Bollino: 'Venecia', ja dy nenet e Kushtetutës që ka shkelur Presidenti

Bollino: 'Venecia', ja dy nenet e Kushtetutës që ka shkelur Presidenti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përpiqet edhe një herë t’i vijë rrotull verdiktit të Komisionit të Venecias. Mbrëmë në darkë, duke folur në një intervistë televizive dhënë gazetares Eni Vasili, ai tha se vendimi, që pritej të merrej sot, për atë “ka zero rëndësi”. Ndërsa sot zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, vendosi t’i japë rëndësi, por duke u përpjekur që t’ia përmbysë konkluzionet. Në fakt, sipas Presidencës, verdikti i Komisionit është që Ilir Meta “ka bërë zero shkelje”. Deri tani kishte qarkulluar vetëm një draft i vendimit të Komisionit, ndërsa raporti përfundimtar do të publikohet javën e ardhshme. Megjithatë, Presidenti u nxitua sot që të përdorte tekstin e një komunikate për shtyp, të shpërndarë nga zyra e shtypit e Komisionit, gjoja sikur ai është raporti përfundimtar dhe duke pretenduar me ato 15 rreshta, të publikuara si sintezë, të përgënjeshtrojë 19 faqet, që përbëjnë draftin e qarkulluar më parë.

Në të vërtetë, komunikata, pikërisht si edhe drafti, përmbajnë të njejtin konkluzion: Presidenti nuk ka fuqinë kushtetuese për të shtyrë zgjedhjet, kështu që dekreti, me të cilin ai shtyu zgjedhjet e 30 qershorit, u nxorr duke tejkaluar kompetencat kushtetuese. Por, Komisioni ka shtuar se, sipas mendimit të tij, kjo shkelje e Kushtetutës nuk është aq e rëndë sa të justifikojë shkarkimin.

Por Ilir Meta këmbëngul të thotë se, sipas Komisionit të Venecias, “tejkalimi i kompetencës” nuk është shkelje e Kushtetutës. Në të vërtetë, Meta gabon. Pikërisht duke interpretuar konkluzionin e Komisionit të Venecias, në fakt, është e qartë se, duke dekretuar shtyrjen e zgjedhjeve, pa e patur këtë kompetencë, Presidenti ka shkelur Nenet 93 dhe 94 të Kushtetutës.

Neni 94 i Kushtetutës, në fakt, thotë se: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”. Ndërsa Neni 93 saktëson se “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete”.

Pra, Meta, duke shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, ka ushtruar kompetenca te tjera nga ato që i njihen shprehimisht me Kushtetutë, në shkelje të Nenit 94. Dhe, në çastin kur ka firmosur dekretin, ai ka nxjerrë një dekret, që nuk zbatonte kompetencën e tij, në shkelje të Nenit 93 të Kushtetutës. E qartë dhe e thjeshtë.

Kjo ndoshta nuk do të thotë që shkelja e këtyre neneve të Kushtetutës është një gjest aq i rëndë, sa të justifikojë shkarkimin (impeachment) e tij, siç pretendon Partia Socialiste, por sigurisht do të thotë se, sipas Komisionit të Venecias, zgjedhjet e 30 qershorit mbeten të vetmet që janë dekretuar në mënyrë të ligjshme.

Komisioni ka vendosur ta bëjë publik vendimin e tij zyrtar të hënën, më 14 tetor, një ditë pas zgjedhjeve fantazmë, të vetë-thirrura nga Ilir Meta dhe të pazhvilluara ndonjëherë. Por kjo ndoshta është vetëm një koincidencë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 11/10/2019 23:18

    Ne zgjedhje une e Mona... kam stervitur dhe llapen... ajo do heke „Näpen „

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve