe kerkojne te marin pushtetin me imazhin e keture fatkeqeve.Drejtesi ne emer te viktimave dhe familjareve te tyre.

    Përgjigju
  • Endri: 20/11/2020 22:59

    O popull sa do durojme keta hajduter akoma ne politike?! Eshte ofendim per inteligjencen tone te jete akoma me politike dhe jo pas hekurave nje i paskrupullt si ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju